• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

“Tek Edi Rama është rizgjuar makthi i reagimit qytetar për armët kimike”

21:51 : 26/09/2016
në OP-ED

NGA ASTRIT PATOZI
Nuk të duhet fare të njohësh apo lexosh praktikat më të përparuara bashkëkohore në botë për riciklimin e mbetjeve që të refuzosh sot Edi Ramën.
Nuk ka madje as nevojë ta kesh dëgjuar se c’ka thënë ai në 2011-ën, por sidomos pas dy vjetësh, kur u ngjit në kolltukun e lartë të kryeministrit, që të ndjesh se si të shpon hundët duhma e një politike, e cila duhet flakur në koshin e plehrave të kohës.

Nuk të duhet fare ta njohësh historinë e largët dhe të re të industrisë së përpunimit të mbetjeve në Shqipëri dhe as të kesh qenë patjetër aktivist i vëmendshëm i shoqërisë civile në temat e mbrojtjes së mjedisit, për të kuptuar se sa poshtë ka rënë kjo qeveri.

Mjafton të ndjekësh fushatën dëshpëruese të Edi Ramës në ditët që pasuan miratimin e ligjit aq shumë të debatuar në parlament dhe e ke të lehtë për të kuptuar se kjo qeveri po përpiqet me duar e me këmbë të fshehë një krim. Është rasti i parë në Shqipëri, por ndoshta edhe në botë, që një kryeministër humbet më shumë kohë dhe energji, jo përpara, por pasi e ka marrë një vendim.

Aq sa po të kesh qenë këto pesë ditë jashtë shtetit dhe të mos i kesh ndjekur zhvillimet në vend, duke parë fushatën e cuditshme të Edi Ramës, mund të mendosh me të drejtë se ligji ende nuk ka kaluar në parlament. Aq të shpeshta janë daljet e tij dhe aq i madh përqëndrimi.

Dhe pyetja është se cfarë e zgjoi kryeministrin nga arroganca e zakonshme, saqë po i lë të gjitha punët e po merret me sqarimin nga e para të ligjit për plehrat, ndonëse ai tanimë i përket të shkuarës? Si mund të kthehet mbrapsht nga rruga e vet një strateg i madh, që shikon vetëm nga e ardhmja, me devizën “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”?

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

A thua se i ka mbetur ndonjë merak i vogël se mos është keqkuptuar apo se nuk ka pasur kohë sa duhet për t’u shpjeguar publikisht. Ai vetë, por ndoshta edhe Eduard Shalësi, i cili të kujton “dashurinë në kohërat e kolerës”, pasi po pretendon të marrë një dekoratë, kur mbi qeverinë po qëllohet pa mëshirë dhe nga të gjitha anët me domate, vezë dhe me mbeturina të tjera.

Përgjigja është e thjeshtë, tek Edi Rama është rizgjuar makthi i reagimit qytetar për armët kimike dhe orteku që mund të shkaktojë tek një popull i revoltuar, hapja e një vrime të vogël në digën e zemërimit. Dhe për këtë nuk ka pritur domosdoshmërisht që ta shohë emrin e vet të shkruar me gërma të mëdha në disa kazanë plehrash, por e ka ndjerë shumë më thellë se aq, në të gjithë qenien e vet politike.

Ndaj edhe këto ditë po bëhemi dëshmitarë të një fushate unikale në Shqipëri dhe më gjerë, kur qeveria dhe kryeministri po përpiqen ta bindin popullin, jo përpara, por pasi e kanë marrë një vendim sensitiv kundër tij.

Eshtë njësoj si të vijosh premtimet elektorale, pasi kanë mbaruar zgjedhjet. Dhe e ke të sigurt që të zënë me gurë dhe me domate, po ta bësh. Kam frikë se kështu do të ndodhë edhe me Edi Ramën.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Tatimori, 20 mijë lekë ryshfet për të mos vënë gjobë 200 mijë lekëshe

TË GJITHA

“Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

12:24 : 09/05/2025

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025

PSD: SPAK kontrolloi vetëm banesën dhe biznesin e kryetarit të degës në Malësi të Madhe

12:09 : 09/05/2025

E zuri poshtë masivi i kromit, gjendet pas 7 ditësh trupi i pajetë i Ardit Beshirit

11:57 : 09/05/2025

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet i riu në Tiranë

11:53 : 09/05/2025

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë në Kapelën Sistine

11:51 : 09/05/2025

Hëna e plotë e majit, ja cilat shenja të zodiakut preken më shumë

11:45 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com