• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump: Vaksina COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit

08:20 : 15/05/2020
në BOTA

Presidenti Donald Trump po thotë se ka besim se një vaksinë për COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit, dhe vaksinimet masive të publikut do të pasojnë shpejt.

“Mendoj se shpërndarja do të bëhet pothuajse njëkohësisht sepse jemi përgatitur mirë,” shpjegoi presidenti Trump të enjten, duke shtuar se hollësi të mëtejshme do të publikohen të premten.

Parashikimi i presidentit bie ndesh me dëshminë e dëgjuar në Kongres pak para se Presidenti Trump të fliste në lëndinë e Shtëpisë së Bardhë.

Drejtori i larguar nga agjensia e vaksinave të qeverisë federale u tha ligjvënësve, “Ne nuk kemi një plan” për të prodhuar dhe shpërndarë në masë një vaksinë të koronavirusit. Shpresa për një vaksinë të tillë brenda 12-18 muajve supozon se “gjithçka po shkon në mënyrë të përsosur”, dëshmoi Dr. Rick Bright. “Ne kurrë nuk kemi parë që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte”.

Më shumë se 90 vaksina për koronavirusin e ri janë në zhvillim në të gjithë botën. Kompania gjermane CureVac tha të enjten se një nga vaksinat e saj kandidate me metodën ARN është provuar të mbrojë kafshët nga virusi në doza të ulta. Provat klinike pritet të fillojnë muajin e ardhshëm.

Lexo edhe:

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

Bright u hoq si drejtori i Autoritetit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Avansit Biomjekësor (BARDA), i cili është në varësi të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, një veprim që e shtyu imunologun të paraqiste një ankesë për bilbil.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ndoqi disa nga dëshmitë e së enjtes tç Dr. Bright dhe shtoi se “ai duket si një punonjës i zemëruar, i pakënaqur, i cili, sinqerisht, sipas disa njerëzve, nuk bëri një punë shumë të mirë.”

Bright i tha një nënkomisioni shëndetësor të Dhomës së Përfaqësuesve se zyrtarë të lartë, përfshirë ata në Shtëpinë e Bardhë, injoruan paralajmërimin e tij të hershëm për COVID-19, dhe se qeveria federale ishte e papërgatitur të përgjigjej ndaj një pandemie.

Administrata e tanishme fajëson për çdo mangësi tek planet dhe furnizimet e lëna nga administrata e mëparshme e Barack Obamës, i cili ia dorëzoi presidencën Trump në janar 2017.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha se kjo do të shpjegohet “një për një” në një konferencë për gazetarët të premten.

Përpara se të vizitonte një shpërndarës të furnizimeve mjekësore në Pensilvani, Presidenti iu rikthye promovimit të tij të mëparshëm të diskutueshëm të një ilaçi kundër malaries, të paprovuar për trajtimin e koronavirusit të ri.

“Ne kemi pasur një reagim të jashtëzakonshëm ndaj hidroksinës (klorokinës)”, pohoi Trump, i cili gjithashtu kritikoi zotin Bright për “sulmin e tij” ndaj ilaçit kur ishte duke drejtuar agjencinë për vaksinat.

Bright dhe të tjerë kanë paralajmëruar për nevojën e studimeve shkencore në lidhje me përdorimin e ilaçit për trajtimin e COVID-19 dhe paralajmëruan për rreziqet e tij, përfshirë mundësinë për të shkaktuar vdekje.

I pyetur nga një gazetar nëse Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk po i numëron si duhet vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara duke i zmadhuar ato, Trump u përgjigj, “Unë nuk e di se si po i numërojnë. Nuk e diskutova kurrë këtë me ta. Vdekja është vdekja. Ne nuk duam që njerëzit të vdesin në këtë vend. Dhe ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme”.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të vdekjeve dhe shumicën e rasteve të të prekurve me COVID-19 nga çdo vend tjetër.

Që nga e enjtja, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, 1.4 milion njerëz janë testuar pozitivë për virusin, dhe më shumë se 84,000 kanë vdekur. /VOA/

Etiketa: CovidTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025
BOLD BLOG

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

14:48 : 12/10/2025
BOTA

Mjekët: Trump është 79 vjeç, por ka një “moshë kardiake” si një 65-vjeçar

08:35 : 11/10/2025
BOTA

Administrata Trump nis shkarkimet masive, mbi 4 mijë punonjës humbin vendin e punës

08:14 : 11/10/2025
BOTA

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025
BOTA

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025
Para

VOA: Influenca ruse në Ballkan; synimet dhe metodat

TË GJITHA

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

11:40 : 13/10/2025

Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Presidentja e KE: Duhet të punoni me reformat

11:35 : 13/10/2025

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, furgoni me turistë përfundon në kanal, 4 të plagosur

11:25 : 13/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicën e Jugut, pretendon për ndërhyrje

11:19 : 13/10/2025

Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, përfaqësohet nga avokati Genc Gjokutaj

11:06 : 13/10/2025

Myftinia dhe Kisha Ortodokse në Shkodër akuza shtetit për ndërtimin e kullës “Rozafa Tower”: Grabitje flagrante

11:03 : 13/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ vendos datën e nisjes së fushatës zgjedhore

10:52 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com