• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Dvoranit/ KLGJ pyet EURALIUS: Sa bëjnë 9+6? Paaftësi apo “fshehje” pas ndërkombëtarëve

19:00 : 05/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas dy mbledhjeve dhe një komunikimi të ethshëm shkresor, nuk arriti të zgjidhë një problem të thjeshtë matematikor mbi mandatin e kryetarit në detyrë të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

KLGJ ka vendosur në mbledhjen e kësaj të Marte të pyesë konsorciumin privat, EURALIUS, nëse 9 (vite mandat) të Dvoranit plus 6 (vite në detyrë edhe pas mandatit) bëjnë sërish 9?

Pra, Këshilli i Lartë Gjyqësor, megjithëse e ka shumë të thjeshtë të kryejë llogaritë dhe të marrë vendim, ka zgjedhur t’i drejtohet misionit të finacuar nga Bashkimi Europian për të zgjidhur problemin e klasës së parë fillore.

Por, a janë aq të paaftë “ajka” e juristëve, të cilët janë emëruar në Këshillin e Lartë Gjyqësor apo ata po fshehin frikën e tyre ndaj qeverisë, nëpërmjet “rrobave” të ndërkombëtarëve?

Lexo edhe:

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

Duket qartë që trupa e KLGJ-së ka gjetur një rrugë të mesme, për të mos i dhënë të drejtë Presidentit të Republikës, i cili kërkon largimin e Dvoranit, por edhe për ta mbajtur mirë me qeverinë, e cila e ka mbështetur dhe vijon ta mbështesë fuqishëm kryetarin në detyrë të Gjykatës së Lartë.

Dhe, nën këtë dilemë, Këshilli i Lartë Gjyqësor krijoi një situatë groteske, por duke ngritur edhe pikëpyetje të forta mbi integritetin e kësaj trupe, e cila ka në dorë karrierën e gjyqtarëve të republikës.

Ardian Dvorani është emëruar si anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2005, për një mandat 9-vjeçar. Atij i ka përfunduar mandati kushtetues në vitin 2014, por, për shkak të disa “levave” politike, ai vijon të qëndrojë në detyrë.

Ardian Dvorani mban edhe detyrën e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga ky pozicion, ai është përfshirë në një kurs përplasjesh institucionale me Presidentin Ilir Meta.

Kreu i Shtetit, Meta, kërkoi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të vendoste mbi përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit në detyrë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili kishte në dorë vetëm t’i jepte përgjigje ekuacionit të thjeshtë sa bëjnë 9+6, vendosi ta ndërlikojë së tepërmi situatën.

Mbledhja plenare e KLGJ-së vendosi që të marrë opinionin e juristëve të EURALIUS-it, para se të marrë një vendim për karrierën e Dvoranit në sistemin e drejtësisë.

Tashmë, ekspertët e konsorciumit privat që përbën EURALIUS, pritet të ulen për të diskutuar të gjithë variantet e përgjigjes nëse 9+6 bëjnë 15, pra që Dvorani duhet të largohet apo 9+6 bëjnë sërish 9, duke mbajtur edhe për ca kohë në detyrë kreun e përkohshëm të Gjykatës së Lartë.

Nuk do të jetë aspak surprizë nëse EURALIUS do të vendosë që 9+6 bëjnë sërish 9. Ekspertët e këtij konsorciumi kanë dhënë prova që 84 është barazim me 69, kur Parlamenti zgjodhi në mënyrë antikushtetuese Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, në Dhjetor 2017.

Etiketa: dvoraniKLGJvendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

14:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

18:39 : 20/05/2026
AKTUALITET

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

13:19 : 11/05/2026
AKTUALITET

Apeli në kolaps/ KLGJ pranon situatën alarmante: Harta e gjyqësorit mund të rishikohet

09:04 : 28/04/2026
AKTUALITET

Berisha në SPAK: Prokurori i Përgjithshëm dhe KLGJ morën në mbrojtje Irena Gjokën

10:29 : 16/03/2026
AKTUALITET

Kushtetuesja zbardh vendimin që “rrëzoi” Ramën, por që i dha mundësinë e artë ta shpëtojë Ballukun nga arresti

13:26 : 03/03/2026
Para

"Stop diktaturës", AMT organizon më 7 maj protestën në Tiranë/ Ja apeli drejtuar shqiptarëve

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom