Nga Boldnews.al
Ministria e Energjisë dhe Industrisë me në krye Damian Gjiknuri, pritet të kontrollojë fushën e ndërtimeve në vend me anë të një projektligji të miratuar sëfundmi në kuvend. Bëhet fjalë për krijimin e një “Çertificate për Performancën e Energjisë” që do të jetë kusht kryesor për dhënien e lejeve të ndërtimit në të gjithë Shqipërinë.
Projektligji synon rritjen e perfomancës së energjisë elektrike duke vendosur si kritet të detyrueshëm tek ndërtimet e reja, por dhe ato të vjetra, kursimin energjisë përmes izolimit termik apo sistemeve të reja që kanë këtë qëllim.
Në pamje të parë ky projekligj duket pozitiv, por pas saj fshihet qëllimi i Ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri për të kapur edhe biznesin e ndërtimit. Përveç rryshfeteve që paguhet për marrjen e lejes, tashmë ndërtuesit duhet të paguajnë edhe për “Çertifikatën e Gjiknurit”.
Përpos kësaj, izolimi termik i ndërtesave është një proces që mund të mbikqyret nga njësitë vendore. Dhënia e kësaj kompetence Ministrisë së Energjisë, ngre dyshime për qëllimin e vërtetë të projektligjit, nëse do t’i shërbejë qytetarëve apo do të përdoret si “grep” për të peshkuar biznesmenët e ndërtimit.
Çfarë parashikon projektligji “Gjiknuri”?
Pas përfundimit të pallatit apo banesës, ndërtuesit kërkojnë lejen e ndërtimit në mënyrë që të vijojnë me procedurat e hipotekimit. Sipas këtij projekligji, ndërtuesi tashmë duhet të aplikojë me një një kërkesë zyrtare tek “Agjencia për Efiçencën e Energjisë” që kontrollohet nga Ministria e Energjisë së Damian Gjiknurit. Pas aplikimit, do të jetë “Audituesi energjitik” i cili pasi ka parë situatën në terren për izolimin e banesës, bën një raport-vlerësimi të cilën e dorëzon pranë agjencisë.
Kërkesat minimale të performancës së energjisë së ndërtesave, njësive të ndërtesave dhe elementeve të mbështjelljes së ndërtesave, që do t’i nënshtrohen një rinovimi të rëndësishëm, duhet të jenë të zbatueshme, vetëm nëse në dokumentet e projektit të zbatimit parashikohen rikonstruksioni, rinovimi ose/dhe ristrukturimi i më shumë se 25% të sipërfaqes së mbështjelljes së jashtme të ndërtesës që i nënshtrohet rinovimit.
Kërkesat duhet të përditësohen në intervale të rregullta kohe, të cilat nuk duhet të jenë më të gjata se 5 vjet dhe, nëse është e nevojshme, duhet të përditësohen në mënyrë që të reflektojnë progresin teknik në sektorin e ndërtimit Certifikimi i performancës së energjisë.
Çmime të kripura për rregullimin e fasadave
Edhe pse rregullimi i fasadave duhet të kryhen pa pagesë nga njësitë vendore, projektligji parashikon çmime të kripura për rregullimin e fasadave me qëllim kursimin e energjisë elektrike.
Sipas relacionit, projektligji i ka ndarë ke 3 kategori kostot për ndërhyrjet në fasadë të kursimin e energjisë elektrike:
a) Për ndërhyrje standarde, kostoja për metër katror është 45-50 €/m2 (6 200 – 7 000 lekë/m2) sipërfaqe e banueshme.
b) Për ndërhyrje të avancuara, kostoja për metër katror është 50-85 €/m2 (7 000 – 12 000 lekë/m2) sipërfaqe e banueshme.
c) Për ndërhyrje ambicioze, kostoja për metër katror është 85-120 €/m2 (12 000 – 17 000 lekë/m2) sipërfaqe e banueshme.