• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta imagjinare e Ramës

20:15 : 12/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

“Jemi në luftë me një armik të padukshëm”, do të deklaronte Edi Rama rreth 1 muaj më parë, duke iu referuar epidemisë së koronavirusit. Asnjëherë në deklaratat e tij nuk përmendi termat realë, epidemi apo pandemi, por herë e quan luftë dhe herë flamë. Fatkeqësisht në termat e tij ranë pothuajse të gjithë politikanët, në pozitë dhe opozitë, brenda dhe jashtë Parlamentit, duke i shërbyer ndoshta padashur tezës së Kryeministrit, si një vend në luftë.

Dhe si për të plotësuar tablonë e luftës, Rama nuk nguroi të nxjerrë në rrugë Forcat e Armatosura bashkë me autoblinda, që patrulllojnë edhe sot e kësaj dite, me një ndryshim, që kanë hequr armët që mbanin në ditët e para.

Nëse i referohemi fjalorit të gjuhës shqipe, fjala luftë ka këto kuptime:

  1. ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh a forcash kundërshtare; përleshje e armatosur, betejë, luftim; koha sa vazhdon kjo ndeshje dhe gjendja që krijohet ndërmjet palëve kundërshtare: luftë për liri e pavarësi; luftë civile (qytetare) luftë e armatosur ndërmjet forcave të klasave kundërshtare brenda një shteti; luftë e ftohtë, luftë pa armë, luftë me presione e me bllokada;
  2. edhe kuptim i figurshëm; përpjekje këmbëngulëse dhe e pandërprerë për t’ia arritur një qëllimi: lufta për emancipimin e gjithanshëm; lufta kundër dëmtuesve të bimëve (kundër korrupsionit, kundër pasojave të tërmetit); në luftë me…
  3. ballafaqim e ndeshje ndërmjet mendimesh, pikëpamjesh etj. që janë të papajtueshme: luftë e brendshme; lufta e së resë me të vjetrën.

Në deklarimet e tij, Rama nuk e ka përdorur në kuptimin figurativ, por e ka cilësuar një luftë të mirëfilltë, ka përcaktuar edhe armikun, që e quan të padukshëm dhe tinzar. Dhe në vijim të logjikës së tij, nuk nguronte të tregonte edhe arkivolet që transportoheshin me makina ushtrie në Itali, apo të parashikonte skenarët me mijëra të vdekur që mund të shkaktoheshin nga kjo luftë.

Lexo edhe:

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

Dhe në këtë të fundit pati edhe ndihmën e disa të ashtëquajturve shkencëtarë, që shfaqen edhe sot në ekrane televizivë dhe një ditë flasin për skenarin italian, pastaj hidhen te ai kinez, shkojnë në Korenë e Jugut dhe në fund pranojnë se s´mund të kuptojnë atë që po ndodh në Shqipëri.

Në fakt s´mund t´a kuptojnë, përsa kohë pranojnë logjikën e Edi Ramës se jemi në një luftë dhe me një armik të padukshëm dhe kanë zgjedhur të mos përdorin fjalët epidemi apo pandemi, sikundër e ka shpallur OBSH, dhe as të pohojnë se kjo “luftë” nuk fitohet me polici e ushtri, por me virologë, epidemiologë, infeksionistë dhe me testime, jo për statistikë, por të mbyllur në karantinë të prekurit.

Nëse pranojmë konceptin e Ramës se “jemi në luftë”, ata që fatkeqësisht infektohen, atëherë janë armiqtë që fshehin brenda tyre “armikun e padukshëm” ose bashkëpunëtorë të tij, që më pas “plagosen” ose “vriten” sikundër mund të shprehet Kryeministri.

Në fakt ata thjesht janë pacientë të prekur nga një virus, sikundër ka pasur me dhjetra të tjerë në vitet e mëparshme me viruse me emra të tjerë.

Por ky “armik i padukshëm” sikundër deklarohet Rama, nuk është edhe aq, përsa kohë mund të identifikohet përmes testeve, apo mund të mbrohesh thjesht me tre rregulla: një maskë në fytyrë, një palë doreza kur del në rrugë, apo shkon në një supermarket, dhe ruajtja e një distance mbi 1.5 metra.

Deri më sot Rama luajti lojën e luftës, madje duke përdorur edhe disa deklarime, përfshi këtu edhe ato të Presidentit amerikan Donald Trump, për luftën me armikun, ndërkohë që më parë e kishte quajtur thjesht virusi kinez.

Dhe ideja se jemi në luftë, duke shpallur masa ekstreme dhe krijuar më shumë një terror psikologjik dhe frikë, ishte strategjia jo vetëm për të mbrojtur në maksimumin e mundshëm sistemin shëndetësor, por edhe për të minimizuar çdo kosto që krijohej nga kjo situatë.

Madje shkoi deri atje sa të përcaktonte edhe menutë e ushqimeve për familjet shqiptare, kur deklaronte se “ne jemi në luftë dhe s´mund të konsumojmë si në kohë paqeje”.

Në fakt të gjithë tezën e Ramës për luftë e rrëzon Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

“Jo, kjo pandemi nuk është luftë. Kombet nuk luftojnë kundër kombeve dhe as ushtarët kundër ushtarëve. Përkundrazi, është një provë e njerëzimit tonë. Ajo sjell më të mirën dhe më të keqin tek njerëzit. Le t’i tregojmë njëri-tjetrit më të mirat tek ne. T’ia tregojmë Evropës. Gjermania nuk mund të dalë nga kjo krizë e fortë dhe e shëndetshme nëse fqinjët tanë nuk janë të fortë dhe të shëndetshëm“, tha ai në mesazhin drejtuar kombit gjerman.

Në asnjë rrjesht të mesazhit të Presidentit gjerman nuk gjen mbjellje frike dhe terrori psikologjik, dhe aq më tepër arkivolë që ngarkohen në makina ushtrie.

Dhe po të kihen parasysh shifrat, Gjermania po e përballon më mirë nga të gjitha vendet atë që Rama e quan luftë, dhe Presidenti gjerman e konsideron një provë të njerëzimit.

 

Etiketa: COVID 19liftaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
Para

Patën kontakt me pacientin e prekur nga Covid-19, karantinohen 10 mjekë dhe infermierë të Traumës

TË GJITHA

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025

Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano Ronaldos/ Arrestohet shqiptari në Itali

12:49 : 26/10/2025

Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë

12:34 : 26/10/2025

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com