Italia është vendi i dytë në botë pas Kinës që po kalon një moment të vështirë, pasi koronavirusi ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe të infektuar.
Ka pasur shumë solidarizim këto ditë në drejtim të Italisë mike. Edhe Shqipëria dha kontributin e saj modest.
Për gjendjen tragjike që po kalon shteti fqinj edhe sheshi “Skënderbej” në Tiranë u ngjyros me flamurin italian në shenjë solidariteti.
Një foto të tillë nga Tirana, e ka publikuar në rrjetin e tij social në Instagram, edhe nga legjenda e futbollit italian dhe të Juventusit, Alessandro Del Piero.
Me shenjën e lutjes, Del Piero ka falenderuar Tiranën për solidarizimin me Italinë.
Në total, koronavirusi në Itali iu ka marrë jetën 6077 personave dhe mijëra të tjerëve të prekur.