• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandemia/ Rritja e çmimeve, Qeveria “Rama” po e kap problemin nga bishti

15:29 : 15/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Qytetarët shqiptarë, sidomos në kryeqytet, po përballen me rritjen e çmimeve të disa produkteve të rëndësishme në këtë kohë “karantine”-frutat që përmbajnë vitamina C, si limonat e portokallet dhe mungesën apo rritjen e vlerës për dizinfektuesit farmaceutikë me bazë alkooli.

Në një vëzhgim të shpejtë të realizuar nga “Boldnews.al” në pikat e tregtimit me pakicë dhe në farmaci brenda grup-godinave, tregtarët dhe farmacistët ankohen se rritja e çmimeve dhe mungesa e disa medikamenteve bazë ka ardhur si pasojë e sjelljes së grosistëve.

Nga ana tjetër, përfaqësues të biznesit të madh nuk pranojnë që të ketë rritje çmimesh, sidomos në mallrat më jetikë në këto momente, duke nxitur në rritjen e konfuzionit për sa i përket situatës aktuale me çmimet.

Qeveria shqiptare, përtej masave ekstreme për qytetarët dhe lehtësirat për biznesin në përmbushje të përballimit të situatës, është treguar tërësisht e pafuqishme për t’i dhënë zgjidhje rritjes abuzive të çmimeve.

Lexo edhe:

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

Produktet e shportës në Europë/ Cilat qytete kanë çmimet më të larta?

Duke filluar nga mesdita e së Shtunës, autoritetet shtetërore njoftuan se janë ngritur grupe të përbashkëta pune ndërmjet zyrtarëve tatimorë, të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Policisë së Shtetit, për të identifikuar dhe penalizuar tregtarët që abuzojnë me çmimet gjatë situatës së pandemisë së korona-virusit.

Por, rezultatet kanë qenë tërësisht zhgënjyese, të paktën deri më tani. Paraditen e së Dielës, Policia shpërndau njoftimin për media, në të cilën informonte publikun se kishte evidentuar dy farmaci në Durrës, të cilët shërbenin mallin pa faturë dhe me çmime abuzive.

Ky rezultat është fare minimal, krahasuar me situatën e çmimeve që po ndihet së fundmi në dy qytetet e para të “karantinuara”, Tiranë dhe Durrës.

Autoritetet qeveritare, si në çdo fushatë anti-informalitet të ndërmarrë gjatë viteve të fundit, ka zgjedhur që të kryejë kontrollet tek biznesi i vogël dhe farmacitë e lagjeve.

Nën argumentin se njësitë e vogla tregatare janë në kontakt drejtëpërdrejtë me konsumatorin fundor, pra qytetarët, grupet e inspektimit, si përherë, kanë targetuar biznesin e vogël dhe atë familjar për të treguar forcën e tyre.

Por, duket se ka një realitet tjetër. “Boldnews.al” kreu një verifikim të thjeshtë në disa farmaci, në zonat periferike të Tiranës. Në asnjë prej tyre nuk gjendej dezinfektant alkooli.

Farmacistët deklaronin se nuk kishin pasur furnizim prej disa ditësh me këtë produkt, ndërkohë që sasia që kishin në sportelet e tyre ishte shitur menjëherë që kur u njoftua afrimi i epidemisë së korona-virusit.

Pra, këta farmacistë e zhvendosnin përgjegjësinë tek kompanitë e mëdha farmaceutike. Për këto të fundit, Qeveria Shqiptare mori një sërë masash, për t’i vendosur në funksion të qytetarëve.

Kështu, mjetet e transportit të tyre janë të lira që të udhëtojnë. Nga ana tjetër, qeveria mori masa që, për disa kohë, kompanitë shqiptare farmaceutike të mos eksportojnë jashtë, me qëllim që barnat dhe sidomos dezinfektantët e alkoolit të përdoren për nevojat e qytetarëve shqiptarë.

Të njëjtat lehtësia krijoi qeveria edhe për kompanitë që furnizojnë tregun me ushqime, duke u lejuar qarkullimin dhe importin e mallrave nga jashtë, me qëllim plotësimin e nevojave të qytetarëve.

Duket qartë që, mes lehtësirave të krijuara nga Qeveria dhe çmimeve në nivelin fundor, ka një handikap të madh.

Pikërisht, këtë situatë duket se qeveria është treguar e paaftë për ta menaxhuar siç duhet.

Forcat e saj inspektuese kanë nisur punën me kontrollin e farmacistëve apo bizneseve të vogla, e duke anashkaluar verifikimet se përse grosistët nuk kanë furnizuar farmacitë me dezinfektantët e nevojshëm apo se përse mallrat esencialë, si portokallet e limonët, kanë pësuar rritje “absurde”.

Etiketa: abuzimecmimeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
BOTA

Produktet e shportës në Europë/ Cilat qytete kanë çmimet më të larta?

21:35 : 01/08/2025
AKTUALITET

Shkrimet kundër Edi Ramës, si i ‘surprizon’ kryeministri gazetarët e huaj: Alo jam…

16:32 : 01/08/2025
AKTUALITET

‘Lufta’ kundër lavazheve, Rama: Hiqeni vetë ose do t’i kthejmë në park lojërash

16:22 : 01/08/2025
AKTUALITET

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025
AKTUALITET

Leli Kaja i “Eco-Elb” sfidon Ramën, zapton hapësirën publike në Elbasan

09:10 : 01/08/2025
Para

Noizy e përzuri nga "OTR", Enca e "ironizon" hapur pas kaq shumë kohësh

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com