• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Frika nga koronavirusi/ Shqiptarët reduktojnë fluturimet me Italinë, shitjet e biletave ranë 50%

09:15 : 09/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, NDRYSHE

Situata e rënduar në Itali për shkak të koronavirusit ka frikësuar shqiptarët të udhëtojnë drejt Italisë. Përfaqësues të kompanive ajrore pohuan për “Monitor” se fluturimet me Italinë janë ulur 50 për qind, krahasuar me periudhë normale te vitit.

Reduktim regjistruan edhe shitjet me rezervim të fluturimeve të ardhshme. Kompanitë shprehen se biletat me rezervim ranë me 50 për qind , tendencë kjo më e theksuar, sidomos për zonën e Lombardisë.

Për shkak të situatës së krijuar, të gjitha kompanitë ajrore raportohet se kanë reduktuar disa nga frekuencat e fluturimeve për periudhën mars deri në fund të muajit prill. Kthimi i fluturimeve në frekuencat e mëparshme do të rinisë pas stabilizimit të situatës me Italinë.

AlItalia psh ka reduktuar frekuencën e fluturimeve nga Tirana drejt Romës në dy në ditë për gjithë muajin mars, nga tre në ditë që ishin në periudhë normale, duke hequr fluturimin e mëngjesit. Edhe nga Roma në Tiranë janë dy fluturime në ditë (është hequr fluturimi i darkës).

Air Albania ditën e diel anuloi tre fluturime drejt Italisë dhe këto anulime vijuan dhe të hënën, duke cituar arsye operacionale.

Lexo edhe:

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Kompanitë ajrore, gjithashtu po përpiqen të marrin masa për rritjen e eficencës në monitorimin e kostove, që mos ketë ndikime fatale në përfitueshmërinë e aktivitetit ekonomik.

Pavarësisht se çmimet janë të ulëta, kompanitë ajrore pohojnë se po fluturojnë me gjysmë avioni, sidomos për vendet, si Milano, Verona dhe Roma.

Për shkak të situatës së rënduar në Itali, kompania e fluturimeve ajrore “AlItalia”, nxori në asistencë të përkohshme 4 mijë punonjës.

Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, me 50% të trafikut total të pasagjerëve për vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport. Pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.7 milionë në vitin 2019.

Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 334 mijë pasagjerë në 2019-n. Destinacioni i dytë është Milano, me 317 mijë pasagjerë, i treti është Bergamo, me 169 mijë pasagjerë.

Rëndohet situata me linjat ajrore në Itali, preket turizmi

Italia është shteti më i prekura nga udhëtimet ajrore për shkak të frikës nga koronavirus. Situata po ndikon te turizmi. Sipas raportimeve të mediave në Itali janë anuluar një numër i lartë rezervimesh që kishte pasur për festën e pashkëve në prill.

Në Itali për rastin e udhëtimeve shkollore, të pezulluara në të gjithë territorin kombëtar, sigurohet kthim i pagesave të paradhënies ose shitjeve. Sa i përket udhëtimit privat, legjislacioni ekzistues parashikon se nëse afatet për anulimin kanë skaduar, varet nga disponueshmëria e strukturës për të vlerësuar nëse do t’i ktheni ato apo jo, por sipas ligjit nuk ka asnjë dispozitë .

Në Itali, segmenti i turizmit vlen një total prej 146 miliardë eurosh: një shifër e barabartë me 12% të PBB-së, e krijuar nga një zinxhir prej 216 mijë njësish akomodimi dhe 12 mijë agjenci udhëtimesh. Përhapja e koronavirusit ka bërë që disa qeveri, nga Irlanda në Izrael, të përfshijnë Italinë midis vendeve “jo të rekomanduara” për vizita kënaqësie dhe “jo rekomanduar rreptësishtë” për udhëtime biznesi, shkruajnë mediat.

Australia dhe Izraeli kufizojnë fluturimet, masat në SHBA

Qeveria australiane ka vendosur kufizime të ashpra për fluturimet me Italinë. Kryeministri Scott Morrison saktësoi që udhëtarët nga Italia do të përballen me “masa të avancuara të shqyrtimit”, që do të thotë se më shumë pyetje do të bëhen pas check-in dhe se pas mbërritjes në Australi temperatura e tyre do të matet. Vendimi u mor në fund të takimit të sigurisë kombëtare të kabinetit federal, pas një raporti nga komiteti kryesor i mbrojtjes shëndetësore, i cili rekomandoi forcimin e masave parandaluese.

Izraeli gjithashtu njoftoi disa ditë më parë se ndalon hyrjen e qytetarëve italianë në vend, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Dhoma Federale e Shteteve të Bashkuara dhe Senati kanë arritur një marrëveshje për të ndarë 8.3 miliardë dollarë në masa emergjente për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Dhoma e ka aprovuar tashmë masën, ndërsa Senati prioritet të japë dritën jeshile./Monitor/

Etiketa: ItaliKoronavirusishqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025
BOTA

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

14:30 : 08/06/2025
AKTUALITET

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025
AKTUALITET

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025
AKTUALITET

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025
SPORT

Ndeshja me Serbinë, gazetarja denoncon skandalin: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit

22:17 : 05/06/2025
Para

Aktorja gjendet lakuriq në banjë, e vdekur, në shtëpinë e biznesmenit, ja çfarë deklaroi ai

TË GJITHA

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

14:31 : 08/06/2025

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

14:30 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com