Avokati Altin Goxhaj përmes një komenti të gjatë në rrjetet sociale shkruan se Regjimi i Rilindjes dhe Soros kanë bërë që proamerikanizmi në Shqipëri të bjerë në pikiatë. Goxhaj ka reaguar pas një postimi në Twitter të Ambasadores Yuri Kim, e cila reagoi pas manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
“Nëse para 10 vjetësh proamerikanizmi shqiptar ishte “guinness record” i matshëm nga sondazhe globale, që kur u instalua regjimi i Rilindjes Sorosiane rënia është drastike, pikiatë teposhtë! Nëse do të bëhej një sondazh aktual shifrat do të ishin të tmerrshme për atë ç’ka përfaqëson influenca dhe ndjenjat proamerikane ndër shqiptarë! Kjo është meritë e Soros dhe ushtrisë së jeniçerëve të tij nga njëra anë, por edhe kontributit të vetë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Por si çdo e keqe e gjitha kjo e ka një të mirë, sdms qëndrimet e Ambasadores të sapo emëruar amerikane kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë mirë për dekurajimin e ëndrrave në diell të shqiptarëve se Shpëtimi do u vijë nga Qielli, dmth nga Amerika njësoj si në vitet ’50 kur kundërshtarët e regjimit komunist prisnin zbarkimin e aleatëve anglo-amerikanë nga Qielli!”, shkruan Goxhaj.
Sipas tij, zhgënjimi i shqiptarëve nga qëndrimi pasiv por me raste edhe aktiv i Administratës Trump në favor të Regjimit Sorosian të Tiranës po bind shqiptarët se fati është në duart e tyre dhe kjo është baza më e mirë e lindjes së ideologjisë dhe Politikës së Sovranizmit Shqiptar dhe në fakt kjo ishte edhe thirrja e Trump në OKB për të gjithë popujt 😉
“Në fakt kjo thirrje u çensurua nga Ambasada Amerikane në Tiranë në faqet e veta në rrjetet sociale dhe veç Koalicioni Për Shqipërinë e publikoi të titruar duke kapur rekord shikimesh prej rreth 300 mijë shikimesh ç’ka tregon edhe ndjeshmërinë pozitive të shqiptarëve ndaj Trumpizmit dhe proAmerikanizmit të tyre të natyrshëm si etaloni i tyre mbi vlerat e demokracisë dhe lirisë që i munguan de jure shqiptarëve në 50 vjet dhe i munguan de facto në këto 30 vjet!
Qëndrimet e Ambasadores Yuri Kim në 4 javë kanë pasur efekt te shqiptarët më shumë se 30 vjet diplomaci për ta kuptuar se fati i tyre është në duart e tyre dhe jo të diplomatëve të huaj të cilët me të drejtë ndryshe nga pritshmëria e shqiptrëve përfaqësojnë ekzaktësisht dhe ekskluzivisht veç interesat e vendeve të tyre dhe kuti i matjes së reagimit të qeverive shqiptare matet veç me përgjigjen ndaj interesave gjeopolitike dhe stabilitetit rajonal!
Ndaj dhe shqiptarët po ndërgjegjësohen në 4 javë më shumë se në 4 vjet se rrëzimi i Ramës nuk do të vijë nga qielli, as nga SHBA apo BE por veç nga ata vetë! Në fakt pavarësisht se Ambasadorja nuk presupozonte këtë efekt me fotografitë e saja normale prezantuese me përfaqësuesit e Regjimit të Rilindjes soli një efekt të jashtëzakonshëm në krijimin e bazave të sovranizmit shqiptar si reaksion ndaj qëndrimeve të saj që u keqkuptuan si mbështetje politike për regjimin e Rilindjes nga opinioni publik edhe nga Shpresa E Fundit (e keqkuptuar) e shqiptarëve për të shpëtuar nga Regjimi Sorosian i Tiranës ishte sipas tyre Presidenti Amerikan”, vijon komentin e tij Goxhaj.
Avokati thekson se “nëse shqiptarët duan që të kenë SHBA në krah të tyre ata do të vlerësohen dhe merren në konsideratë veç atëhere kur të prodhojnë një klasë politike sovraniste që nuk është prodhim i modifikuar i Soros si kjo klasë politike që ka skaduar tashmë!”.
Postimi nga Altin Goxhaj
Mbi krijimin e kushteve për lindjen e Sovranizmit Shqiptar (pra mos dëgjo ç’duan ambasadorët por çfarë do populi yt) sipas standardeve të inkurajuar nga vetë Presidenti i SHBA Donald J. Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në 2019
FALEMINDERIT ZNJ. AMBASADORE QË BËRE NË VETËM 4 JAVË MË SHUMË PUNË SE SA NË 30 VJET GJITHË TË TJERËT 🙂
Nga Avokati Altin Goxhaj, një ndër përfaqësuesit e forcës së re sovraniste dhe patriotike Koalicioni Për Shqipërinë
Twitteri i Ambasadores 1 ditë më parë mbi përdorimin tradicional dhe i zakonshëm i flamurit amerikan nga shqiptarët sjell padyshim dekurajim të shqiptarëve për përdorimin e tij në vazhdim!
Por Dekurajimi i shqiptarëve për të përdorur flamurin amerikan sjell edhe dekurajimin e ndjenjave proamerikane të shqiptarëve sepse edhe përdorimi i tij vend e pa vend lidhet pikërisht me këto ndjenja që i dëshmuan për herë të parë në pritjen e Sekretarit të Shtetit James Bejker!
Ndaj reagoi fort komuniteti shqiptaro-amerikan ndaj “deklaratës së nxituar” të Ambasadores!!!
Një ndër ta Z. Frank Shkreli i cili ka qenë ish Drejtor i Zërit të Amerikës për EuroAzine (nga Polonia deri në Bashkimin Sovjetik, nga vendet Balltike deri në Shqipëri) në kohën e Administratës Regan dhe Bush i Parë, një ndër personalitetet më të shquara shqiptare në SHBA dhe ndikues i drejtpërdrejtë në favor të çështjes shqiptare në të gjitha administratat e SHBA në 4 dekada, sot i drejtoi një Letër të Hapur Ambasadores së re Amerikane në Tiranë se reagimi i saj ishte i nxituar dhe dekurajonte ndjenjat proamerikane të shqiptarëve! Përderisa Z, Shkreli ka rezauruar në mënyrë shteruese çdo argument nuk mund të zgjatemi në këtë arsyetim pasi ai tekst na përfaqëson 100%!
Në fakt prej 4 vjetësh ka një propagandë të fortë antiamerikane që nisi ditën që Donald Trump fitoi Zgjedhjet në SHBA por e gjitha kjo është pjesë e strategjisë së Networkut Soros në Shqipëri që ka dalë hapur në sponsorizimin e propagandës antiamerikane ku u përfshinë të gjithë metastazat e Soros në politikë, qeveri dhe opozitë, media dhe shoqërinë civile, rrjetet sociale dhe në çdo fushë që ka kontaminuar Soros në Shqipëri!
Kemi publikuar me dhjetëra raste dhe prova që sjellja dhe qëndrimet e Ambasadës Amerikane që kur fitoi Trump kanë inkurajuar fort lindjen dhe forcimin e fenomenit te ri pas ’90 të antiamerikanizmit! Kështu sikur të mos mjaftonte sponsorizimi i Fondacionit Soros dhe Rilindjes për të gjithë ata që bënin propagandë direkte apo indirekte kundër Trump dhe politikës së Administratës Trump, Ambasada Amerikane që nga 9 Nëntori 2016 u bë institucioni më i rëndësishëm në Tiranë për të sponsorizuar të gjithë ata gazetarë, aktivistë apo politikanë që sulmonin apo hidhnin helm ndaj Trump dhe kushdo që propagandonte ProTrumpizmin diskriminohej direkt apo heshtej përballë represionit total që i bëhej nga Regjimi Sorosian i Rilindjes në Tiranë!
Nëse para 10 vjetësh proamerikanizmi shqiptar ishte “guinness record” i matshëm nga sondazhe globale, që kur u instalua regjimi i Rilindjes Sorosiane rënia është drastike, pikiatë teposhtë! Nëse do të bëhej një sondazh aktual shifrat do të ishin të tmerrshme për atë ç’ka përfaqëson influenca dhe ndjenjat proamerikane ndër shqiptarë! Kjo është meritë e Soros dhe ushtrisë së jeniçerëve të tij nga njëra anë, por edhe kontributit të vetë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Por si çdo e keqe e gjitha kjo e ka një të mirë, sdms qëndrimet e Ambasadores të sapo emëruar amerikane kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë mirë për dekurajimin e ëndrrave në diell të shqiptarëve se Shpëtimi do u vijë nga Qielli, dmth nga Amerika njësoj si në vitet ’50 kur kundërshtarët e regjimit komunist prisnin zbarkimin e aleatëve anglo-amerikanë nga Qielli!
Zhgënjimi i shqiptarëve nga qëndrimi pasiv por me raste edhe aktiv i Administratës Trump në favor të Regjimit Sorosian të Tiranës po bind shqiptarët se fati është në duart e tyre dhe kjo është baza më e mirë e lindjes së ideologjisë dhe Politikës së Sovranizmit Shqiptar dhe në fakt kjo ishte edhe thirrja e Trump në OKB për të gjithë popujt 😉
Në fakt kjo thirrje u çensurua nga Ambasada Amerikane në Tiranë në faqet e veta në rrjetet sociale dhe veç Koalicioni Për Shqipërinë e publikoi të titruar duke kapur rekord shikimesh prej rreth 300 mijë shikimesh ç’ka tregon edhe ndjeshmërinë pozitive të shqiptarëve ndaj Trumpizmit dhe proAmerikanizmit të tyre të natyrshëm si etaloni i tyre mbi vlerat e demokracisë dhe lirisë që i munguan de jure shqiptarëve në 50 vjet dhe i munguan de facto në këto 30 vjet!
Qëndrimet e Ambasadores Yuri Kim në 4 javë kanë pasur efekt te shqiptarët më shumë se 30 vjet diplomaci për ta kuptuar se fati i tyre është në duart e tyre dhe jo të diplomatëve të huaj të cilët me të drejtë ndryshe nga pritshmëria e shqiptrëve përfaqësojnë ekzaktësisht dhe ekskluzivisht veç interesat e vendeve të tyre dhe kuti i matjes së reagimit të qeverive shqiptare matet veç me përgjigjen ndaj interesave gjeopolitike dhe stabilitetit rajonal!
Ndaj dhe shqiptarët po ndërgjegjësohen në 4 javë më shumë se në 4 vjet se rrëzimi i Ramës nuk do të vijë nga qielli, as nga SHBA apo BE por veç nga ata vetë! Në fakt pavarësisht se Ambasadorja nuk presupozonte këtë efekt me fotografitë e saja normale prezantuese me përfaqësuesit e Regjimit të Rilindjes soli një efekt të jashtëzakonshëm në krijimin e bazave të sovranizmit shqiptar si reaksion ndaj qëndrimeve të saj që u keqkuptuan si mbështetje politike për regjimin e Rilindjes nga opinioni publik edhe nga Shpresa E Fundit (e keqkuptuar) e shqiptarëve për të shpëtuar nga Regjimi Sorosian i Tiranës ishte sipas tyre Presidenti Amerikan.
Në fakt nëse shqiptarët duan që të kenë SHBA në krah të tyre ata do të vlerësohen dhe merren në konsideratë veç atëhere kur të prodhojnë një klasë politike sovraniste që nuk është prodhim i modifikuar i Soros si kjo klasë politike që ka skaduar tashmë!
Vetë Presidenti i SHBA Donald J. Trump ishte shumë i qartë në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në 2019 ku qartas apeloi që të gjitha vendet të përqafojnë sovranizmin dhe patriotizmin si e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesin e kombeve të tyre!
Ndaj dhe mund të themi se vetëm në një muaj detyrë të Ambasadores Amerikane në Tiranë Znj. Yuri Kim bindi shqiptarët se ata nuk duhet të presin nga Qielli Shpëtimin e tyre por nga vetja e tyre dhe i bindi se e vetmja rrugë shpëtimi është përqafimi i ideologjisë së patriotizmit dhe sovranizmit pra të shohin interesin e kombit të tyre dhe jo këshillat apo rekomandimet e të huajve të cilat janë vetëm diplomaci në favor të interesave të vendeve të tyre dhe jo Shqipërisë apo shqiptarëve!
Faleminderit Znj. Yuri Kim që bëre në vetëm 4 javë më shumë punë se sa në 30 vjet gjithë të tjerët 🙂
Forca jonë e re Politike që po themelojmë Koalicioni Për Shqipërinë si forca e parë sovraniste dhe konservatore antiestablishment dhe antisoros në Shqipëri, euroskeptike por edhe zyrtarisht proamerikane, tashmë ka kushte favorizuese në opinionin publik për të prezantuar Axhendën e saj për Shpëtimin e Shqipërisë nga Axhenda Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë! Ju i bindët më shumë se paraardhësit (e shumë e shumë më shumë se ne
vetë në kaq vjet) se fati i tyre është në duart e tyre dhe jo të presin në kafe që shpëtimi t’u vijë nga diplomatët e huaj si 80 vjet më parë kur prisnin nga qielli zbarkimin e aleatëve që t’i shpëtonin nga Regjimi Komunist AntiAmerikan i Enverit 😉
P.s. Në këtë tekst është shmangur referenca shpjeguese ndaj Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë sipas Memorandumit Serb të Vaso Çubrilloviç të vitit 1937 për shkak se është subjekt i një reagimi tjetër dhe përdorimi i këtij argumenti mund të ç’fokusonte objektivin e reagimit të sotshëm 😉
[Foto ilustruese nga EPA 20 Janar 2017: “Albanian supporters of Donald J. Trump celebrate his sworn as the 45th President of the United States in Tirana, Albania, 20 January 2017. Trump won the 08 November 2016 election to become the next US President. EPA/Armando Babani]