• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teatri Kombëtar, Veliaj zbythet nga projekti me kulla/ I kërkon Ramës fonde për godinën e re

15:11 : 26/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, KULTURE, POLITIKE

Bashkia e Tiranës ka bërë një hap pas lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Pas dy vitesh presione dhe përplasje për ndërtimin e një Teatri të ri, si pjesë e një projekti me kulla shumëkatëshe, dhe pas një marrëveshjeje të arritur me kompaninë “Fusha”, e cila merrte përsipër ndërtimin, ndërsa projekti ishte i arkitektit Bjarke Ingels, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka mbyllur procedurat për Teatrin e ri Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Bashkia shprehet se Teatri do të ndërtohet me fondet e shtetit dhe nuk do të ketë kulla.

Bashkia shprehet se është rrëzuar projekti i propozuar nga privati, pasi Teatri nuk do të ndërtohej shpejt.

“Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Lexo edhe:

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike.

Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Deri para pak javësh, Kryebashkiaku Erjon Veliaj paralajmëronte se Teatri Kombëtar do të kishte fatin e ndërtesave që janë shembur në Unazën e Re, apo në zona të tjera të Tiranës. Nuk dihet sepse Bashkia u tërhoq nga projekti i një teatri me kulla, edhe pse u përdorën të gjitha instrumentet për realizimin e tij.

Deklarata për mediat e Bashkisë Tiranë:

Në mbështetje të ligjit nr. 37/2018 dhe vendimit nr. 352, datë 04.04.2019 të Këshillit të Ministrave, pranë Bashkisë së Tiranës u ngrit komisioni për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’, në përbërje të të cilit ishte edhe përfaqësia e artistëve.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara, për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe paraqitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës urbane. Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave, komisioni i vlerësimit, në përputhje me parashikimet ligjore dhe nën ekspertizën konsulentit të përzgjedhur për të ndihmuar komisionin, nisi punën me negocimin e ofertës së palës private të interesuar.

Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private.

Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike.

Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë.

Etiketa: godinaTeatriVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

15:55 : 11/05/2025
AKTUALITET

Ironia e Bushatit: Ai që solli lajmin e Non Gratës në Tiranë, u harrua nga partia e vet në qeli

17:57 : 08/05/2025
AKTUALITET

SPAK i komunikon Ajola Xoxës një akuzë të re

12:47 : 05/05/2025
AKTUALITET

Berisha në Kurbin: Majlinda Carën do e dërgojmë tek Erion Veliaj

21:07 : 02/05/2025
AKTUALITET

“Të jap dorëheqjen se Veliaj është në Burg?”/ Rama: Kjo është arsyeja pse do fitojmë

09:10 : 29/04/2025
Para

Moti orët në vijim/ Reshje në të gjithë vendin, ja ku pritet borë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Gara është e pabarabartë”/ Zgjedhjet, Shehaj: Rotacioni politik është bërë i vështirë

21:54 : 19/05/2025

Ndaj Cagliarit luhet për titullin, mbi 350 mijë kërkesa për bileta nga tifozët e Napolit

21:53 : 19/05/2025

“Procesi në diasporë nuk ishte transparent”/ Lubonja: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme

21:45 : 19/05/2025

Ngjarja e rrallë në Durrës, i vdekuri “ngrihet” prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

21:42 : 19/05/2025

Shkullaku: Me votën e diasporës është bërë kasaphanë, janë firmosur nga e njëjta dorë

21:38 : 19/05/2025

Goli i Florent Hasanit nuk mjafton, Boluspor komplikon rrugën drejt Superligës turke

21:34 : 19/05/2025

Siguroi mandatin në Parlament, Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik

21:30 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com