• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy vendet vakante për SPAK/ Shtyhet me 1 muaj afati i aplikimit

18:45 : 24/02/2020
në AKTUALITET, VETTING
Foto nga mbledhja e KLP,  24 shkurt 2020

Foto nga mbledhja e KLP, 24 shkurt 2020

Shtyhet me 30 ditë afati për aplikimin për dy vendet vakante në Prokurorinë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Burime zyrtare nga KLP bënë me dije se në mbledhjen e sotme, “Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi për shtyrjen e afatit të aplikimit për plotësimin e 2 pozicioneve vakante si prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Më herët, nga KLP është konfirmuar se për 2 vendet vakante në SPAK, kanë shprehur interesi Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Sotir Kllapi.

Në mbledhjen e datës 28 Janar 2020, KLP shpalli thirrjen për aplikimin për plotësimin në mënyrë definitive të dy vendeve vakante në SPAK.

SPAK aktualisht funksionon me 8 prokurorë me mandat 9-vjeçar dhe dy prokurorë të komanduar, Vladimir Mara e Dritan Prençi. Paketa ligjore e Reformës në Drejtësi parashikonte që SPAK të kishte 15 prokurorë dhe numri minimal i nisjes së aktivitetit ishte 10.

Vendimet e KLP

Lexo edhe:

Kokaina nga Paraguaji në Hamburg, milionat groposen në Shqipëri/ Përgjimet e “lordëve të drogës” Çela-Çopja

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen plenare të radhës, duke vendosur komandimin e dy prokurrovëse si drejtues në akuzën e Gjirokastrës, dhe Apelit të Korçës.

Më konkretisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi Ollga Visi, të caktohet përkohësisht në funksionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë. Këshilli vendosi gjithashtu që Ollga Visi, të ushtrojë detyrën si Drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, përkohësisht nga data 24.02.2020 – 23.05.2020.

Këshilli vendosi me shumicë votash edhe miratimin për caktimin e përkohshëm të Julian Çafka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të Francesk Ganaj, si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ku e ka emërimin.

KLP vendosi po ashtu me shumicë votash, miratimin e raporteve për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit kalimtar, prokurorëve: Abaz Muça, Adriano Dyrmishi, Alketa Zifla, Bledar Maksuti, Enrik Haxhiraj, Marjeta Zaimi, Rozeta Qirjaqi.

Para Këshillit janë prezantuar opinionet për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u komanduar pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Midis 2 kandidaturave, Këshilli miratoi me 10 vota pro, opinionet për kandidimin e Mirela Kapo.

Me 10 vota pro, janë miratuar edhe prezantimet e opinioneve për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u komanduar në pozicionin Këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për një periudhë kohore 3-vjeçare: Ornela Rrumbullaku, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Arian Muçaj, Erion Pano dhe Vitjona Mata.

Me 10 vota pro janë miratuar projekt-vendimet për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kancelarët në detyrë në sistemin e prokurorisë dhe projekt vendimet për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë shprehur interesin për t’u komanduar si inspektor në ILD, si vijon: Elena Pelushi, Xhevahir Lita, Daniela Sulaj, Sonila Muhametaj Domi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi për shtyrjen e afatit të aplikimit për plotësimin e 2 (dy) pozicioneve vakante si prokurorë në  Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pikën 3 të vendimit shprehja “jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike”, zëvendësohet me shprehjen “jo më vonë se 40 (dyzetë) ditë kalendarike”.

Me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, Këshilli ka miratuar projekt vendimi për fillimin e procedurave të komandimit të një magjistrati prokuror pranë EUROJUST për një periudhë 30 mujore duke kaluar për miratim kriteret për aplikim për këtë pozicion.

Në përfundim të seancës plenare, është hedhur shorti për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për vlerësimin paraprak të kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, ku shorti ka përzgjedhur Besnik Canin dhe Tartar Bazajn.

Etiketa: klpspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kokaina nga Paraguaji në Hamburg, milionat groposen në Shqipëri/ Përgjimet e “lordëve të drogës” Çela-Çopja

21:49 : 16/09/2025
AKTUALITET

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

18:22 : 16/09/2025
AKTUALITET

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

17:20 : 16/09/2025
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
AKTUALITET

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Dumani drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

16:05 : 15/09/2025
Para

Zyrtare/ ISHP testoi 8 raste të dyshuara, nuk ka të infektuar me koronavirus në Shqipëri

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com