Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar aksionin OFL si një show të Edi Ramës, pasi sipas tij lufta e kryeministrit nuk mund të jetë serioze ndaj krimit.
Në një intervistë për News 24 Berisha tregoi se lidhjet e Edi Ramës me krimin janë shumë të forta, dhe këtë e treguan lirimi i Lul Berishës apo ulja e dënimit të Dritan Dajtit.
Pjesë nga intervista:
Edhe pse e dënonin Anti KÇK, kur dalin emrat opozita jep emrat e saj. . .
Kjo opozitë dje në pushtet ka patur rezultatet më madhore në luftën kundër krimit, dhe kjo opozitë në këndvështrimin tim, është e detyruar të mbështesë dhe duhet të mbështesë, çdo përpjekje për të luftuar krimin e organizuar me kusht siç thonë, ambasadat e BE-së dhe SHBA, konkordojnë në një pikë, një proçes brenda standardeve të proces ligjor. Dhe në mbështesim cdo proces që është brenda standardeve të proces ligjor. Edi Rama me KCK e ka nxjerrë plotësisht këtë fushatë jashtë procesit dhe standardeve ligjore, dhe pasojat do të jenë shumë të rënda për taksa paguesit shqiptarë. Pasojat do të jenë minimumi, qindra milion euro dëmshpërblim për aktet absurde dhe ligjore që po bën dhe do bëjë në një show TV, që ka veshur një grup njerëzish me syze, dhe mendon se me këtë do mashtrojë shqiptarët.
Po të bëj një pyetje unë, kush e liroi Lul Berishën? Lul Berishën e liroi vetë Edi Rama. Ne e kishim dënuar përjetë. Po pse Edi Rama? Sepse Vangjush Dako ishte dorëzani kryesor i tij dhe i dha një tender nga më të lakmuarit de facto i dha portin në Dorë. Po kush i hoqi dënimet Dritan Dajtit? Shqiptarët duhet ta dinë mirë se njeriu më i lidhur në Shqipëri me Edi Ramën, është Dritan Dajti. Kush ia hoqi 4 dënime me vdekje, ka vrarë 4 oficerë policie, 4 martirë, dhe e vutë re përmendi gjë Rama kur Dajtit i zbriti dënimi, përmendi gjë KÇK? Kur foli, atëherë kur komisionerja ia përplasi në fytyrë sepse u lirua Indrit Dokle. A e dini ju kush e liroi Indrit Doklen? Në aparencë dhe me akt kriminal e liroi gjykatësja Hoxha, por në të vërtetë në thelb, e liroi Edi Rama,po pse e liroi Edi Rama, sepse gjykatësja mori vërtetimin në të cilin mashtrohej e thuhej se Indrit Dokle ka kryer 25 vite dënim, ndërkohë kishte kryer gjithsej 14 vite burg. Dhe e fundit cili nga këta zyrtarë që firmosi aktin e falsifikimit të dënimit të Indrit Dokles, i hyri ferra në këmbë, askujt që të gjithë janë në detyrë, se u bënë me urdhër të ministres, e ministrja mori urdhër nga Edi Rama. Pra, këto janë vetëm një show. A duhet hetuar Fatmir Xhafa, vëllai i të cilit po vuan dënimin si trafikant ndërkombëtar. Ka pyetur kush për pasuritë e Fatmir Xhafës? Ka pyetur kush për sarajet e Surrelit, të cilat u ndërtuan kur Rama në ILDKP kishte të deklaruara 2900 euro të ardhura si kursime dhe 400 mijë lekë, dhe deklaronte se truallin e ka blerë me 2 $. Këtu afër, është pallati i znj. Rama, që deklaronte se janë para gjaku. Ne të respektojmë në cdo qindarkë, po na thuaj nga erdhën nuk ka asnjë faturë, doganore, asnjë faturë ndërtimore. asnjë faturë bankare, atëherë cfarë do hetojmë? Do mbledhim gjoba dhe do i them i psh, Presidenteve te TV ose këtë o ta konfiskuam TV, ose Presidentit të Ora News, do i shkojnë edhe portaleve Bold News, Syri apo Dosja. Pra, ky është KÇK, po të besosh se Edi Rama mund të luftojë krimin është një lloj si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë. Edi Rama është nëna e krimit, është koka e krimit, është kreu i Meduzës dhe nuk mund të luftojë kurrë krimin.