• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Senati liron presidentin Trump nga akuzat

22:40 : 05/02/2020
në BOTA, KRYESORE

Senati amerikan e liroi Presidentin Donald Trump nga dy akuzat e ngritura për shkarkimin e tij: shpërdorim pushteti dhe pengim i Kongresit. Senati i kontrolluar nga republikanët votoi 52 me 48 për ta liruar Presidentin nga akuza e parë se kishte bllokuar ndihmën ushtarake për Ukrainën në këmbim të asaj që demokratët thonë se ishin hetime të motivuara politikisht.

Votimi për akuzën e dytë, pengim i Kongresit, përfundoi me rezultatin 53 me 47. Përfundimisht presidenti u lirua nga të dyja akuzat. Një nga senatorët republikanë, Mitt Romney, votoi pro akuzave të ngritura ndaj Trump që synonin shkarkimin e tij. Ai ishte i vetmi që u nda nga republikanët duke votuar kundër.

Zoti Romney i cili e ka kritikuar edhe më parë zotin Trump për çështje të tjera, e quajti kërkesën që Presidenti i bëri autoriteteve në Ukrainë për të hetuar rivalin e tij politik Joe Biden “një gabim të rëndë” dhe tha se Trump ishte “fajtor për shpërdorim të rëndë të besimit publik”.

“Ajo që ai bëri nuk ishte “perfekte”, tha Romney në Senat, duke iu referuar mënyrës se si Presidenti Trump e ka përshkruar bisedën e tij telefonike me presidentin e Ukrainës. “Ajo ishte një sulm flagrant ndaj të drejtës sonë për të zgjedhur, sigurisë sonë kombëtare dhe vlerave tona themelore”, shtoi senatori republikan.

Deri përpara kësaj deklarate, asnjë prej 53 senatorëve republikanë nuk kishte dhënë ndonjë sinjal se do të votonte kundër Presidentit, për shkarkimin e të cilit nevojiten votat e dy të tretës së anëtarëve të Senatit me 100 vende. Po ashtu, asnjëri nga të 47 demokratët nuk votoi në një linjë me republikanët për ta liruar presidentin nga akuzat.

Lexo edhe:

Vrasja e Charlie Kirk/ Trump: Autori është arrestuar, shpresoj të dënohet me vdekje!

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

Gjatë fjalimit të tij vjetor mbi gjendjen e vendit që u mbajt të martën në mbrëmje Presidenti nuk e përmendi procesin për shkarkimin e tij. Por ai e ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme duke e cilësuar si “gjueti shtrigash”, e duke theksuar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Demokratët thanë se “administrata, zyrtarët kryesorë të saj dhe republikanët e Senatit po fshehin të vërtetën“. Sipas senatorit Chuck Schumer, “akuzat janë jashtëzakonisht të rënda.” “Ndërhyrja në zgjedhje, shantazhimi i një vendi të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet tona, këto cënojnë thelbin e demokracisë sonë“, tha ai.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell, i cili luajti rol kyç në zhvillimin e një procesi të shkurtuar gjykimi, duke mos lejuar thirrjen e dëshmitarëve, tha se akuzat ndaj presidentit Trump “nuk përbëjnë aspak një çështje që mund të çonte në largimin e parë nga detyra të një presidenti në historinë amerikane”./VOA/

Etiketa: akuzaSenatTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Vrasja e Charlie Kirk/ Trump: Autori është arrestuar, shpresoj të dënohet me vdekje!

14:59 : 12/09/2025
BOTA

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025
BOTA

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

23:00 : 10/09/2025
BOTA

Video/ Momenti kur Charlie Kirk, mbështetësi i Trump qëllohet me armë

21:20 : 10/09/2025
BOTA

Analiza: Houthi-t, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump

18:34 : 09/09/2025
BOTA

Trump jep dritën jeshile, Kushner zhvillon planin amerikan për Gazën pas luftës

22:10 : 08/09/2025
Para

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com