• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtarja Entela Shedula përballet nesër me Vetting/ Si i ka ndryshuar pasuria në 14 vjet

15:03 : 29/01/2020
në AKTUALITET, VETTING

Kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula do të përballet të enjten më 30 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Znj. Shedula përbëhet nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

Entela Shedula e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Ajo ka punuar për një kohë të gjatë si gjyqtare në Gjykatën e Kavajës dhe prej vitit 2011 mban pozicionin e kryetares së kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Entela Shedula nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, gjyqtarja Entela Shedula nuk deklaronte asnjë pasuri, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e saj familjare kap vlerën e 11.4 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 816 mijë lekësh.

Lexo edhe:

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

Në fund të vitit 2017, pasuria e subjektit përbëhet nga pasuri të patundshme me vlerë të deklaruar prej 8.4 milionë lekësh, likujditete bankare prej 1.4 milionë lekësh, automjet me vlerë 939 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 550 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.3 milionë lekë. Paga nga funksioni e Znj. Shedula zë 52% të të ardhurave të familjes, ndërsa paga e bashkëshortit rreth 22%. Kryetarja e gjykatës së Kavajës deklaron gjithashtu të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit në masën 23%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit nuk rezultoi me probleme për asnjërën nga deklaratat e Znj. Shedula.

Megjithatë, BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” deklarimet e saj për një shtëpi tre-katëshe të ndërtuar fillimisht pa leje.

Në vitin 2006, subjekti deklaron se ka kryer punime shtesë në objektin e zotëruar më parë në vlerën e 1.2 milionë lekëve. Për këtë investim, gjyqtarja ka deklaruar si burim një kredi bankare të marrë në vitin 2005.

Në vitin 2006, gjyqtarja Shedula deklaron se ka aplikuar për leje legalizimi për katin e tretë të shtëpisë së saj, e cila në atë kohë ishte e paregjistruar në ZRVPP.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017  /BIRN/

Etiketa: pasuriashedulavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

18:48 : 14/09/2025
BOTA

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025
BOTA

Trashëgimia e Giorgio Armanit, ja si do të ndahet pasuria e tij prej 13 miliardë eurosh

18:04 : 04/09/2025
AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
AKTUALITET

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

20:58 : 06/08/2025
Para

Rooney rikthehet të shënojë në Angli, këtë herë e bën në Championship

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste

18:00 : 03/10/2025

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, Europol dhe Eurojust: Mbi 50 vajza kolumbiane të shfrytëzuara!

17:43 : 03/10/2025

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

17:32 : 03/10/2025

Iran/ Teherani mund të humbë statusin e kryeqytetit të vendit, ja arsyeja

17:10 : 03/10/2025

Qeveria spanjolle propozon që aborti të bëhet e drejtë kushtetuese

17:06 : 03/10/2025

Federata serbe: Asnjë biletë në shitje për sfidën me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli

16:52 : 03/10/2025

Skandali seksual në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve Dhurim Çenko

16:41 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com