Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar këtë të premte, më 24 korrikut, në emisionin “Shije Shtëpie”, bëri parashikimin e javës së fundit të muajit korrik.
“Mërkuri ka filluar kursin e tij të drejtë. Shumë e rëndësishme për javën e fundit të korrikut është të themi se kjo është java më e rëndësishme e verës. Në datën 29 korrik kemi zhvillimin e një Hëne të plotë në shenjën e Ujorit, një Hënë të plotë shumë dinamike, transformuese, e cila do të nxjerrë në pah çështje politike e financiare në të gjithë botën.”
Kalogeri pohoi se Hëna e plotë do të jetë transformuese, por edhe çliruese, sepse mund të marrë fund një kapitull. Ajo sugjeron që të tregohet kujdes në marrëdhëniet e çdo lloji, por sidomos në marrëdhëniet personale.
“Kujdes me xhelozitë, mos i çoni gjërat në limit dhe tregoni kujdes me iniciativat financiare. Njohjet e reja që do të bëni do të jenë plot pasion, por pasioni ka vështirësi dhe, derisa të kthehet në një marrëdhënie të konsoliduar, do të kalojë peripeci.”
Sipas astrologes, të gjithë do të kemi situata që do të na nxjerrin nga zona e komfortit.
Dashi: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju. Jeni përballë disa pengesave dhe vështirësive, të cilat mund të kenë të bëjnë me punën tuaj, me karrierën tuaj, por edhe me marrëdhëniet tuaja personale. Hëna e plotë ju krijon shanse shumë të mira personale dhe erotike, por gjithashtu edhe në lidhje me pjesën tuaj krijuese apo me një investim. Jini të kujdesshëm në një marrëdhënie shoqërore, me një person të fuqishëm të rrjetit tuaj social. Mos insistoni për një mbështetje, sepse mund ta humbisni. Kujdes si përdorni fjalën dhe mos u bëni agresivë.
Demi: Jeni një nga shenjat më të ndikuara të Hënës së plotë dhe më të ndikuar jeni ju të 10-ditëshit të parë, ku do të keni ndryshime në akset kryesore të jetës suaj. Këto ndryshime do të vijnë në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Në anën familjare do të jeni në lulëzim, por do t’ju shqetësojnë çështje që kanë të bëjnë me pronën apo me shtëpinë. Jeni pak më të fokusuar në karrierën tuaj, sepse aty do të jenë ndryshimet më të mëdha.
Binjakët: Udhëtime premton kjo Hënë e plotë për ju, jo vetëm udhëtime reale, por edhe spirituale. Do të keni plane të reja në lidhje me të ardhmen, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e dytë të shenjës, që do të jenë në faza ndryshimi. Kujdes në çështje familjare që paraqiten, që të mos udhëhiqen në grindje si arsye e një problemi financiar. Do të keni shanse për njohje të reja, por kujdes edhe me marrëdhëniet ekzistuese sepse mund të ndryshojnë lehtësisht dhe pa e kuptuar.
Gaforrja: Hëna e plotë do t’ju ndikojë në sferën financiare dhe në atë që përbën për ju siguri. Në fakt, ju keni nevojë edhe për siguri të brendshme. Do të keni zhvillime në punë, një premtim do t’ju bëhet në lidhje me financat nga një person që do të hyjë fuqimisht në karrierën apo në jetën tuaj. Jini më të kujdesshëm me psikologjinë tuaj dhe me pjesën që ka të bëjë me dëshirat apo instinktet tuaja. Mërkuri do t’i vendosë kontaktet dhe marrëdhëniet tuaja në një bazë më të shëndoshë.
Luani: Keni një entuziazëm dhe një egoizëm më të theksuar këtë periudhë dhe shkëlqeni edhe më shumë se herët e tjera. Lini mënjanë kultin e individit dhe bashkojuni kolektivit në raport me marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale. Për ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës, fokusi vendoset te ndryshimet në marrëdhëniet tuaja të çdo lloji. Jeni në një fazë zhvillimesh të mëdha edhe në aspektin financiar. Jini më të kujdesshëm me rrjetin social për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.
Virgjëresha: Punoni fort, larg dritave, në kuptimin që duhet të punoni për një plan tuajin. Kjo periudhë do të krijojë mbështetje për ju, do të gjeni zgjidhje për probleme shëndetësore ose në lidhje me probleme ligjore. Me Hënën e plotë fokusohuni në punë, në përditshmërinë tuaj dhe gjeni kohën për çlodhje, sepse keni nevojë. Organizoni një mënyrë sa më të shëndetshme të jetës suaj. Jeni futur në një fazë ku duhet ta ndryshoni përditshmërinë.
Peshorja: Jeni në një periudhë dinamike dhe në një periudhë shumë të bukur dhe Hëna e plotë është e pozicionuar shumë pozitivisht ndaj jush. Kemi zhvillime në jetën tuaj emocionale, erotike dhe në jetën tuaj personale në lidhje me fëmijët. Jeni në një fazë ku do të gjeni një mbështetje të fuqishme nga një mik i juaji dhe do t’ju duhet të mbroni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Do të merrni vendime përfundimtare për akset kryesore të jetës suaj.
Akrepi: Do të ndikoheni shumë fuqimisht nga Hëna e plotë në çështje që kanë të bëjnë me familjen dhe karrierën tuaj, ku do të keni shanse dhe propozime të reja e dinamike për një fillim të ri që ndoshta ju doni ta bëni. Mund të bëni një ndryshim vendbanimi apo shteti. Mund t’ju preokupojë një problem familjar, nga i cili më pas do të çliroheni. Përfitoni nga shanset që keni në karrierën tuaj dhe jini sa më të përpiktë dhe të gjeni forcën të përballoni pengesat që mund të hasni në përditshmërinë tuaj.
Shigjetari: Një periudhë dinamike edhe për ju, me shanse për ta vendosur jetën tuaj në baza të reja, në jetën tuaj personale, një kurorë, një plan afatgjatë në lidhje me karrierën apo punën tuaj. Këto shanse do të keni mundësi edhe t’i përforconi dhe të mbeten në jetën tuaj për një periudhë të gjatë. Paralelisht, duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja dhe të tregoheni të duruar. Kini shumë arsye për të qenë të gëzuar dhe entuziastë.
Bricjapi: Me Hënën e plotë, por edhe me eklipset që do të ndodhin, çështja kryesore do të ketë të bëjë me sferën financiare, si të personale ashtu edhe në lidhje me të tjerët. Iniciativat që do të merrni këtë periudhë kërkojnë që të jeni të vëmendshëm. Iniciativat mund të kenë të bëjnë me sferën tuaj personale, por edhe me atë profesionale. Do të keni edhe mbështetjen e duhur për t’i realizuar ato.
Ujori: Jeni protagonistët edhe të periudhës, por edhe të kësaj Hëne të plotë, e cila zhvillohet te shenja juaj dhe që ju kërkon të fokusoheni te vetja juaj. Për ju që keni kaluar një vështirësi, është momenti të dilni nga kjo gjendje dhe është momenti të ripërtëriteni dhe ta kaloni jetën tuaj në një shkallë tjetër. Do të keni shanse unike në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Për disa nga ju, shansi mund të vijë me një ndryshim të statusit tuaj, gjë që do t’ju bëjë të kaloni në një fazë tjetër të jetës suaj. Kujdes me financat dhe marrëdhëniet personale!
Peshqit: Fokusohuni në përditshmërinë tuaj, do të kaloni bukur. Hëna e plotë ju fton të shkoni të pushoni, të qetësoheni dhe të kujdeseni për shëndetin, si edhe të merrni kohën të rishikoni edhe një herë gjërat. Mendoni mbi një gjë të re në përditshmërinë tuaj që mund t’ju sjellë të ardhura më të mira, por edhe t’jua zbukurojë atë. Kini kujdes me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e çdo lloji, sepse mund të keni një rrezik dhe trajtoni më me kujdes problemet familjare që mund të paraqiten.












