• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK rikthen në Veting bashkëshorten e Denar Bibës, pas tre muajsh “pezullim”

07:00 : 30/01/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ri-thirrur në seancë dëgjimore subjektin Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi shqyrtoi për rreth 3 muaj kërkesën e saj për përjashtimin e relatores Xhensila Pine.

Në seancën e parë dëgjimore, të zhvilluar në Tetor 2019, subjekti Elona Kana deklaroi se komisionerja Pine, e zgjedhur nga Partia Demokratike në opozitë, ka hartuar një raport negativ dhe të njëanshëm, me qëllim që të godasë politikisht bashkëshortin e saj, Denar Biba, nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i emëruar nga Partia Socialiste.

E, për këtë arsye, ajo kërkoi përjashtimin e saj nga trupa që po i kryente procesin e rivlerësimit.

Kërkesa e Kanës duket se është refuzuar nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Lexo edhe:

Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

Në faqen e institucioni të Vetingut, bashkë me njoftimin për thirrjen e seancës së dytë dëgjimore, të parashikuar për në mesditën e së Enjtes, rezulton që trupa gjykuese është e njëjtë, përfshirë edhe relatoren Xhensila Pine.

Pak javë më parë, në media u përhap informacioni se Elona Kana kishte dhënë dorëheqjen nga statusi i magjistratit, duke synuar kështu edhe ndërprerjen e procesit të Vetingut.

Gjithashtu, burime pranë bashkëshortit të saj, Denar Biba, i thanë “Boldneës.al” se ai është duke u investuar për t’i siguruar një pozicion në administratën e Kuvendit të Shqipërisë.

Por, këto informacione mediatike nuk u konfirmuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në një përgjigje zyrtare për “Boldnews.al”, KPK nuk pranoi të jepte një përgjigje të qartë nëse ishte ndërprerë apo jo procesi i rivlerësimit për bashkëshorten e Denar Bibës.

“Ju do të të informoheni përmes vendimit të arsyetuar me shkrim”, ishte përgjigja zyrtare e KPK-së, pasi “Boldnews.al” pyeti nëse subjekti Kana ka informuar apo jo për një dorëheqje të mundshme nga statusi i magjistratit.

Gjithashtu, KPK nuk dha një përgjigje të qartë nëse është pranuar apo jo kërkesa e subjektit Elona Kana për përjashtimin e komisioneres, Xhensila Pine.

“Kërkesat e subjekteve për përjashtimin e trupit gjykues apo për përjashtimin e një prej anëtarëve merren në shqyrtim nga Komisioni në zbatim të nenit 27 ligjit nr. 84/2016 si dhe të nenit 30 të Kodit të Procedurave Administrative. Vendimmarrja e Komisionit pasqyrohet në vendimin përfundimtar të trupit gjukues, i cili publikohet në faqen zyrtare të KPK-së”, ishte përgjigja drejtuar redaksisë së “Boldnews.al”.

Pas më shumë se 3 muajsh, KPK duket se ka vendosur për të mos pranuar kërkesën e Elona Kanës.

Kana është përfshirë në procesin e Vetingut, pasi, në kohën kur hyri në fuqi ligji, ajo ishte ndihmës-ligjore në Gjykatën e Lartë. Më tej, Kana ka fituar të drejtën për të vijuar Shkollën e Magjistraturës, nëpërmjet një testimi të zhvilluara nga ai institucion në Maj 2018.

Elona Kana u përball për herë të parë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tetor 2019. Pas kërkesës së saj proceduriale për përjashtimin e komisioneres Xhensila Pine, KPK vendosi pezullimin e procesit, të cilin po e “çliron” së fundmi.

Pretendimi i Elona Kanës për “njëanshmëri të komisioneres Pine” krijon përshtypjen se rezultatet e procesit të rivlerësimit janë në disfavor të saj.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë për dyshimet mbi pasuritë e çiftit të bashkëshortëve Denar Biba-Elona Kana. Në bazë të formularëve të pasurisë, të depozituar në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive, pjesa më e madhe e aseteve të familjes janë siguruar nga Denar Biba.

Praktikisht, Vetingu për Elona Kanës, në fakt është për Denar Bibën, të paktën sa i përket kriterit të pasurisë. Tashmë pritet të shpallen gjetjet e KPK-së, si edhe vendimi për procesin e Vetingut për subjektin e rivlerësimit, Elona Kana dhe bashkëshortin e saj, Denar Biba.

Etiketa: denar bibaELONA KANAkpkveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

15:32 : 11/11/2025
AKTUALITET

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

19:50 : 01/11/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
Para

Blogerja: Meshkujt shqiptar kërkojnë zgjatjen e organit gjenital (VIDEO)

TË GJITHA

“Një algoritëm nuk mund të qeverisë vendin”/ NYT: “Diella” e Ramës eksperiment i dështuar

20:46 : 11/11/2025

Darka e fundit! Dyshohet se u vra nga bashkëshorti dhe u hodh në liqen, si u zhduk Nadire Shpata

20:40 : 11/11/2025

Negocionte çmimet e drogës, kush është polici spanjoll që bashkëpunonte me mafien shqiptare

20:30 : 11/11/2025

Kush i spiunoi lëvizjet e Gilmando Danit? Dyshohet se informacionet rrodhën nga një agjenci udhëtimi

20:29 : 11/11/2025

“Grevë urie te Kuvendi”/ Propozimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së! Çfarë u diskutua

20:20 : 11/11/2025

Apeli lë në fuqi dënimin e ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri

20:09 : 11/11/2025

Arrestohen 5 zyrtarë për korrupsion me subvencionet IPARD në Maqedoninë e Veriut

19:58 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com