• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denar Biba i Konkurencës, “trimërohet” para deputetëve: Nuk dua t’i jap llogari asnjë institucioni (VIDEO)

12:06 : 11/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama, sa herë gjendet nën kritika për vendimmarrjet e tij, siç është edhe rasti më i fundit i protestave qeveritare, justifikohet me argumentin: “Kam marrë 83 vota dhe do të bëj siç dua!”

Në një formë thuajse të ngjashme, edhe një klonim i tij politik, Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurencës, mban thuajse të njëjtin qëndrim: “Nuk dua t’i jap llogari asnjë institucioni”.

Kjo deklaratë e Bibës nuk është meme, nga ato që po shohim rëndom këto ditët e fundit në sheshin kryesor të Tiranës. Kryekomisioneri i Konkurencës u tregua i prerë gjatë raportimit vjetor para Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, të hënën e kësaj jave (8 Qershor 2026).

Në diskutim ishte raporti i Autoritetet të Konkurencës, një institucion i krijuar me ligj, përballë Kontrollit të Lartë të Shtetit, një strukturë e ngritur drejtpërdrejtë nga Kushtetuta.

Lexo edhe:

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

“Erdhi KLSH tek ne dhe kërkoi çdo lloj informacioni konfidencial dhe sekret për të kontrolluar mbi vendimmarrjet tona”, nisi diskutimin Biba. Sipas tij, “në vlerësimin tonë, kjo përbën cënim të pastër të pavarësisë së institucionit. Nuk mund të thotë një institucion tjetër, kushdo që kjo vendimmarrja juaj është proporcionale ose jo”.

Duket qartë se Denar Biba e konsideron veten dhe institucionin që drejton tërësisht “mbi palët”, kur e thekson se “asnjë institucion tjetër nuk mund të na kontrollojë”, ku, natyrisht, përfshihet edhe Parlamenti.

Dhe këtë bindje të tij e përforcoi më tej: “Ne na ka dhënë ligji diskrecionin që të vlerësojmë në përgjegjësinë tonë personale, administrative, edhe penale po të doni, se si do të jetë vendimmarrja jonë. Dhe, nuk mundet asnjë institucion tjetër, i pavarur, në këtë rast KLSH-ja, por edhe vetë Kuvendi i Republikës, që të na thotë se kjo vendimmarrja juaj është kështu apo ashtu”.

Në vijim, Denar Biba doli në rolin e tij si një “zëvendës-Lider” politik. Duke iu drejtuar deputetëve, ai u shpreh: “Nëse na keni mandatuar, keni besuar tek ne, tek profesionalizmi ynë. Ne nuk kemi për t’ia dhënë KLSH-së, as sot, asnjëherë këto vendimet tona”.

Denar Biba është në krye të Autoritetit të Konkurencës që prej vitit 2021. Ai rimori mandatin në prill 2026, me votat e Partisë Socialiste.

Në krye të Autoritetit të Konkurencës, ai nuk ka shënuar thuajse asnjë arritje të rëndësishme për të përmirësuar situatën në tregun shqiptar dhe për të zbutur efektet e monopoleve në sektorë të ndryshëm.

 

Etiketa: denar bibaEdi Ramaqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

14:17 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

14:05 : 22/07/2026
AKTUALITET

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

12:57 : 22/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

11:07 : 22/07/2026
AKTUALITET

Albana Vokshi akuza Ramës: Përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit!

10:52 : 22/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”/ Shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

09:53 : 22/07/2026
Para

“Rama jepe dorëheqjen”/ Deputetet e PD-së këndojnë në Parlament ‘refrenin’ e protestuesve

TË GJITHA

Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së

14:36 : 22/07/2026

Ndizet merkato, Real Madrid hidhet në sulm për Rodrin

14:24 : 22/07/2026

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

14:17 : 22/07/2026

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

14:05 : 22/07/2026

PD refuzon Sokol Bizhgën, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

13:54 : 22/07/2026

Rubio takohet me Lavrov të enjten në Manila

13:46 : 22/07/2026

Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore shqiptare

13:30 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobet