• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Duma: Veliaj hoqi dy gazetarë nga puna pasi hodhën dritë mbi aferën e landfillit ku vdiq Arditi

12:49 : 20/08/2016
në POLITIKE

Sekretarja e Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma ka dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me largimin nga puna të gazetares Alida Tota pas shkrimit të saj për aferën e landfillit ku vdiq Arditi.

Duma ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj se ka ndërhyrë për të hequr nga puna dy gazetarë, Alida Tota, drejtoreshën e lajmeve të televizionin A1 News dhe kryeredaktorin Brahim Shima pasi tentuan të hedhin dritë mbi aferën e madhe të korrupsionit në Sharrë, ku mbeti i vdekur 17 vjecari Ardit Gjoklaj.

“Eshtë hera e parë që një zyrtar i lartë hakmerret në këtë mënyrë ndaj medias, jo vetëm duke mbyllur një investigim, duke bllokuar një lajm, por më keq, duke larguar nga puna drejtorin e lajmeve dhe kryeredaktorin. Dy gazetarët zbuluan se impianti i korrupsionit i Veliajt ishte i zhytur thellë në informalitet, ku nuk zbatohej asnjë rregull, asnjë normë sigurie, asnjë  ligj”, tha Duma në deklaratën e saj.

Më herët, ditën e djeshme, Boldnews.al kontaktoi me ish-drejtoreshën e lajmeve në A1 Neës dhe gazetarja me përvojë kryesisht në çështjet sociale dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave i bën një përmbledhje situatës së krijuar.

“Pardje dhe dje publikuam në A1 Neës dëshmi ekskluzive sesi shfrytëzoheshin fëmijët në Landfill-in e Sharrës, ku u masakrua djali 17 vjeç. Në dëshmitë e siguruara, përmendej kryebashkiaku Erion Veliaj që ka favorizuar kompaninë e riciklimit që merrte 15 mijë euro/muaj nga Bashkia për riciklimin e mbeturinave në Sharrë. Me pas A1 Neës publikoi disa sekuenca ku dëshmohej se natën vonë, parmbrëmë i kishin përzënë punëtorët nga landfilli me një urdhër mbyllje nga Bashkia e Tiranës, i nisa sms kryebashkiakut Erion Veliajt për të dhënë prononcim për këtë dëshmi, për të qenë të balancuar në qëndrime. I shkruajta që jam Alida Tota Drejtore e Lajmeve ne A1 Neës. Nuk kthehu përgjigje dhe gazetarët e A1 Neës shkuan po ashtu te Bashkia, e cila iu refuzoi përgjigjen. Pas stand up të gazetares në Bashki, Drejtori i televizionit, ish drejtori i ujësjellësit Neritan Gjojdeshi thërret redaktorin tim dhe i thotë pse sulmoni Veliajn. Ai i thotë duhet të flisni me Alidën se ajo është drejtoresha e lajmeve dhe ju ka informuar për deshminë e Sharrës. 1 orë më vonë Gjojdeshi kishte urdhëruar juristin e A1 Neës të hartonte shkresën e pushimit nga puna dhe më njoftoi vendimin për largimin.”- thuhet në reagimin e gazetares Alida Tota.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

karta

Ja deklarata e plotë Grida Dumës:

Partia Demokratike dënon me forcë ndërhyrjen brutale të Erion Veliajt në media, që solli largimin e dy drejtuesve të lajmeve në televizionin a1 neës.

Eshtë hera e parë që një zyrtar i lartë hakmerret në këtë mënyrë ndaj medias, jo vetëm duke mbyllur një investigim, duke bllokuar një lajm, por më keq, duke larguar nga puna drejtorin e lajmeve dhe kryeredaktorin.

Alida Tota dhe Brahim Shima u flakën nga puna, sepse tentuan të hedhin dritë mbi aferën e madhe të korrupsionit e klientelizimit në Sharrë, ku mbeti i vdekur 17 vjecari Ardit Gjoklaj.

Dy gazetarët zbuluan se impianti i korrupsionit i Veliajt ishte i zhytur thellë në informalitet, ku nuk zbatohej asnjë rregull, asnjë normë sigurie, asnjë  ligj.

Erion Veliaj jo vetëm nuk thotë vetë asnjë fjalë për humbjen e jetës së 17 vjecarit që punonte në atë biznes korruptiv e kriminal të ndërtuar prej tij në Sharrë, por hakmerret dhe bën shembull gazetarët që guxojnë të investigojnë.

Një sjellje e përsëritur, pasi me 11 gusht, Veliaj bëri të heshtë edhe një media të rëndësishme si Top-Channel, duke bllokuar pasqyrimin e denoncimit të PD-së, për këtë ngjarje.

Erion Veliaj del kështu hapur në mbrojtje të krimit e të korrupsionit në landfillin e tij.

Ashtu si dhe shefi i tij, Edi Rama, i cili vazhdon të mbajë në arrati kryetarin socialist të Peqinit, partneri i Veliajt në këtë aferë, duke mos ia dorëzuar drejtësisë, edhe pse është shpallur në kërkim prej 10 ditësh.

Shkarkimi i gazetarëve me urdhër të Erion Veliajt është një prej goditjeve më të rënda të lirisë së shtypit, tipar i qeverisjes së Edi Ramës e zhytur në krim e korrupsion, që e ka median e lirë armike.

Partia Demokratike i fton organizatat e medias të reagojnë për këtë rast, të mos pranojnë që një falsifikator i korruptuar si Erion Veliajt të bëhet drejtuesi i televizioneve dhe gazetave.

Ne shpresojmë se partnerët ndërkombëtarë dhe ambasadat e vendeve të BE dhe SHBA do të mbajnë shënimet e duhura e do të vëzhgojnë nga afër rastin.

Edi Rama, Erion Veliaj, aferat e tyre të llojllojshme, nga ndërtimet tek droga kanë nevojë për media të dobët e të nënshtruar.

Por interesi publik, vendi, e ardhmja europiane ka nevojë për media të fortë e të pavarur.

Media do të jetë më mirë pa Edi Ramën e ushtarët e tij.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, ja pushimet e para me vajzën Amelinë (FOTO)

TË GJITHA

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com