Prokuroria e Durrësit ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 9 personat e ndaluar me urdhër të saj, në vijim të hetimeve për shkatërrimin e disa ndërtesave pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.
“Boldnews.al” ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë, në bazë të të cilës kërkon nga gjykata që të vendosë në qeli të ndaluarit, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, nga “vrasja në rrethana cilësuese” e deri tek “shpërdorim detyre” e “ndërtim të paligjshëm”.
Në materialin e siguruar nga “BN”, paraqiten gjetjet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, si edhe dyshimet për secilin nga personat e ndaluar mëngjesin e së Shtunës.
Hotel “Miramare”
Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne ish objektin Hotel Miramare, lagjia nr.13,Durrës.
Në bazë të dhënave të hetimit, ka rezultuar se nga ana e personave që kryejnë funksione publike, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin për Legalizimet, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.
Gjithashtu, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e subjekteve private, në cilësinë e ndërtuesit informal, është kryer ndërtimin e një objekti 5-kate në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretisht objektin e emërtuar Hotel “Mira Mare”, ku për shkak dëmtimit në strukturën e objektit, ka sjell shembjen e tij dhe për pasojë vdekjen e shtetasit Sotiraq Vangjel Misha dhe Evjola Bajram Broshka të cilët gjendeshin në këtë objekt.
Midis personave qe kane përgjegjësi penale lidhur me veprimet dhe mos veprimet e kryera gjate kryerjes se ndërtimit te lokalit “Barons” dhe legalizimit te ndërtimit te tij,(veç personave te tjerë) rezulton se janë shtetasit:
1-Shtetasi Rruzhdi Xheka ne cilësinë e aplikuesit për leje legalizimi dhe ne cilësinë e pronarit te objektit rezulton se ka kryer ndërtimin e nje objekti pa respektuar rregullat dhe normat ligjore ne fushën e ndërtimit per sa i përket studimit, projektimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit te objektit informal. Nga ana e ndërtuesit nuk është kryer asnjë lloj studimi gjeologjiko-sizmiologjik, nuk është kryer asnjë lloj projekti i konstruksionit dhe objektit 5 ketesh, nuk është mbajtur asnje libër masash mbi punimet e kryera dhe cilësinë e materialeve te ndërtimit të përdorur, nuk ka te dhëna qe zbatimi i punimeve te jete kryer nga subjekt i licencuar si dhe nuk ka kryer asnjë lloj akti kolaudimi apo ekspertimi teknik lidhur me qëndrueshmërinë.
Edhe akti teknik i nevojshme per legalizimin e objekti qe lidhet me strukturën dhe qëndrueshmërinë eshte nje akt ekspertimi i cili gjendet ne fotokopje dhe i dyshuar tërësisht i falsifikuar pasi megjithëse legalizimi eshte kryer ne vitin 2018, personi qe pretendohet se ka hartuar aktin ka ndërruar jete me shume se pese vite para legalizimit te objektit!
Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Rruxhdi Xheka lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit ka kryer veprime me dashjen e tij ate te ndërtimit, krijimit dhe fitimit te nje pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte nje objekt me 5 kate per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës perderi sa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.
Për këto arsye me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi Rruzhdi Xheka dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.
2- Arben Isaku ne cilesin e Drejtorit te Aluizni-t Durres, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.
Nga ana e tij janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në lidhje me administrimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe kualifikimi i objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13,Plazh Durrës ne kushtet kur ligji e përjashton nga legalizimi,pasi objekti nuk plotësonte kushtet per legalizim, sepse nuk kishte nje akt ekspertimi teknik te rregullt per qëndrueshmërinë si njeri nga kushtet kryesore te dokumentacionit teknoko-ligjor te legalizimit te objekteve mbi 5 kate, etj, duke konsumuar kështu elementet e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Pallati 6-katësh
Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne pallatin nr.1032 rr. “Bashkimi” Durrës.
Në lagjen nr.6 është shembur nje pallat 6 katesh i cili mbante numrin 1032 ne Rrugen “Bashkimi” Durrës, ku kanë humbur jetë shtetaset Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana. Nga dëshmitë e para të personave që kane dijeni për veprën penale, nga administrimi i dokumenteve prove materiale, nga këqyrja e vendit te ngjarjes, nga këqyrja e pamjeve filmike te transmetuara nga mediat vizive rezulton se pallati me nr 1032 ka qene pallat 6 katesh i cili është shembur në dy katet e pare dhe vazhdonte te qëndronte si bllok nga kati i trete (rrafsh me sipërfaqen e tokës) dhe lart, si dhe ky pallat ka komplet pjesën e shkallës të shembura.
Nga deklarimet e pare rezulton se na katin e pare ka qene nje lokal i ndërtuar vitet e fundit dhe qe quhet Baron’s bar me pronar shtetasi Artur Terziu.
Duke analizuar dokumentacionin, faktet dhe provat e administruar rezulton se:
Objekti, pallati 1032, eshte rrezuar si pasoje e punimet ne katin e pare, pasi dhe vete shtetasi Artur Terziu pranon te ketë hequr mure kryesore mbajtëse dhe duke i zëvendësuar ato me vetrata xhami. Ai ka marre leje per rregullimin e shtëpisë dhe njëkohësisht e ka kthyer ambientin e apartamentit ne njësi shërbimi ( lokali) duke shtuar dhe future si shtese edhe 26m2 te ambienteve publike. Ky arsyetim bazohet ne faktin se pallati është shembur vertikalisht ne dy katet e pare ne te cilat është cenuar qëndrueshmëria si pasoje e heqjeve te mureve mbajtëse per rregullimin e këtij lokali, ku nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur dy katet e para dhe pjesa e shkalleve për pasoje ka sjelle vdekjen e shtetasve Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana.
Midis personave qe kane përgjegjësi penale lidhur me veprimet dhe mos veprimet e kryera gjate kryerjes se ndërtimit te lokalit Barons dhe legalizimit te ndërtimit te tij,(veç personave te tjerë) rezulton se janë shtetasit:
1- Klajdi Lame, në cilësinë e Inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës nuk ka ndjekur dhe konstatuar punimet për ndërtimin e paligjshëm të kryera nga shtetasi Artur Terziu, i cili më parë kishte marrë një autorizim të datës 18.08.2014, për të kryer punime mirëmbajtje të apartamentit. Për këto veprime dyshohet se shtetasi Klajdi Lame, me detyrë Inspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal për te cilën është urdhëruar ndalimi i tij ne datën 14.12.2019.
2- Albrend Qetka si njeri prej personave që kryen funksione publike, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve. Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, ka kryer veprime për të legalizuar më datë 17.05.2016 objektin në kundërshtim me ligjin, i cili dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
3- Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka kryer aktin e ekspertimit teknik, dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Hotel “Tropikal”
Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne ish objektin Hotel Tropikal, lagjia nr.13,Durrës.
1-Avdulla Osmani ka ndërtuar nje Objekti Hotel “Tropikal”, ndodhet në lagjen 13 Plazh, Bashkia Durrës, , objekt i cili është ndërtuar dhe ka shërbyer si banes, shërbime hotelerie si dhe aktivitete tregtar kati i pare, te regjistruar ne emrin e subjektit “Dule Shpk”.
Si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, nga shembja e kësaj godine kanë gjetur vdekjen dy shtetas kosovar (dy vëllezër, vëllezërit Shemsedin Abazi dhe Isan Abazi), si dhe kane pesuar dëmtime te renda pronari Avdulla Osmani dhe bashkëshortja se tij, te cilët aktualisht janë në Spitalin e Traumës Tirane, ish spitali ushtarak.
Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Avdulla Osmani lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit, të kryer me dashjen e tij atë te ndërtimit, krijimit te një pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte një objekt me lartësi me 5 kate dhe me pas edhe nje kat shtese per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës përderisa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.
Për këto arsye me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi Avdulla Osmani dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.
Banesa “Lala” në ish-Kënetë
VI- Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine banime e familjes Lala, lagjia nr.17,Durrës.
Objekti katër katesh “Vila Lala” i cili ndodhet në lagjen nr. 18/1, në rrugën “Mihal Rama” Durrës, është ndërtuar nga shtetasi Rasim Shehu, i cili ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes Lala, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit kanë pësuar vdekjen shtetasve Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala.
Pas kryerjes se procedurës se legalizimit te objektit dhe nevojës per regjistrimin e tij, nga ana e shtetases Nevjana Isufi me profesion Arkitekte dhe aktualisht eshte drejtuese ligjore e shoqerise J&F Architectural Designer SHPK, ka firmosur ne emer te shtetasit Vasil Gjoni me detyre Inxhinier lidhur me plan rilevimin e baneses dhe planvendosjes se saj. E pyetur lidhur me kete fakt ajo ka deklaruar se ka firmosur ne emer te studios.
Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”, duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.
Kavalishenca
Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine “Shtepia e Pushimit e Ministrisë se Brendshme, lagjia nr.13,Durrës.
Ne Objektin e emërtuar “Kavalishenca” i cili ndodhet në lagjen nr. 13, Durrës, rezulton se është ndërtuar me leje ndërtimi një pjesë e ndërtimit gjatë viteve 2007-2008, ku si pasojë e lëkundjeve të tërmetit ka pësuar vdekjen shtetasi Bujar Hajdarmetaj.
Pas administrimit te Akt konstatimi mbi situaten e objekteve pas termetit te dates 21.09.2019 ka rezultuar se ne daten 26.09.2019 ka ardhur ne SHP ( Kavalishence) nje grup inxhinjeresh i perbere nga kater persona te Bashkise Durres dhe pasi eshte hapur godina Hoteli Ri (nr,4) se bashku me kater inxhinjeret eshte bere inspektimi i te gjithe ambjenteve nga kati i pare deri ne katin e peste. Ku ata kane pare kollonat me vemendje te vecante, kollonat mbajtese ,muraturen hapesirat e ndryshme dhe te gjitha ambjentet qe dispononte godina.
Pasi ata kane bere inspektimin e tyre kane bere nje raporti i dates 26.09.2019, me titull “Akti konstatimit te situates pas termetit” , nga ana e inxhinjereve ata kane bere raport duke konkluduar se aktualisht ambientet janë të pashfrytezueshem.
Nga ana e eksperteve i eshte sugjeruar drejtorit si mase provizore per mosqendrimin ne keto ambiente.
1-Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Kujtim Hasa, në cilësinë e Shefit të shërbimeve të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, i cili kishte dijeni për konstatimin e eksperteve se duhej marre masa provizore e mosqendrimit ne ambientet e Shtëpisë se Pushimit për shkak të dëmtimit qe kishte shkaktuar tërmeti i datës 21.09.2019, është lejuar hyrja dhe qëndrimi në këto ambiente i shtetasve te ndryshëm.
Nga lejimi i strehimit në ambientet e Shtëpisë së Pushimit edhe per shkak te lekundejeve te termetiti te datës 26.11.2019 në objektin për te cilin nga ana e inxhiniereve dhe arkitekteve ishte rekomanduar mos përdorimi i tij,ka ardhur si pasojë vdekja e shtetasit Bujar Hajdarmataj, duke kryer në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Vrasja me dashje” parashikuar nga neni 76 të Kodit Penal në ngarkim të të dyshuarit Kujtim Hasa.
Shtetasi Kujtim Hasa më dashje indirekte ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë nisur nga informacioni qe kishte, nuk e ka dëshiruar ate por ka lejuar qe pasoja te vije, duke lejuar frekuentimin e ambienteve te Shtepise se Pushimit gjat gjith kohës pas termetit te datës 21.09.2019, duke ardhur ne datën 26.11.2019 pasoja ne humbjen e jetës se shtetasit Bajram Hajdarmetaj.
2-Nderkohe shtetasi Ahmet Doda, në cilësinë e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, nuk ka marre masa drejtuese dhe organizative per nxjerrjen e urdhërave dhe udhëzimeve mbi respektimin rekomandimeve me shkrim te “Akti konstatimit te situates pas termetit” date 26.09.2019 , te hartuar nga nga ana e inxhinierëve te Bashkise Durres, duke sugjeruar si mase provizore per mosqendrimin ne keto ambiente.
Sidoqoftë nga verifikimet e kryera nga ana e policisë Gjyqësore, rezulton se pas marrjes së akt konstatimit të inxhinierëve, i dyshuari Ahmet Doda ka ngritur nje grup pune duke ngarkuar Pergjegjesin e sektorit të Sherbimeve, të dyshuarin Kujtim Hasa, si dhe dy kujdestaret e Hotelit nr.4, të Shtëpisë së Pushimit të MB Durrës, në lidhje me verifikim e dëmëve dhe pasojave të konstatuara nga akti i konstatimit të inxhiniereve.
Nisur nga sa me sipër dhe bazuar ne faktet dhe provat e administruara rezulton se me mos veprimet e tij shtetasi Ahmet Doda, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.