Nga burgu i Burrelit ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm, Jaho Salihi Mulosmani ka rrëfyer për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi momentin e vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Ai thotë se është ndodhur rastësisht në vrasjen e Hajdarit, pasi nuk e dinte që Fatmir Haklaj do qëllonte në drejtim të deputetit demokrat.
Më poshtë gjeni pjesën e intervistës ku Mulosmani rrëfën momentin e vrasjes së Hajdarit.
Ylli Rakipi: Ke pranuar që ke qenë prezent në ngjarje. I ke kërkuar ndjesë familjes Hajdari që ke qenë aty. Tani kanë kaluar 15 vjet, në çfarë rrethanash ke qenë aty? Shefi I Policisë së Tropojës befas ndodhet aty, në ç’rrethana ishit?
Jaho Mulosmani: Unë Famtmirin e kam pasur nip të familjes, Fatmir Haklajn e kam pasur edhe shok. Unë kam ardhur për punët e mia sikur vija në Tiranë, edhe ai ishte për Tiranë dhe e kam marrë me vete. Në 1998 nëse shefi i policisë merr makinën e policisë, nuk kishte asnjë problem që mikrobuzi i policisë vinte për Tiranë, ndodh sot kjo në 2016. Fatmiri në atë kohë ka qenë pa punë, ka qenë i pezulluar. As ka pasur ndjekje penale ose hetim ose ndalim, absolutisht. Nëse ka një shkelje, në bazë të ligjit, e vetmja shkelje është vetëm pse isha me makinën e komisariatit në Tiranë.
Rakipi: Ju thonit se ishit aty ku u krye kjo vrasje. Ju thoni në rrethana krejt të rastësishtme?
Mulosmani: Krejt të rastësishtme, pse kam qenë aty. Ajo çfarë ka rrjedhur para se të vijmë aty: Fatmiri ka pasur infomacione, kam pasur edhe unë, që vrasjen e vëllait të Fatmirit, Shkëlqim Haklaj kur ishte shef i komisariatit, është organizuar prej zyrave të PD-së.
Rakipi: Vazhdon të qarkullojnë mesazhe të tilla në partitë politike shqiptare. Kishit provë për këtë?
Mulosmani: Mirë, jam dakord. Ta shpjegoj, ai kishte informacione që njerëz që kanë lidhje me Azemin, kanë pasur lidhje me Saliun, kanë organizuar vrasjen e vëllait të Fatmirit, vëllait të nuses në 1998-ën. Problemi është Ylli se nuk është që kishim fakte apo diçka të shkruar, kishim informacione brenda PD-së, ishte normale.
Rakipi: Kishit njerëzit tuaj brenda PD-së?
Mulosmani: Është normale, ishte e logjikshme, ishim në punë ishim në pozicione të mira, kishim shumicën pasi ishin Tropojan, shumica ishin me PD ishin mirë edhe me ne, s’na kishte bërë politika.
Rakipi: Ju keni qenë sistematikisht me socialistët apo?
Mulosmani: Si familje po.
Rakipi: Po Haklajt, kanë qenë të ndarë?
Mulosmani: Haklajt jo, në 1991-1992 janë anëtarësuar në PD, ka dokuemente jam i bindur. Fatmiri, Shkëlqimi kanë marrë dokumente të Partisë Demokratike.
Rakipi: Jaho, gjykata ka vleresuar se ju keni qelluar mbi Azem Hajdarin?
Mulosmani: Gjykata na ka bërë vrasës së dyve edhe mua edhe Fatmirin. Aty janë gjetur një palë gëzhoja.
Rakipi: Ti s’mund të vrisje para Fatmirit?
Mulsmani: Unë ta thashë aty është dashur të ngjallje Azemi gjatë ditës dhe ta sillje më pas aty. Nuk e kanë ngjallur.
Rakipi: Është shkëmbyer një bisedë, ç’farë ndodhi?
Mulosmani: Kuptomë drejt, ta them me pastërti, Fatmiri nuk ka qenë i bindur 100 % se e ka organizuar Azemi. S’ka qenë i bindur, se jo natën po ditën në mes Tiranës e kishte bërë, ata që e njohin Famtirin e dinë. Nuk ka qenë i bindur, kemi pasur informacion kush ka qenë në pritë. Personat që kanë qenë në pritë kur është vrarë vëllai i Fatmirit, kemi pasur informacion. Ata asnjë s’janë njohur si njerëz të besuar të Azemit. Kanë qenë të PD-së, kanë lidhje me PD-në, strutkurat e policisë, të tatimeve por asnjëri nuk ka qenë i besuari i Azemit. Të tërë kanë qenë të besuarit e doktorit.
Rakipi: Ti nuk e di kush e solli Azemin?
Mulosmani: Këtu është abuzuar shumë, momenti kur ka dalë Azemi aty jam i bindur sot, besoj edhe ata që kanë njohur Azemin dhe ata që kanë njohur Fatmirin. Se ta dinte Azemi që Fatmiri ishte aty ai nuk vinte. Se s’ka pasur si të vinte.
Rakipi: Përse mendon se nuk vinte?
Mulosmani: E dinte se e para që kishte marrë një fjalë nga babai i Fatmirit, se deri në fund të shtatorit kthente përgjigje, se i është shfajsuar. Ka takuar babain e Fatmirit, ishte shfajësuar, kishte bërë be siç e kemi zakon ne në malësi se nuk kishte lidhje me vrasjen e Shkëlqimit. Kam qenë prezent në takim me Azemin, unë kam qëlluar në atë kohë të isha në Tiranë, e kam parë babain e Fatmirt duke dalë nga zyrat e PD-së, e ka takuar Azemin dhe te mirkobuzat kur shkonin për Tropojë ka pirë kafe me një mik të vetin, Alfred Duka. Ai ka qenë për çështjt e sigurimit në PD. Ai e ka takuar babain e fatmirit në kafe dhe i ka thënë Azemi do të të takojë.
Rakipi: Kush ta tha ty këtë?
Mulosmani: Kam qenë prezant, jo në takim, kam qenë jashtë për punët e mira, e kam parë kur ka dalë nga zyrat e PD-së dhe kam bërë shaka duke i thënë se kishte shkuar për tu anëtarësuar në PD. Ai mu përgjigj se e kishte thërritur Azemi për të pirë një kafe me të dhe kishte shkuar ta takonte. Azemi i kishte thënë se jam i gatshëm për të bërë be, siç bëjmë ne në malësi, që s’kishte faj s’kishte lidhje me vrasjen e Shkëlqimit.
Rakipi: Azemi është sqaruar me babain e Fatmir Haklajt?
Mulosmani: Po I ka thënë që dua të jetoj në Tropojë, Azemi i ka kërkuar që dua të jetoj në Tropojë dhe të jap arësye që s’kam lidhje me djemtë. I ka thënë babai i Fatmirit se do të flasë me djemtë dhe do të kthente një përgjigje në shtator. Ka dalë dhe ka ikur. Logjika të çon te shfaqjsimi i tij, e para që do të jetojë në Tropojë. Nëse ti ke organizuar një vrasje, nuk ke si të vish në Tropojë. E dyta, ka bërë be siç e kemi zakon ne në malësi si malësor, ai është shfajësuar, i ka thënë e dhe tjetrën që s’ta kam bërë unë ta kanë bërë nga zyra tjetër, jo nga unë. Thonë që Azemi atë ditë ka bërë inçizim të gjithë bisedën që ka bërë me plakun Haklaj e ka inccizim.
Rakipi: Pra, Haklajt mbërritën te ideja që Azemi ishte jashtë. Si erdhi Azemi aty?
Mulosmani: Nuk ishin të sigurtë, kjo ishte puna e Fatmirit ta vëretonte, Fatmiri donte ta vërtetonte.
Rakipi: Azemi e dinte që ishte Fatmiri aty?
Mulosmani: Nuk e besoj se e ka ditur.
Rakipi: Erdhi Azemi, dikush i tha hajde dhe ai erdhi aty?
Mulosmani: Unë sinqerisht jam habitur, zor ma beson kush, unë jam habitur kur kam parë Azemin. Unë kam qenë i ulur në makinë. Ne prisnim të takonim një tropojan. S’dua tja përmend emrin, s’dua t’ja prish terezinë atij personi, ai person që kemi pritur të takonim atë natë, sot është një ndër financuesit kryesior të Partisë Demokratike. Edhe në protesta e kam parë në televizor në krahë të Sali Brishës. S’dua ta them emrin, ai ka qenë dashamirës të thotë diçka.
Rakipi: Pritët të takonit një tropojan, befas iu doli Azemi?
Mulosmani: Unë kam qenë në timon, Fatmiri me gjithë atë ccunin kanë qenë mbrapa, me Naim Çangën. Fatmiri pas sediljes time, ai tjetri pas sediljes së pasagjerit. Në atë moment kur ka dalë Azemi kam folur në telefon celular. Nuk flisja me telefonin tim por me telefonin e Fatmir Metës, shef komisariati në Tropojë. I thashë më jep telefonin, se kisha nevojë ta mbaja telefonin e tij. E mori një kolege gazetare Fatmirin. I thashë nuk jam Fatmiri, por pas pesë minuash ja çoj telefonin, shprehimisht i thashë kështu. S’jam Fatmiri, i thashë, jam një shok i tij. I thoja unë do të çoj telefonin për pesë minuta sikur ta dija se çfarë do të ndodhte? Nuk ka asnjë kuptim. Ka dalë Azemi me gjithë shoqëruesit, Nezën dhe Çeren.
Rakipi: Ti qëllove?
Mulosmani: Jo, absolutisht jo. Edhe të doja unë s’më linte Fatmiri.
Rakipi: Fjalët që u shkëmbyen cilat ishin?
Mulosmani: Edhe po të doja ta bëja nuk do të më linte Fatmiri, unë Fatmirin e kam pasur shok kam pasur lidhje gjaku dhe isha shumë mirë me të, edhe të doja s’më linte ai.
Rakipi: Katër janë të vdekur sot, gjallë je vetëm ti dhe bodyguardi Zenel Neza. Kush e vrau?
Mulosmani: Ti kujton që unë kam frikë sot me 15 vjet burg e me burgim të përjetshëm, s’kam frikë, absolutisht jo. Kam bërë 15 vjet burg, edhe sikur nesër të më nxjerrësh të pafajshëm, ka ikur jeta. Ata që më njohin e dinë. Ata që e njohin Tropojën e dinë, edhe po të doja unë Famtiri nuk do më linte. Po të them ka qenë aksidentale. Aksidentale, Azemi ka dalë nga zyra e PD-së për të montuar pistoletën me silenciator.
Rakipi: Fjalët që tha Azemi me ju?
Mulosmani: Fatmiri ka dalë kam bërë të dilja edhe unë, edhe ai s’na ka lënë, ka thënë mos lëvizni asnjë njeri nga makina. Ka dalë ka rrotualluar makinën nga mbrapa I ka dalë Azemint përballë. E kam parë nga xhami i parë që Azemi është shtangur.
Rakipi: Nuk mendonte se ishte Halkaj?
Mulosmani: Ai nuk e ka ditur kush është, në botë nuk e ka ditur kush është. Një person i del përpara një personi që të ka akuzuar për vrasjen e vëllait, me pistoletë me silenciator në dorë ti? Unë e njoh Azemin, i zgjuar shumë i zgjuar, jo i lig, trim. Kurrë nuk i kishte dalë Azemi Fatmir Haklajt me pistoletë me silenciator.
Rakipi: Çfarë shkëmbyen Fatmiri me Azemin?
Mulosmani: Absolutisht asnjë gjë, unë se kam parë që flet as Azemin as Fatmirin. Azemi erdhi me pistoletë në dorë, e kam parë vetë duke e montuar silenciatorin.
Rakipi: Kush qëlloi i pari?
Mulosmani: Fatmiri, edhe Azemin dhe atë mbrapa.
Rakipi: Po tuajt kush i vrau pastaj?
Mulosmani: Në momentin që u kthye Fatmiri, atje ndodhi që u vra edhe ai djali që ka qenë me ne. Ngaqë Fatmiri i kishte thënë të mos dilte nga makina ka ardhur ky Çerja në distancë në krah të makinës dhe ky i ka dalë përballë. Çanga ka dalë nga makina i ka dalë këtij përballë për të mos i shkuar Fatmirit mbrapa.
Rakipi: E ka vrarë Çeren se Çerja u vra?
Mulosmani: Se ka vrarë ai, e ka vrarë Fatmiri. Këta u kapën, Çanga me Çerën. Ishte vrarë edhe Azemi, ishte plagosur edhe Zeneli. E kam parë si është rrezuar. Fatmiri është kthyer dhe se ka ditur që ishte Naimi, këta janë kapur me duar. Naim Çangu doli nga makina, Fatmiri kur është kthyer se ka njohur Naimin, se i kishte thënë mos të dilte nga makina, se dinte që ishte ai. Dhe i ka qëlluar të dyve, trup me trup. Nga ekspertiza, por se kanë bërë ekspertizën tamam.
Rakipi: Ekspertiza, thonë që u shatë me njeri tjëtrin dhe Jaho pas kësaj doli me automatik?
Mulosmani: As bëhet fjalë, jo me automatik unë s’kam pasur po as pistoletë në trup, isha me kostum dhe këmishë e kisha bezdi ta mbaja në trup. S’kam qënë fort I dhënë të mbaja armë. Aty e kanë pare, por nuk flet kërkush se nuk i leverdis të flasë kërkush. Se ka pas në lokalet përballë njerëz.
Rakipi: Më ka ndodhur kam ikur nga aty dhe kur kam ngjitur shkallët në gazetë, i ndjeva krismat e automatikut, ishte një natë që binte një shi i tmerrshëm, ishte një natë gjithë ankth dhe heshtje e madhe. I kam ndier krismat dhe befas Berisha më tha që Azemin e vranë. Jamkthyer aty dhe kam gjetur një gjendje të tmerrshme.
Mulosmani: Si ka mundësi që u zhduk pistoleta e Azemit, si ka mundësi që u zhduk telefoni i dytë i Azemit. Pse su zbardhën telefonatat. Si ka mundësi? Azemi ka pasur dy telefona, ka pasur një telefon privat që e kishin shumë pak njerëz dhe telefonin që ka çdo deputet, që flasin me të gjtihë njerëzit. Telefoni privat është zhdukur, përse? Çfarë duan të fshehin? Dikush e nxorri, dikush i tha, dikush e solli aty se ata e kanë ditur. Unë kam shëtitut gjithë ditën Tiranën kam dalë me tropojan që rrinin gjithë ditën te zyrat e PD-së, kam pirë kafe në disa lokale, ne nuk u fshehëm.
(Boldnews)