Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se platforma e PD-së për bizneset për të kaluar situatën past-tërmet përkon me platformën e qeverisjes, teksa i ka bërë thirrje sërish për t’u ulur në tryezë. Në një postim në Twitter, Rama thotë se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh.
“@lulzimbasha_al një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”, shkruan Rama.