• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paradoksi me zgjedhjet në PS, votim elektronik dhe asnjë rezultat

09:59 : 21/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Këtë të shtunë, Partia Socialiste zhvilloi zgjedhjet për delegatët e kongresit. Procesi për zgjedhjen e tyre nisi në orën 08:00, ku anëtarët e PS-së në gjithë vendin zgjodhën mes 1496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit.

Por që  nga e shtuna, kur kanë kaluar 6 ditë nga votimet, duket se ka një terr informativ sa i përket procesit që për herë të parë këtë vit futi edhe votimit elektronik. Votat në kuti flasin për më shumë se 20 mijë anëtarë që kanë refuzuar të votojnë, ndërsa për procesin elektronik nuk ka asnjë “referim” suksesi nga zyra e Partisë Socialistë, të cilës “Shekulli” i kërkoi informacionin për votimin me këtë format të ri. Sipas deputetëve të PS-së rezultati nuk duhet të ketë rëndësi sepse ishin zgjedhje partiake dhe nuk duhet bërë publike. Deputetja e PS-së Klotilda Ferhati, në një prononcim për gazetën “Shekulli” shpreh se po presin që të mbarojë afati i ankimimeve, që sipas saj mbaron këtë të enjte. “S’ka dalë rezultati final se po presim të mbarojë afati i ankimimeve që është 5 ditë. Nesër (sot) mbaron afati. S’po vonohet asgjë, por janë rregullat e statutit”, tha Ferhati.

Bujar Çela: Nuk ka ndonjë rëndësi rezultati!

Ndërsa deputeti socialist Bujar Çela, një prononcim për gazetën “Shekulli” argumentoi zgjedhjet e kongresit të PS-së si dhe situatën brenda partisë. Sipas Çelës rezultati është thjeshtë një procedurë, e cila do të pasohet me zgjedhje për delegatët e kongresit. “Partia Socialiste bëri zgjedhjet e anëtarëve të vet për në Kuvendin më të rëndësishëm, Kongresin e janarit. Deri këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Ishte një votim i qetë, vetë anëtarët votuan përfaqësuesin e tyre. Në fund shumatorja nxjerr delegatët e kongresit. Ne i kemi rezultatet, por ka ende kohë për t’i shpallur. Pas kësaj fazë, fillojmë zgjedhjet për kryetar partie. Zgjedhim dy kryetarë partie. Kjo do të thotë: në qoftë se ne në pushtet nuk pranuam një dorë në timon të Metës dhe një dorë të Ramës. Në parti po pranojmë dy duar. Rezultati është procedurë. Do të dalë, por nuk ka nevojë të bëhet publike sepse nuk vlejnë. Ato janë delegatë të kongresit të Partisë Socialiste e cila nuk është partia e gjithë popullit, por PS që ka marrë përsipër të qeverisë vendin. Rezultati nuk ka ndonjë peshë të madhe”, shpreh Çela.

Lexo edhe:

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

SPAK goditi rrjetin e kontrabandës së cigareve, e përfshirë edhe gruaja e deputetit të PS

Rezultati i zgjedhjeve

Instituti i Studimeve Politike konstaton se në zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS-së që u mbajtën ditën e shtunë, morën pjesë 76,068 votues, pra mbi 20 mijë anëtarë më pak të deklaruar në Regjistrin e Anëtarësisë së PS-së. Në raportimin për zgjedhjet e brendshme brenda partisë në pushtet, ISP analizon se ka një fiktivitet të lartë të publikimit të shifrave të pjesëmarrjes në zgjedhjet e strukturave të PS-së. Në të njëjtën kohë, ISP krahason shifrat e votave të zgjedhjes së të shtunës me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat nxjerrin një raport të frikshëm të votave 5 me 1. (564679 vota siguroi PS-ja në zgjedhjet  e fundit lokale, ndërsa anëtarësia e kësaj force politike është 110120 persona). “Për pasojë, fiktiviteti në deklarimet e anëtarëve shoqërohet me fiktivitet në deklarimet financiare dhe kjo e fundit përbën shkelje të nenit 9 të Kushtetutës dhe një vepër penale, për të cilën shumë qytetarë shqiptarë mund të përfundojnë përpara drejtësisë’”, shkruan ISP-ja. Ndërkohë, dy ditë pasi ka mbaruar procesi i zgjedhjes së 706 delegatëve të Kongresit të PS-së, selia rozë ende nuk ka nxjerrë fituesit.

Pjesëmarrja

Vetë subjektet, përfshirë PS, deklarojnë se një pjesë e anëtarëve nuk marrin pjesë në votimet e brendshme për shkak se ka anëtarë në emigracion, për shkaqe subjektive apo për shkaqe të tjera teknike. Këto argumente qëndrojnë, por nga ana tjetër të dhënat që ofrohen si votues nga partitë, përfshirë PS, nuk janë 100% të vërteta. Një monitorim i referendumit 2016 nxori në pah shifra fiktive që arrinin deri në 20-30% pjesëmarrje fiktive, dhe për sa kohë nuk ka monitorim publik dhe as mekanizëm transparence, edhe shifrat aktuale të pjesëmarrjes në votim në parti duhet të merren me rezerva. Për shembull, pyetja është: si është e mundur që 100% të anëtarëve të mobilizohen dhe të sigurojnë + 5 vota për person në zgjedhjet lokale pa kandidatë rivalë (30 qershor 2019) dhe 26% e tyre të mos angazhohen dhe të mos marrin pjesë në zgjedhjet me konkurrentë 5 muaj më vonë (nëntor 2019)? Sipas Institutit të Studimeve Politike më e rëndësishme sesa kaq është pasoja për publikun dhe demokracinë përfaqësuese. Partitë deklarojnë të dhëna fiktive të anëtarësisë dhe më pas deklarojnë se këto anëtarë kanë financuar partinë me kuota anëtarësie, pra shifrat fiktive shërbejnë si alibi për të justifikuar prurjet financiare në parti sidomos në fushata elektorale, si kontribute të anëtarëve dhe të ardhura të ligjshme nga kuotat e anëtarësisë. E njëjta situatë edhe me partitë e tjera të majta e të djathta, të cilat deklarojnë anëtarësi fiktive dhe bashkë me to edhe financim fiktiv. Për pasojë, fiktiviteti në deklarimet e anëtarëve shoqërohet me fiktivitet në deklarimet financiare dhe kjo e fundit përbën shkelje të nenit 9 të Kushtetutës dhe një vepër penale, për të cilën shumë qytetarë shqiptarë mund të përfundojnë përpara drejtësisë.

Sipas një grafiku të dalë nga ISP, në zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS-së që u mbajtën ditën e shtunë, morën pjesë 76,068 votues, pra mbi 20 mijë anëtarë më pak të deklaruar në Regjistrin e Anëtarësisë së PS-së. Ndërkohë ISP konstaton edhe shifrat e votave të zgjedhjes së të shtunës me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat nxjerrin një raport të frikshëm të votave 5 me 1. (564679 vota siguroi PS-ja në zgjedhjet  e fundit lokale, ndërsa anëtarësia e kësaj force politike është 110120 persona).

/Shekullki.com.al

 

Etiketa: psrezultatizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

22:13 : 28/05/2025
AKTUALITET

SPAK goditi rrjetin e kontrabandës së cigareve, e përfshirë edhe gruaja e deputetit të PS

22:06 : 28/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Media Amerikane: Opozita konservatore në Shqipëri kundër partisë shtet

21:33 : 28/05/2025
AKTUALITET

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Fierit

20:26 : 28/05/2025
AKTUALITET

Lapaj: Partia Socialiste ka tjetërsuar votën e Diasporës, ja provat

20:07 : 28/05/2025
AKTUALITET

Avokati: SPAK shmang hetimin e zyrtarëve të lartë, drejtësia në krizë përballë skandalit zgjedhor

17:17 : 28/05/2025
Para

"E droguan dhe e përdhunuan në grup njerëz të pushtetshëm"/ Zbulohet detaje të frikshme nga vdekja e aktores

TË GJITHA

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025

Ndërtuesi i njohur i mori milionat e jetës, mësuesi: 16 vite që pres të marr shtëpinë…

22:25 : 28/05/2025

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, 19 anëtarë në përbërje

22:24 : 28/05/2025

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

22:13 : 28/05/2025

Topalli dhe Noka denoncojnë “patronazhistin” me votën e diasporës

22:11 : 28/05/2025

SPAK goditi rrjetin e kontrabandës së cigareve, e përfshirë edhe gruaja e deputetit të PS

22:06 : 28/05/2025

Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar

22:05 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com