• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Populli është lodhur, vendi është përçarë”, DW: Shansi i ri për Britaninë e Madhe

09:39 : 31/10/2019
në BOTA

Më në fund po lëvizin gjërat në Britaninë e Madhe. Atje është hapur rruga për zgjedhje të reja, ndërsa afati për dalje nga Bashkimi Evropian është shtyrë. Ky është një shans i mirë, mendon Charlotte Potts.

Këtë gjendje nuk mund ta shikonte më askush. Korrespondentët në Londër nuk e dinin më se çfarë të raportonin për zhvillimet në Parlamentin britanik, ndaj raportonin për gjërat që nuk do të ndodhin. Nuk ka Brexit, nuk ka referendum, nuk ka mbetje në Bashkimin Evropian, nuk ka zgjedhje… deri tani. Por më në fund u vendos që gjërat të lëvizin në Mbretërinë e Bashkuar. Më 12 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakoshme, të cilat mund ta nxjerrin vendin nga gjendja vendnumëro, që po zgjat prej dy vitesh. Zgjedhjet janë një shans shumë i madh për britanikët dhe Britaninë, për disa shkaqe:

Në Parlament duhet të ketë një shumicë

Parlamenti pa një shumicë nuk mund të funksionojë. Theresa May është fajtore për këtë. Ajo ka shpallur papritur zgjedhjet e reja në vitin 2017 dhe për vetëm gjashtë javë të fushatës, e ka humbur epërsinë e pritur në sondazhe. Parlamenti ishte i bllokuar dhe ajo më në fund u detyrua të tërhiqet. Në vend të saj erdhi Boris Johnson. Por Parlamenti britanik nuk e ka shumicën, ndërkohë që kryeministri Johnson nuk ka fituar kurrë votën e popullit në zgjedhje. Vetëm votat e partisë së vet. Tani Boris Johnson duhet të dalë para 45 milionë britanikëve dhe të kërkojë votën.

Zgjedhjet e reja ofrojnë një shans të madh për britanikët, që më 12 dhjetor t’i sqarojnë gjërat. Tre vjet pas referendumit, populli e di tani, se cilat do të jenë pasojat ekonomike dhe politike të Brexitit. Zgjedhjet e reja janë de facto një referendum i dytë për daljen apo jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, sepse tema kryesore e fushatës do të jetë Brexiti. Ndaj zgjedhësit do të votojnë pro apo kundër forcave që e mbështesin daljen nga BE.

Lexo edhe:

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Shumica e partive janë pozicionuar shumë qartë: Tories janë për dalje nga BE, sipas marrëveshjes së Johnsonit. Këtë e mbështesin edhe ata që mbajnë një politikë edhe më të ashpër ndaj BE. Liberalët janë kundër Brexitit dhe mendojnë se vendi duhet të mbetet në BE. Të njëjtën politikë ndjekin edhe nacionalistët e partisë skoceze SNP. Tani është me rëndësi që si duhet të organizohen laburistët, si partia më e madhe opozitare. Dhe të bëjë të qartë se e mbështet daljen, por duke ruajtur raporte shumë të ngushta me BE-në.

Udhëheqësi i opozitës, Jeremy Corbyn e ka humbur shansin për një referendum të dytë, si një alternativë të qartë ndaj kursit të Brexitit. Mungesa e vendosmërisë i ka kushtuar shumë vota. Zgjedhësit në dhjetor do të vendosin: A duan ta mbështesin kursin e Boris Johnsonit për Brexit? Apo pas tre vitesh kaosi me Brexitin, do të mbështesin partitë proevropiane?

Sqarimi i gjërave

Britania e Madhe dhe zgjedhësit duan që gjërat të sqarohen. Pasiguria dhe ecejaket e shumta e kanë bllokuar Britaninë e Madhe. Gati çdo ditë po largohet nga Britania ndonjë sipërmarrje e madhe. Të interesuarit për imobilie më nuk blejnë por marrin me qira objekte, sepse nuk janë të sigurtë se çfarë do të ndodhë. Njerëzit po kujdesen për ndihmat e tyre sociale, ndërsa disa britanikët ka kohë që kanë nisur të grumbullojnë rezerva të produkteve të ndryshme, që iu duhen në rast daljeje nga BE. Shtetasit e vendeve të BE në Britani të Madhe janë të shqetësuar me shtyrjet e shumta. Parlamentarët po përballen me kërcënime me vdekje, për shkak të angazhimeve të tyre – për mbetje apo dalje nga BE. Ndërkohë që është shtuar numri i votuesve që janë lodhur nga Brexiti dhe kanë probleme psiqike. Shkurt: Populli është lodhur nga Brexiti, ndërsa vendi është përçarë. Tani kërkohet sqarim. Pavarësisht faktit që kjo mund të thotë edhe largim nga BE.

Mos më keqkuptoni, sepse unë personalisht jam një evropiane e betuar, jetoj në Londër me familje dhe do të dëshiroja që Britania e Madhe të mbetet në BE. Por shtyrjet e pafundme sjellin vetëm kokëçarje, sepse askush nuk e di se cili do të jetë hapi tjetër. Zgjedhjet e reja janë rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje. Kaq sa i përket teorisë. Por në realitet gjendja mund të jetë krejt ndryshe, nëse prap nuk kemi ndonjë shumicë të qartë. Ndaj duhet të përgatitemi edhe për mundësinë e vazhdimit të lojës së paqartë. /DW/

Etiketa: BEbrexitBritani

Lajme të lidhura

RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE synon të ashpërsojë politikën e azilit/ DW: Qendra paraburgimi për emigrantët në vende të treta

09:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare brenda Evropës

08:57 : 03/06/2026
BOTA

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE

19:41 : 02/06/2026
BOTA

BE arrin marrëveshje për rregullat e reja, ashpërsohen procedurat e dëbimit për emigrantët

17:09 : 02/06/2026
Para

Edhe furnizimi me ujë me PPP/ Qeveria e parashikon në pr/ligjin e ri

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom