Personat të cilët janë në prag të daljes në pension duhet të plotësojnë një formular ku kërkohet të dihen të dhënat personale dhe përse kërkohet pension i pleqërisë.
Formulari tërhiqet pranë agjencive locale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në momentin që një person plotëson kërkesën paraprake, atëherë afati i lidhjes së pensionit është deri në ditën e fundit të muajit të ardhshëm.
Gjithashtu në kërkesë plotësohen edhe vitet e punës, që i moshuari pretendon se ka, të vërtetuara edhe nëpërmjet Librezës së Punës. Kjo kërkesë plotësohet edhe nga ata që përfitojnë pension invaliditetit, pension familjar dhe pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë.