• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pjesë e grupit të Dizdarit dhe Gjikës/ Kush është pronari i diskos ‘Road Hause’ në kërkim nga SPAK

15:46 : 16/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Elton Qyno

Biznesmeni Isa Aliu është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas një urdhër arresti me burg, të lëshuar nga prokuroria e posaçme SPAK.

Ashtu si në çështjet e tjera penale edhe në këtë rast prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Doloreza Musabelliu, kanë përdorur komunikimet e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, për të zbërthyer 5 episode të trafikut të kokainës dhe skemën e pastrimit të parave në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë.

Nga 10 urdhër-arreste të lëshuara për disa prej emrave më të njohur të botës së trafikut të Kokainës, vetëm 1 prej tyre si Florjan Musaj, është kapur. Pastaj 9 të tjerët përfshirë dhe Isa Aliun, janë shpallur në kërkim.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, mësohet se Isa Aliu, më parë ka qënë pronari i disko “Road Hause” në Elbasan, që ndodhej përballë konvikteve të Universitetit.

Lexo edhe:

Spiunazh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

Më pas ky biznes është mbyllur dhe në Gusht 2008, Isa Aliu, vendosi të hapë kompaninë e ndërtimit “Aliu Road Hause”, duke investuar në disa objekte.

Në 26 Maj 2022, Isa Aliu, vendos ti blerë Vlonjatit Dritan Kapaj 50 për qind të aksioneve “Green Invest”, duke u bërë bashkëaksioner me shtetasin tjetër, Gledio Koçiu. Aliu ka blerë aksionet kundrejt 50 lekë për 1 kuotë.

Në emër të Isa Aliu, rezulton dhe kompania “A.R.H Security”, të cilën ai e ka përfituar në 11 shkurt 2022 përmes një kontrate dhurimi të bërë nga çifti i bashkëshortëve, Ymer dhe Hatixhe Bajgora.

Nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

Përmes këtyre investimeve dyshohet se është realizuar pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale, duke fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe duke mundësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe qarkullimin financiar të ligjshëm.

Pas injektimeve të parave “cash” në llogaritë e kompanisë “Aliu Road Hause”, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt Maj 2021 – Qershor 2021, rezulton se kompania “Aliu Road Hause”, ka filluar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimit.

Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim Isa Aliu, orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash.

Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë, do të “justifikonte” sërish flukset e ardhshme të parave “cash” dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale.

Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.

Tashmë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.438 datë 15 qershor 2026 ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, në lidhje me 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim.

Mes pasurive të sekuestruara janë dhe pronat e Isa Aliut, Eldi Dizdarit, Dritan Xhikës dhe personave të tjerë.

Pasuritë e shoqërisë “Aaliu Road Hause” me seli në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë, etj, në zotërim të personit nën hetim Isa Aliu, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete të kompanisë tregtare, të drejta reale ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Pasuritë e shoqërisë “Green Invets”, me seli qendrore në Tiranë dhe Fier në masën 50 për qind të cilat i përkasin personit nën hetim Isa Aliu, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Mes personave të shpallur në kërkim është dhe Naldi Yzeiraj,i cili disponon një biznes të hapur në vitin 2022 për shit-blerje makinash dhe kafene.

Florjan Musaj, është personi i vetëm i arrestuar në këtë aksion policor. Musaj, u bë i njohur në 2018 kur ndaj narko kartelit të tij në aksion ndërkombëtar me bashkëpunim ndërmjet shërbimeve policore të Gjermanisë, Italisë, Hollandës dhe Shqipërisë, u zbuluan 91 kilogramë kokainë me vlerë 20 milion euro dhe një strukturë e madhe trafikantësh në këto shtete. /Syri.net

LEXO EDHE:

Goditet grupi i Dritan Gjikës dhe Eldi Dizdarit, trafikuan 50 tonë kokainë! 10 masa sigurie, sekuestrohen pasuri me vlerë 150 mln €

Etiketa: Eldi Dizdarigrup kriminalisa aliuoperacionspak

Lajme të lidhura

BOTA

Spiunazh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s

18:26 : 25/07/2026
AKTUALITET

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

11:56 : 25/07/2026
AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026
AKTUALITET

Nga Fox News te CNN/ Mediat e huaja “llogari” SPAK-ut për Zvërnecin dhe Sazanin

15:04 : 24/07/2026
AKTUALITET

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

15:00 : 23/07/2026
AKTUALITET

100 vite burg për rrjetin e kokainës në Itali, dënohen edhe drejtuesit shqiptarë të organizatës

11:40 : 23/07/2026
Para

Mesazh nga Diaspora: Autokolonë nga Londra drejt Shqipërisë për protestën e 20 qershorit

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş