• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A po krijohet një parti për socialistët jorilindas?

09:00 : 19/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prej muajsh figura të njohura të së majtës, më saktë të Partisë Socialiste, kanë intensifikuar kritikat në drejtim të Rilindjes së drejtuar nga Edi Rama dhe qeverisë se tij.

Arta Dade, Arben Malaj, Taulant Dedja, Andis Harasani, Elmaz Sherifi, e shumë të tjerë, të gjithë ish- deputetë dhe ish-ministra të PS, nuk kanë nguruar të kritikojnë, sulmojnë, ironizojnë Ramën dhe ministra të tij.

Të gjithë e njohin mirë Ramën, dikur e kanë promovuar, e kanë suportuar duke e parë si rrezikun më të vogël, derisa ai u kthye në shpërbërësin e socialistëve, që u zëvendësuan nga Rilindasit.

Duket se i njëjti grupim, ku përfshihen edhe Rexhep Meidani, Namik Dokle, Kastriot Islami, Marko Bello, Shkëlqim Cani, Anastas Angjeli, disa prej tyre në heshtje dhe të tjerë të shpërndarë në parti të tjera, të gatshëm për tu ribashkuar për të majtën, ndoshta mund të përbëjnë edhe themelin e një partie të re, socialistësh progresistë, sikundër i quante Fatos Nano, kundër një PS të rilindur dhe që sot ndodhet në duart e G 99 që dikur drejtohej nga Erjon Veliaj, dhe nesër mund të marrë drejtimin e PS-së së Ramës.

Lexo edhe:

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

I vetmi nga brezi i politikanëve të vjetër, që i shpëtoi furtunës Rama në PS ishte Servet Pëllumbi, i cili u tërhoq vetë por arriti që djalin e tij ta ketë deputët. Sot Pëllumbi shfaqet herë pas here si profesori i socialistëve dhe duket se është i detyruar të flasë për Rilindjen, të mbrojë dhe lavdërojë Ramën, edhe pae në kushte të tjera nuk do e honepste dot.

Gramoz Ruçi, si kryetar i Kuvendit duket se ka mbetur e vetmja lidhje mes komunistëve, socialistëve dhe Rilindasve, ndërsa Taulant Balla dikur një ndihmës i ndihmësve të Fatos Nanos, më shumë i ngjan rilindjes apo G 99 që u bashkua me PS, sesa socialistëve që dikur mund të ëndërronte të bëhej si ta.

Sot socialistët përfaqësohen në qeveri vetëm me nënkryeministrin Erjon Braçe, të cilin Rama duket se e përzgjodhi me të vetmen arsye për t´i gënjyer se edhe ata kanë një përfaqësues të tyre në qeveri. Në fakt Braçe veç zyrës që ka në Kryeministri, vështirë të besohet se mund të ketë gjë tjetër në dorë, apo që ai të ketë fuqinë, t´I kërkojë llogari ministrave që kurrë s´kanë pasur lidhje me PS.

Ndërkohë që në grupin e PS-së, deputetë si Fino, Ulqini apo Angjeli mund të krenohen se në krye të Kuvendit është Gramoz Ruçi, pasi mund të kishin edhe ndonjë nga G 99.

Sinjalin e parë për krijimin e një partie të re, e dha ish-ministri Malaj, i dyti ishte një thirrje drejtuar Fatos Nanos për të reaguar ndaj krizës politike në vend, dhe ndoshta pas një kohe pritjeje për një përgjigje nga ish-lideri historik i PS, projekti mund të konkretizohet.

Malaj ishte një nga anëtarët e asaj që quhej Lëvizja e Mendimit Ndryshe në PS ku bënim pjesë shumë nga kritikët aktualë të Ramës. i vetmi që ka humbur rrugës është Ben Blushi, që edhe dikur u përdor si kolonë e pestë në LMN, deri në shpërbërjen e saj.

Dhe nëse kjo loje kritikash nuk bëhet për pazar, Rama shpejt mund të ndjehet jo më si kryetar i PS por i Rilindjes dhe 99 që i përdori për të sulmuar, përzënë dhe nxjerrë në pension të parakohshëm politik të gjithë ata që themeluan PS, e mbështetën në kohë të ndryshme për të luftuar njëri-tjetrin, e përdorën në luftën e brendshme, dhe u përdorën derisa u flakën si xhaketa të vjetra.

Etiketa: e majtafigurapartips

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
AKTUALITET

Kritikat ndaj PD, Lubonja: Zgjedhjet i tjetërson partia në pushtet, ne merremi me opozitën

22:09 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Jemi bërë arrogantë”, Braçe: PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve

19:25 : 31/05/2025
Para

Përse Lali Eri nga mbrojtës i zjarrtë i LGBT, sot i “braktisi”?

TË GJITHA

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com