• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot nuk protestohet për pushtetin e opozitës, por për… /Ish-deputetja bën apelin pak orë para protestës

14:01 : 13/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sot, në shesh nuk luftojmë për pushtetin e opozitës. Luftojmë dhe qëndrojmë për lirinë e secilit prej nesh. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, ndërsa i ka drejtuar një thirrje qytetarëve që të protestojnë kundër padrejtësive.

Tabaku shkruan se sot protestohet për lirinë e gëzimit të pronës, për lirinë e shprehjes, mendimit, lirinë e fjalës, pronës publike nga dhuna e oligarkëve, të biznesit që sot po lëngon nga padrejtësia.

“Sot protestohet për lirinë e studentit që sot po dhunohet dhe përdoret për karrem. Për lirinë e pedagogëve që sot po poshtërohen dhe urdhërohen të jenë të qenurit shërbëtorë të regjimit.

Për lirinë e qytetit nga thundrat e kriminelëve. Për lirinë e qytetarit që sot është prangosur nga qeveria”, shkruan Tabaku.

Postimi i Jorida Tabakut

Lexo edhe:

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Historia e vendit tonë është e mbushur me një betejë të pareshtur drejt lirisë dhe demokracisë.

Në këto 2 dekada demokraci kemi luftuar dhe së bashku kemi mundësuar arritje për te cilat duhet të jemi krenarë.

Sot, këto arritje po anullohen nga një diktator që po shkel me të gjithë dhunën çdo parim demokratik dhe të lirisë.

Pak ditë më parë në Bregun e Lumit qeveria urdhëroi që dhuna dhe gazi lotsjellës të zbresin mbi shtëpitë ku flinin fëmijë. Gra, vajza të mitura, djem të rinj dhe burra u kapën prej leckash nga policët që i tërhiqnin zvarrë.

Krimi vetëm i atyre njerëzve kishte qenë mbrojtja e shtëpive të tyre. Mbrojtja e pasurisë së tyre. Faji i tyre kishte qenë beteja për të pasur një çati dhe një dëmshpërblim si fqinjët e tyre.

Për këtë krim ata u kapën zvarrë dhe u përplasën, goditën, u poshtëruan dhe përçudnuan nga qeveria.

Të dashur bashkë atdhetar, të gjitha llojet e tiranive për t’u vendosur plotësisht u duhet heshtja e njerëzve të mençur.

U duhet indiferenca e qytetarëve të cilët mendojnë se të gjitha palët janë njësoj.

Kjo akuzë e pasinqertë është armiku kryesor i lirisë sonë. Ajo rrezikon të varrosë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë.

Edhe sa duhet të heshtim ndërsa shohim minorenë që burgosen ndërsa vendi ka zbritur në kaos?

Shkodra, Vlora dhe Elbasani janë vetëm maja e aisbergut e krimit që po i afrohet Tiranës.

Ai cënon përditë lirinë tonë për të jetuar pasi krimi sot bashkëndan me qeverinë zyrat në institucionet.

Sot shqiptarët po largohen. Por në vend që ta braktisnin vendin, ata duhet të bashkohen me ne në shesh.

Ne nuk premtojmë mrekulli. Por, zotohemi në premtimin se do të jemi ata që do të qeverisin normalisht për të rikthyer normalitetin e munguar, për të rikthyer lirinë e cënuar, për të mbajtur gjallë shpresën se ky vend nuk është i mallkuar por i bekuar.

Sot, në shesh nuk luftojmë për pushtetin e opozitës. Luftojmë dhe qendrojmë për lirinë e secilit prej nesh.

Për lirinë e gëzimit të pronës. Për lirinë e shprehjes. Për lirinë e mendimit. Për lirinë e fjalës. Për lirinë e pronës publike nga dhuna e oligarkëve.

Për lirinë e biznesit që sot po lëngon nga padrejtësia.

Për lirinë e studentit që sot po dhunohet dhe përdoret për karrem. Për lirinë e pedagogëve që sot po poshtërohen dhe urdhërohen të jenë të qenurit shërbëtorë të regjimit.

Për lirinë e qytetit nga thundrat e kriminelëve. Për lirinë e qytetarit që sot është prangosur nga qeveria.

Sot, ne kërkojmë të mos përfundojmë në një gardh rrethuar nga telat me gjemba. Mos të lejojmë tiraninë të rikthehet për shkak të heshtjes sonë.

T’u deshmojmë fëmijëve tanë dashurinë që kemi ndaj atdheut dhe lirisë. T’u lemë atyre trashëgimi një akt të fortë dhe krenarinë e një beteje të fituar së bashku.

Etiketa: opozitaprotestaTabaku

Lajme të lidhura

BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
Para

‘Deutsche Welle’: Protesta e parë e opozitës gjatë orëve të mbrëmjes, pritet të jetë me surpriza

TË GJITHA

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

20:16 : 09/06/2025

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

20:00 : 09/06/2025

Ndeshja e lamtumirës për Spallettin, Italia publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

19:59 : 09/06/2025

“Pusho o p**** mashkull”/ Tjetër skandal në “Për’puthen”, Antoni publikon SMS-të me Xhiliolën: Kemi qenë të lidhur

19:57 : 09/06/2025

Veliaj e la pazarin përgjysmë, Anuela e “mbylli” me Isuf Berberin shportën e bebeve

19:53 : 09/06/2025

Moskonstituimi i Kuvendit, Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

19:50 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com