• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FMN e shqetësuar/ Ulja e pragut të TVSH efekt negativ në…

08:04 : 03/04/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin e asistencës teknike për administrimin e të ardhurave. Raporti në përgjithësi është pozitiv dhe vlerëson progresin në modernizimin e administratës dhe sistemit të taksimit. Ka evidenca se nismat e reformave në të tre komponentët e administratës—njerëzit, proceset dhe teknologjia—–po japin rezultate të prekshme, thuhet në raport.

Megjithatë, rekomandon FMN, duhet të ruhet ritmi i ndryshimit në mënyrë që të arrihen objektivat e reformave.

Por FMN ka shprehur rezerva për efektin që ka sjellë në buxhet ulja e pragut të TVSH-së, për rikthimin e vonesave në rimbursimin e TVSH-së si dhe ka dhënë rekomandime për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të bizneseve.

Në raport, FMN i ka kushtuar vëmendje uljes së pragut të TVSH-së për biznesin e vogël nga 5 në 2 milionë lekë, që filloi të zbatohet nga 1 prilli i vitit të kaluar. Në raport thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) u përball me një sfidë të madhe në 2018 në menaxhimin e një zgjerimi të madh të regjistrit të TVSH-së, pas reduktimit të pragut të regjistrimit. Ky reduktim futi rreth 13,000 biznese të vogla në sistemin e TVSH-së për herë të parë në prill 2018. Kjo përbënte një rritje prej gati një të tretën në regjistrin e TVSH-së.

FMN vlerëson se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e përballoi këtë sfidë në mënyrë profesionale dhe tepër të organizuar. Si rrjedhojë, normat e përmbushjes së deklarimit ishin tepër të larta me 96% të 13 mijë bizneseve që dorëzuan deklaratat e TVSH-së.

Lexo edhe:

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Paralajmëron FMN: Rrezik recesioni e destabiliteti

Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

Megjithatë, FMN thekson se ky zgjerim i regjistrit të TVSH-së do të ketë një ndikim të vazhdueshëm negativ në ngarkesën e punës të DPT- dhe kostot e përmbushjes së deklarimeve për bizneset e vogla – pa sjellë rritje të konsiderueshme të të ardhurave. FMN ka vlerësuar tatimet për kalimin me sukses të 13,000 mikro-bizneseve në sistemin e TVSH-së në vitin 2018. Por, Fondi ka theksuar se menaxhimi i këtij grupi të tatimpaguesve në vazhdimësi vendos një barrë të shtuar në DPT me kthim të vogël, sa i përket rendimentit të të ardhurave. Gjithashtu sjell kosto shtesë për bizneset më të vogla dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim material në reduktimin e hendekut tatimor. (FMN, ishte që në fillim kundër uljes së pragut të TVSH-së, pikërisht me argumentin se ai do të rriste ngarkesën për tatimorët pa sjellë rritje të ardhurash-Shënim i Monitor).

FMN ka shprehur kritika dhe për vonesat në rimbursimin e TVSH-së. “Problemi i vazhdueshëm i rimbursimeve të vonuara të TVSH-së duhet të adresohet. Kjo është një barrë administrative e panevojshme për administratën – shkaku kryesor i së cilës qëndron në parashikimin e dobët të taksave dhe menaxhimin e parave të qeverisë. Integriteti dhe besueshmëria e sistemit të TVSH mbështetet në kreditimin e ligjshëm të TVSH-së, që janë pagesa që duhen kthyer shpejt. Është shqetësuese që kjo çështje ka dalë sërish në pah, pasi u adresua disa vite më parë“.

Deri në tetor, detyrimi i TVSh-së që duhet të rimbursohet ishte 14.4 miliardë lekë, me një rritje prej 3 miliardë lekësh vetëm në tetor. 26% e këtij detyrimi është për eksportuesit ndërsa pjesa tjetër për projektet e mëdha për gazsjellësin, hidrocentralet dhe naftën.

FMN ka vënë në dukje se niveli i borxhin tatimor është ulur, sidomos pas amnistisë fiskale, ndërsa saktësia e regjistrave është përmirësuar. Total ii detyrimeve të bizneseve ishte 107 miliardë lekë deri në 31 October 2018, krahasuar me 111.5 miliardë lekë në tetor 2017 dhe 147 miliardë lekë në 2016-n. 56% e detyrimeve i përkasin subjekteve passive dhe FMN rekomandon që duhet një strategji për fshirjen e tyre./MONITOR

Etiketa: buxhetiFMNtvsh

Lajme të lidhura

BOTA

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Paralajmëron FMN: Rrezik recesioni e destabiliteti

18:57 : 15/05/2026
AKTUALITET

Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:28 : 22/04/2026
AKTUALITET

FMN: Lufta në Lindjen e Mesme kërcënon të shkaktojë kaos në ekonominë globale

16:51 : 14/04/2026
BOTA

FMN: Lufta në Iran sjell rritje çmimesh dhe ngadalësim të ekonomisë globale

19:08 : 30/03/2026
AKTUALITET

Investimet si “vrimë në ujë”/ Betoni gllabëron buxhetin, qytetarët mbeten pa shërbime

08:25 : 22/03/2026
AKTUALITET

Kapet në Rinas italiani i shpallur në kërkim nga Franca, i shkaktoi shteti 2.5 milionë euro dëm/ EMRI

10:34 : 13/03/2026
Para

Reshje të dendura, ja zonat më të prekura…

TË GJITHA

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom