• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Intervista e Haradinaj/ Ngjela zbulon gazetaren që përkrah politikën ruse…

15:09 : 13/02/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Spartak Ngjela përmes një postimi në rrjetet sociale e cilëson gazetaren Sonila Meço si një përkrahëse e politikës ruse.

Ngjela ka reaguar lidhur me intervistën që Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dha mbrëmjen e djeshme, ndërsa shkruan “e talli gazetaren Ramush Haradinaj, dhe ajo mbeti si një misionare sterile që nuk kuptonte me ligësi se çfarë është një kushtetutë”.

Komenti nga Spartak Ngjela

Kosova dhe Shqipëria është në të njëjtën situatë. Presioni ruso-serb kërkon destabilizim në të dy shtetet shqiptarë.

Kurse korrupsioni i lartë politik në Tiranë dhe në Prishtinë është hedhur i gjithë me të.

Lexo edhe:

Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

Një gazetare nga Ora News, një përkrahëse e politikës ruse pyeti mbrëmë kryeministrin e Kosovës, Haradinaj; dhe ky e bëri copë.

E talli gazetaren Ramush Haradinaj, dhe ajo mbeti si një misionare sterile që nuk kuptonte me ligësi se çfarë është një kushtetutë.

  1. Presioni ruso-serb është rritur më shumë edhe në Shqipëri por edhe në Kosovë. Sot ky presion po mundohet që të influencojë me të gjitha mjetet duke u mbështetur te korrupsioni i të dy shteteve shqiptarë. Në Kosovë presioni ruso-serb turbullon me ndërrim territoresh me anë të presidentit Thaçi dhe grupit të tij, kurse në Shqipëri me protestat e Saliut, ku kërkohet një destabilizim tërësor.

Në fakt kjo është e vetmja rrugë që korrupsioni i lartë politik në Tiranë mendon të shpëtojë nga goditja penale dhe nga aksionet e mëdha që priten të fillojnë me SPAK.

Gjithçka, nga korrupsioni i liderëve të Partisë Demokratike, po trajtohet në Shqipëri “si shpëtim nga Rama”, kurse në Kosovë si “një njohje tërësore e Kosovës nga vetë Serbia”. Që të dyja këto janë jashtë të vërtetës. Por a do ta përkrahin shqiptarët këtë lojë kaq antikombëtare që po bën në Shqipëri dhe në Kosovë korrupsioni politik shqiptar. Jo, asfare, do ta shihni që nuk mund të ketë më asnjë shpresë për korrupsionin politik shqiptar, sepse opinioni publik shqiptar nuk i pranon.

  1. Por, çfarë po kërkohet të arrihet dhe a do të mundet korrupsioni në Tiranë dhe në Prishtinë të realizojë diçka me këtë ndërmarrje?

Ajo që duhet theksuar është fakti që në këtë kohë korrupsioni opozitës në Tiranë nuk po vuan nga Rama, por nga shtrëngimi i lakut të antikorrupsionit. Kurse korrupsioni i Thaçit në Prishtinë nuk po kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, por shpëtimin nga akuza ndaj Gjykatës Speciale me anë të politikës serbe, duke i dhënë Serbisë Mitrovicën. Kjo është e vërteta. Por, a e dinë shqiptarët këtë? Sigurisht që e kanë kuptuar, prandaj dhe nuk po e përkrahin.

Po Rama?

Ky po luan me të gjitha mjetet që të justifikojë korrupsionin e tij, duke goditur veglat me të cilët ka zhvatur shtetin. Po me këtë, a mund të shpëtojë? Në fakt po kuptohet se herë beson se mund të shpëtojë, dhe herë-herë, jo.

Kjo është arsyeja që Rama e ka shpresën te destabilizimi që mund të sjellin në Shqipëri të korruptuarit e opozitës me protestën e datës 16 shkurt. Por po kuptohet që Rama shpreson edhe destabilizimin në Kosovë me faktin e kryer të ndërrimit të territoreve se dhe vetë, si një i pavlerë që është, u pozicionua edhe ky për ndërrimin e kufijve, madje në një formë paternale.

lll. Po në Kosovë?

Në Kosovë është më ndryshe se qëndresa e Kryeministrit Haradinaj shihet se e ka mundur plotësisht grupin Thaçi. Kryeministri i Kosovës është shumë i qartë, dhe ndërkohë po fiton terren dita-ditës e dora-dorës në raport me Serbinë. Ai në një krah bllokoi me qëndresë kushtetuese Thaçin, kurse në krahun tjetër po e shkatërron pushtetin e Vuçiçit me taksën 100 përqind të eksporteve serbe në Kosovë. Kjo është arsyeja që tensioni në të gjithë korrupsionin e lartë politik në Tiranë dhe në Prishtinë është shumë i ngritur. Por nuk ka mundësi të sjellë destabilizimin Shqipëri-Kosovë.

Ramush Haradinaj është shumë i qartë dhe mbrëmë e futi tërësisht në paralizë gazetaren shqiptare kur i tha se “shumë gazetarë e medja në Tiranë paguhen nga Rusia”.

Kryeministri i Kosovës mbrëmë në një orë iu tha shqiptarëve se shqiptarizmi është shumë i fortë. Dhe kjo është e vërtetë dhe shumë pozitive për momentin politik shqiptar.

Prandaj asgjë nuk mund të ndodhë me stabilitetin e të dy vendeve as nga Berisha e as nga Thaçi.

Po politika amerikane, a do t’i kërcënohet Berishës njëlloj siç iu kërcënua për Çadrën në vitin 2018?

Sigurisht që po. Dhe keni për të parë presionin amerikan, dhe sesi vetë hordhitë e Saliut do të humbasin nën presionin e frikës së brendshme që do të konstatoni te vetë Saliu.

Shqiptarët nuk mund ta përkrahin korrupsionin e lartë politik as në Shqipëri dhe as në Kosovë, dhe këto ditë ata do ta shohin vetë që politika anerikane nuk ka ndryshuar asnjë grimë në lidhje me përkrahjen e çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në të vërtetë në datën 16 shkurt keni për të parë realisht falimentimin tërësor të korrupsionit shqiptar të të dy krahëve të politikës së lartë në Shqipëri.

Etiketa: gazetareHaradinajngjela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë

12:48 : 03/10/2025
AKTUALITET

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

11:10 : 19/09/2025
AKTUALITET

Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: E papranueshme, minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar

13:54 : 17/09/2025
AKTUALITET

PS planifikon kufizimin e gazetarëve dhe mediave në Kuvend, AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

12:24 : 17/09/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

11:50 : 17/09/2025
AKTUALITET

I dhunoi në stadium/ Sinan Idrizi i shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara

16:40 : 14/09/2025
Para

Policët e hashashit dhe policët e seksit...

TË GJITHA

E rëndë në Korçë! 13-vjeçarja hidhet nga kati i 3-të i pallatit

15:53 : 04/10/2025

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

15:32 : 04/10/2025

Kryenin marrëdhënie seksuale në sy të nipërve të mitur, arrestohet halla dhe i dashuri i saj në Fier

15:12 : 04/10/2025

Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori

15:05 : 04/10/2025

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025

Bekim Halili u gjet i varur në Bruksel, mediat e huaja: Dyshohet viktimë e grupeve të drogës

14:45 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com