• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

08:40 : 27/07/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Një raport i brendshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH) mbi kompaninë ‘CFO Pharma” të Nadir Çaushollit përmban elementët e një skeme tipike të abuzimit me rimbursimin e medikamenteve. Një skemë që ka të paktën tre aktorë kryesorë: nis me Depot Farmacuetike, vijon me farmacitë dhe mbyllet me mjekët e familjes në poliklinika të ndryshme.

Raporti i dorëzuar në janar të vitit 2026 ishte vijim i një hetimi të nisur nga Prokuroria e Tiranës. Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata e kryeqytetit caktoi masa sigurimi për administratorin e “CFO Pharma”, Frigull Milla, ish-drejtorin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, Spartak Zeka, si edhe disa vartësve të të dy burrave në kompaninë private e institucionin publik.

Ata akuzoheshin për “falsifikim dokumentash” e “fshehje të të ardhurave”, me një dëm paraprak në shumën 700 mijë euro.

Lexo edhe:

Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave, shtohet fluksi në urgjencat pediatrike

Emri/ Tentoi të shiste makinat që i liheshin për riparim, arrestohet 37-vjeçari në Astir

Në foto: Pronari i CFO Pharma. Nadir Çausholli

Sipas hetimeve paraprake, dyshohej se kompania private dhe zyrtarët publikë kishin krijuar një skemë mashtrimi financiar për rimbursimin fiktiv të medikamenteve “Foster” dhe “Trimbow”.

Paralelisht me hetimin penal, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi edhe një hetim administrativ, në të cilin u zbuluan elementë që e thellonin edhe më tej skemën e dyshuar mashtruese.

Grupi i Kontrollit i Fondit konstatoi të njëjtën skemë fiktiviteti edhe me të paktën 6 medikamente të tjera. Sipas llogarive të institucionit, dëmi financiar me rimbursimin fiktiv arrinte në mbi 2.3 milionë euro.

Në foto: Raporti i Grupit të Kontrollit të Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Raporti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor evidentoi se pjesë e skemës së dyshuar ishin edhe të paktën 400 farmaci, të shpërndara në të gjithë Shqipërinë, por me intensitet më të lartë në kryeqytet.

Në hetimin administrativ u konstatua se medikamentet janë shënuar si të shpërndara në mënyrë fiktive në sasi shumë të mëdha, kryesisht tek dy farmaci, “Medigreen” dhe “Bioplus”, të menaxhuara “në hije” nga i njëjti personazh, Gazmend Aliaj, i arrestuar edhe më herët për një skemë fiktive mashtrimi me ilaçet.

Pas këtyre gjetjeve, zyrtarët e Fondit të Kujdesit Shëndetësor kanë kryer verifikimet edhe në “hallkën” e tretë të skemës, tek mjekët e familjes.

Mjekët e familjes, hallka e tretë e “skemës”

Në grupin e medikamenteve, për të cilat dyshohen se janë kryer shitje dhe shpërndarje fiktive, ekspertët e institucionit kanë veçuar medikamentin “Entresto”. Përzgjedhja nuk ishte rastësore.

Ky medikament shpërndahet në doza 50 mg dhe 100 mg dhe është një ilaç shumë i domosdoshëm për pacientët me sëmundje kardiake dhe sidomos ata që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në Raport thuhet se kontrolli është ushtruar tek 11 mjekë të familjes dhe kardiologë në Qendrat Shëndetësore nr. 1dhe nr.2 në Tiranë.

Gjatë kontrollit u konstatuan problematika të ndryshme, të cilat lidheshin pikërisht me shpërndarjen e medikamentit “Entresto”, i cili, sipas të gjithë skemës së dyshuar, besohet se është shpërndarë fiktivisht nga “CFO Pharma” tek farmaci të ndryshme dhe më pas gjendet i shënuar në receta, po ashtu të dyshuara “fiktive” nga disa mjekë familjeje.

Në raport citohen disa prej shkeljeve. “Mjeku i familjes, z. I. J., nuk zbatonte Sistemin e Referimit për pacientët që ai trajton me recete me rimbursim me Entresto…”.

Në disa raste të tjera është evidentuar e njëjta shkelje: “Zëvendësimi nga mjeku i familjes, i formë-dozës, i principit aktiv apo i sasisë së barit të përshkruar nga mjeku specialist. Kjo përbën një shkelje të rëndë profesionale, e cila cënon sigurinë e shëndetit të pacientit, besueshmërinë e tij tek sistemi shëndetësor dhe krijon potencialisht baza për mashtrim financiar ndaj FSDKSH-së (përfshirë manipulimin e inventarit dhe kosto të pajustifikuara)”.

Në foto: Pjesë nga Raporti i Kontrollit i FSKDSH

Rastet më të rënda janë evidentuar në aktivitetin e një mjeku familjeje, i cili, në kohën e kontrollit nuk jetonte më.

“Tek ish-zyra e kardiologut (tashmë i ndjerë), i cili kishte kontratë me Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 1, të rajonit të Tiranës, nuk u gjet asnjë kartelë apo dokument që të vërtetonte mënyrën se si këta pacientë kishin filluar mjekimin me Entresto”, thuhet në raportin e Grupit të Kontrollit të Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

“Incidenti” me Oficerët e Policisë Gjyqësore

Në Raportin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor evidentohet edhe mbi një incident të ndodhur gjatë kontrollit pranë mjekëve të familjes.

“Në datë 25.11.2025, në orën 13:55, gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e grupit të kontrollit për verifikimin e kartelave të pacientëve të përzgjedhur, në ambientet e zyrës së Drejtoreshës së QSH Nr. 2 u paraqitën dy shtetas, të cilët deklaruan se ishin Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës”, shkruajnë anëtarët e Grupit të Punës në raportin e tyre drejtuar titullarëve të institucionit.

Në vijim, në raport thuhet se “Oficerët e Policisë Gjyqësore shprehën qëndrimin e tyre lidhur me punën dhe prezencën e grupit të kontrollit, duke bërë me dije se çështja për të cilën po kryhej verifikimi ishte në proces hetimi nga Prokuroria e Tiranës”.

Raportin nuk jep detaje se cili ka qenë vijimi i “diskutimit” mes palëve. Megjithatë, fakti që oficerët e Policisë Gjyqësore kanë ndërhyrë në një hetim administrativ ngre disa pikëpyetje mbi qëllimin e vërtetë të mbërritjes së tyre.

Nuk dihet se nga kush janë njoftuar dhe cili ishte pretendimi që një hetim administrativ mund të cënonte një hetim penal. Gjithësesi, situata duket se ka kaluar pa pasoja të rënda, pasi Grupi i Kontrollit i Fondit të Kujdesit Shëndetësor ka arritur ta përfundojë raportin (paraprak), duke evidentuar edhe një seri shkeljesh.

LEXO EDHE:

Falsifikim dokumentesh e fshehje e të ardhurave, burg për administratorin e “CFO Pharma” dhe drejtorin e FSDKSH

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

Rimbursimi fiktiv i ilaçeve/ 400 farmaci “përfituese” të Nadir Çaushollit, në krye “BioPlus” e Gazmend Aliaj

Mashtrimi me ilaçet/ Drejtori i Fondit, Ilir Topi, injoron skandalin e CFO, rikthen kontratën me Nadir Çaushollin (dokumentet)

Etiketa: CFO PharmaFSKDSHGazmend Aliajmjekenadir caushollirimbursimi i barnavevjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave, shtohet fluksi në urgjencat pediatrike

09:45 : 26/07/2026
AKTUALITET

Emri/ Tentoi të shiste makinat që i liheshin për riparim, arrestohet 37-vjeçari në Astir

10:32 : 25/07/2026
AKTUALITET

Autor i 7 vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

13:47 : 23/07/2026
AKTUALITET

Vodhi 5000 € në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

19:19 : 21/07/2026
AKTUALITET

Me çekiç në duar tentoi të vidhte një market, arrestohet 14-vjeçari në Krujë

15:24 : 16/07/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

09:27 : 16/07/2026
Para

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

TË GJITHA

Pas 4 orësh grevë, rikthehet lëvizja në doganat greke

11:28 : 27/07/2026

Trafik droge nga Spanja drejt Finlandës, Apeli liron nga qelia Erind Agalliun

11:19 : 27/07/2026

Huaja 302 mln dollarë nga SHBA/ Berisha: Jemi pro, por nuk e votojmë!

11:10 : 27/07/2026

Nga fejesa te tragjedia me tre viktima, rrëfimi i plotë Rozalindës për orët e tmerrit

11:04 : 27/07/2026

Tensione në Kuvend për huanë 302 mln dollarë/ PD bllokon foltoren! Shtyhet seanca

11:01 : 27/07/2026

Sherr masiv në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

10:53 : 27/07/2026

Çmimet e shtrenjta, ngadalësohet ritmi i kursimeve, teksa familjet konsumojnë më shumë

10:50 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş