• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi me ilaçet/ Drejtori i Fondit, Ilir Topi, injoron skandalin e CFO, rikthen kontratën me Nadir Çaushollin (dokumentet)

09:57 : 13/06/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Drejtori i sapoemëruar i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, Ilir Topi, ka firmosur rikthimin e kontratës për “CFO Pharma”, një kompani në pronësi të Nadir Çaushollit, e dyshuar nga Prokuroria e Tiranës për krijimin e një skeme mashtruese me rimbursimin e medikamenteve në vlerën 700 mijë euro.

Në vendimin e siguruar nga “Boldnews.al” dhe që mban datën 11 qershor 2026, Topi urdhëron vartësit e tij që të rivendosin raportet me “CFO Pharma”, në “zbatim të vendimit nr. 45, dt. 26.05.2026 të Gjykatës Administrative të Apelit”.

Megjithatë, të dhënat zyrtare të siguruara nga redaksia tregojnë se Topi, i cili ka më pak se një muaj në krye të Fondit, ka injoruar tërësisht një raport të ri për “CFO Pharma”, ku dyshohet se mashtrimi arrin në të paktën 1.6 milionë euro të tjera.

Në 16 Tetor 2025, ish-drejtori i Fondit, Arti Papajani, firmosi ndërprerjen e kontratës me kompaninë e Çaushollit, në vijim të një hetimi administrativ, ku u zbuluan shkelje të rënda financiare me rimbursimin e dy medikamenteve, “Trimbow” dhe “Foster”. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Komisioni i Apelimit Administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo edhe:

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

Skemë mashtruese 700 mijë euro/ Skandali, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma të Nadir Çaushollit

Në foto: Urdhër i drejtorit të Fondit, Ilir Topi, për rikthimin e kontratës së “CFO Pharma”

Bazuar në një hetim penal të nisur pak më herët, si edhe në vijim të këtij akt-konstatimi, Prokuroria e Tiranës, në 4 nëntor 2025, urdhëroi arrestimin e ish-titullarit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH), Spartak Zekja, administratorit të “CFO Pharma” shpk, Frigull Milla, si edhe u aplikuan masa sigurimi më të lehta për disa punonjës të kompanisë farmacuetike dhe zyrtarë të institucionit shtetëror.

Paralelisht me hetimin penal, kompania “CFO Pharma” kundërshtoi në Gjykatën Administrative vendimin e Fondit për anulimin e kontratës.

Trupa gjykuese e shkallës së parë e rrëzoi ankimin e kompanisë së Çaushollit në 4 nëntor 2025, saktësisht në të njëjtën ditë që prokuroria e Tiranës zbatoi masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e kryeqytetit.

Ndërkohë, “CFO Pharma” e ankimoi vendimin e ndërprerjes së kontratës në Apelin Administrativ. Trupa gjykuese, e drejtuar nga Eriol Roshi, pranoi në fund të majit kërkesën e kompanisë së Çaushollit, duke vendosur “pezullimin e ekzekutimit të Vendimit nr. 9, datë 27.10.2025 i Komisionit të Apelimit Administrativ”, i cili kishte vendosur ndërprerjen e kontratës ndërmjet Fondit të Kujdesit Shëndetësor dhe “CFO Pharma”.

Gjykata argumentoi se ndërprerja e kontratës ndërmjet Fondit të Kujdesit Shëndetësor dhe depos farmaceutike “CFO Pharma” “do të sjellë mungesë të barnave në treg dhe pacientët do të mbeten pa marrë medikamentet e nevojshme për kurim”, megjithëse në tregun shqiptar operojnë shumë depo farmaceutike të tjera.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ (maj 2026)

Po ashtu, Gjykata e Apelit Administrativ sjell në vëmendje se “CFO Pharma” ka kontratë furnizimi me Burgun e Fierit. Sipas gjyqtarit, ndërprerja e kontratës mes Fondi dhe kompanisë së Çaushillit “cënon interesin publik, pasi dëmi që po i vjen pacientëve, si në rastin e atyre të Institutit të Ekzekutimit të Veprave Penale, Fier të cilët nuk kanë burim tjetër nga ku mund të marrin medikamentet”.

Ky argument i gjykatës duket i çalë, për faktin se ndërprerja e kontratës me CFO Pharma ka ndodhur në Tetor 2026 dhe, përgjatë këtyre 6 muajve, nuk duket e besueshme që Burgu i Fierit të mos ketë gjetur rrugë alternative për të siguruar jetën dhe shëndetin e “banorëve” të tij të përkohshëm.

Megjithatë, mbi bazën e këtij vendimi gjyqësor, drejtori aktual i Fondit, Ilir Topi, urdhëroi zbatimin e tij, rrjedhimisht, rikthimin e kontratës me kompanisë e Çaushollit. Megjithëse në dukje, vendimi i Topit ishte një detyrim i urdhëruar nga gjykata, veprimi i tij është tërësisht i dyshimtë dhe favorizues ndaj kompanisë së Nadir Çaushollit.

“Injorimi” i skandalit

Ilir Topi u emërua në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në mesin e muajit maj 2026 dhe një ndër urdhërat e tij të parë ishte pikërisht rikthimi i kontratës me kompaninë “CFO Pharma”, të dyshuar sit ë përfshirë në skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve.

Në foto: Drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, Ilir Topi

Kompanisë “CFO Pharma” iu ndërpre kontrata nga drejtori paraardhës, Papajani, për shkeljet e gjetura në Tetor 2025 për rimbursimin e dy medikamenteve, “Foster” dhe “Trimbow”.

Por, Fondi ka vijuar me verifikimet për veprimtarinë e “CFO Pharma” edhe për aktivitetin e saj me rimbursimin e disa medikamenteve të tjera.

Një raport pjesor, i miratuar në janar të vitit 2026, arriti në konkluzionin se “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit dyshohet se ka aplikuar të njëjtën skemë mashtruese edhe për të paktën 8 medikamente të tjera.

Në dokumentin që është ende duke u lexuar nga “Boldnews.al” dhe që do të jetë subjekt i një publikimi të mëvonshëm, grupi i kontrollit nga Fondi ka zbuluar se skema e dyshuar mashtruese, e ndërtuar nga “CFO Pharma”, ka një vlerë disa herë më të lartë se sa shuma 700 mijë euro që ka konstatuar deri më tani hetimi i Prokurorisë së Tiranës.

Në foto: Raporti “i injoruar” nga drejtori i ri i Fondit për “CFO Pharma”

Në raportin e auditimit zbulohen mekanizmat për furnizimin fiktiv të depos së “CFO Pharma” me disa medikamente të ndryshme nga kompanitë bashkëpunëtorë të saj, si edhe se si skema shtrihej në një rrjet të gjerë farmacish e mjekësh familjeve.

Ky raport, për shitje “fiktive” të 8 medikamenteve të tjera, të cilët nuk ishin të përfshirë në auditimin e Tetorit 2025, gjendet në tavolinën e drejtorit aktual të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, Ilir Topi.

Gjetjet vlerësohen të nivelit të rëndë dhe mund të ishin të mjaftueshme që drejtuesi i Fondit të riaplikonte sërish masën e ndërprerjes së kontratës me “CFO Pharma”.

Por, mesa duket, kreu i institucionit, Ilir Topi, nën argumentin e zbatimit të vendimit të Gjykatës për të pezulluar vendimin për ndërprerjen e kontratës për dy medikamente, ka injoruar gjetjet e stafit të tij për skemën e dyshuar mashtruese të kompanisë së Çaushollit, edhe për 8 medikamente të tjera.

LEXO EDHE:

Mashtrimi me ilaçet/ Nadir Çausholli fiton milionat, Prokuroria e Tiranës arreston vartësit

Falsifikim dokumentesh e fshehje e të ardhurave, burg për administratorin e “CFO Pharma” dhe drejtorin e FSDKSH

 

Etiketa: CFOCFO PharmaIlir TopiMashtrimi me ilaçetnadir causholli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

17:23 : 05/06/2026
AKTUALITET

Skemë mashtruese 700 mijë euro/ Skandali, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma të Nadir Çaushollit

11:02 : 15/03/2026
AKTUALITET

Mafia e ilaçeve/ Si FSDKSSH mbulon barnat e skaduara të depove farmaceutike, zbardhet raporti

17:31 : 13/02/2026
AKTUALITET

Mashtrimi 700 mijë euro/ Nadir Çausholli i lirë, vetëdorëzohet administratori i “CFO Pharma”, Frigul Milla

10:34 : 04/12/2025
AKTUALITET

Autobusët e Nadir Çaushollit vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Shteti hesht

11:08 : 01/12/2025
AKTUALITET

Mashtrimi 700 mijë euro / Vartëset nxjerrin zbuluar Nadir Çaushollin: “Pronare në letra, kontrollin e ka CFO Pharma”

10:21 : 14/11/2025
Para

Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

TË GJITHA

Shpërndanin kokainë në lagjet Tiranës, vihen në pranga katër persona

11:16 : 13/06/2026

Redon Xhixha pas rinovimit të kontratës: Tirana e re lufton për titullin

11:01 : 13/06/2026

Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet

10:44 : 13/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje shkon në 50 deputetë

10:28 : 13/06/2026

Pas sherrit tentoi të përplasë me makinë 4 persona, shoferi akuzohet për “vrasje me dashje në tentativë”

10:20 : 13/06/2026

Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

10:05 : 13/06/2026

Mashtrimi me ilaçet/ Drejtori i Fondit, Ilir Topi, injoron skandalin e CFO, rikthen kontratën me Nadir Çaushollin (dokumentet)

09:57 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetholiganbetcasibomcratosroyalbet girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet