• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

16:00 : 24/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Sezoni turistik në Shqipëri prej vitit 2019 është tanimë në vëmendjen e të gjithëve. Çfarë do të ndodhë? A do të vijojë Shqipëria ta ruajë vendin që fitoi në këto vite apo, pas “zbulimit”, do të vijë zbehja?

“Ruajmë numrat që kemi pasur vjet në këtë kohë. Dy vitet e fundit nuk janë boom-i i të huajve që patëm në 2022-2023, por jemi rikthyer sërish te shqiptarët që jetojnë në diasporë apo shqiptarët e Kosovës, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë vijnë më së shumti në fundjavë.”

Kjo është përvoja e menaxheres Armela M., e cila punon prej një dekade tashmë në një nga resortet më të mëdha në Drimadhë.

Sezoni i këtij viti ka nisur me polemika. Në njërën anë kanë qenë tur-operatorët dhe kryeministri Edi Rama, të cilët kanë ngritur shqetësimin se anulimet e këtij viti janë rritur, duke shigjetuar protestën që po zhvillohet në Tiranë prej më shumë se 50 ditësh. Nga ana tjetër, shifrat e deritanishme tregojnë se Shqipëria po regjistron hyrje rekord të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

Për disa vite, qeveria e ka quajtur arritje numrin e hyrjeve në kufi, por a është ky suksesi i një sezoni?

Lexo edhe:

“Monologu i Flamingove”/ Rama sherr me Braçen. Deputeti: Emëron anonimë. Kreu i PS: “Mbylle gojën, dil jashtë”

“Atë nënën e përdhu*uan”/ Berisha nxjerr videon e Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner

“Kemi një rritje mesatare prej 7 për qind në periudhën janar-qershor, por shqetësuese është luhatja e ritmit. Maji shënoi rritje 16 për qind, ndërsa qershori vetëm 1.5 për qind. Nga komunikimi me përfaqësuesen që mbulon Shqipërinë në Booking, më është konfirmuar se për Tiranën ka anulime rezervimesh në vazhdim deri në gusht”, thotë Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë.

Sipas tij, protestat e zgjatura mund të kenë ndikuar në perceptimin e turistëve, ndërsa shton se edhe konflikti në Lindjen e Mesme ka sjellë anulime në disa tregje të organizuara.

Por Migen Qiraxhiu nga Qëndresa Qytetare, i cili prej 54 ditësh është pjesë e protestës së quajtur “Revolucioni i Flamingove”, e sheh këtë si një alibi të Kryeministrit:

“Qeveria dhe kryeministri Rama duken shumë të lumtur dhe po shikojnë një mundësi të artë që faturën e një viti që nuk garanton rekorde në turizëm t’ia kalojnë qytetarëve, duke bërë përgjegjës protestuesit. Pra, pasi edhe vetë kryeministri vitin e kaluar denonconte rritjen e çmimeve pa rritje të cilësisë në turizëm, duket se mungesës për rregullimin e këtij fenomeni këtë vit ia ka gjetur fajtorin. Them të mundshme, sepse edhe në këtë fazë jemi në abuzim me deklaratat, pasi për të folur për një dëm real duhen të dhëna konkrete.”

Sipas INSTAT, vetëm gjatë muajit maj 2026 në Shqipëri hynë 1.880.161 shtetas shqiptarë dhe të huaj, 12.2 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërsa pritet të publikohet muaji qershor, kohë kur edhe ka nisur protesta.

Nga ana tjetër, për ish-zv.ministren e Turizmit, Ornela Çuçi, hyrjet nuk duhet të konsiderohen sukses, por duhet parë më tej:

“Sot sfida është krejt tjetër. Jo të kemi sa më shumë turistë, por të kemi turistë që qëndrojnë më gjatë, shpenzojnë më shumë dhe largohen me dëshirën për t’u rikthyer. Kjo është ajo që e bën turizmin një motor të zhvillimit dhe jo thjesht një statistikë sezonale.”

Me një vëzhgim të ACQJ në plazhet kryesore si Shëngjini, Tale, Durrësi dhe Vlora, Shqipëria vijon të tërheqë fluks të lartë vizitorësh.

Të dhënat na tregojnë se pjesën më të madhe e zënë turistët rajonalë.

Vetëm nga Kosova regjistrohen rreth 4.6 milionë hyrje në vit, ndërsa nga Maqedonia e Veriut rreth 750 mijë. Pas tyre renditet diaspora shqiptare që jeton në vendet e Bashkimit Europian, një treg që vazhdon të mbetet vendimtar për sezonin veror.

Diskutimi që ende vijon prej vitesh është nëse hyrjet në kufi janë matës i sezonit.

Për operatorët e turizmit, numri i hyrjeve nuk tregon gjithmonë gjendjen e vërtetë të këtij sektori.

Më shumë sesa numrat apo statistikat, matës duhet të jenë të ardhurat, netët e qëndrimit, madje edhe sa për qind e tyre rikthehen.

Topuzi e përshkruan turizmin si “një bursë digjitale besimi”, ku një lajm negativ apo një perceptim për pasiguri mund të ndikojë menjëherë në rezervime. Sipas tij, Shqipëria ende nuk e ka konsoliduar plotësisht pozicionin si destinacion ndërkombëtar dhe, për këtë arsye, është më e ndjeshme ndaj zhvillimeve politike apo gjeopolitike.

Por për Migen Qiraxhiun, një protestë qytetare është një lajm i mirë dhe jo një lajm negativ:

“Deri më tani ato mbeten më shumë një deklaratë politike sesa një përfundim ekonomik.

Një protestë qytetare, sidomos kur është paqësore, nuk mund të përdoret si alibi për problemet strukturore të sektorit. Përkundrazi, një vend demokratik që lejon qytetarët të protestojnë nuk është domosdoshmërisht më pak tërheqës për turistët.”

Përtej diskutimit mbi protestat, ky sektor duket se vuan nga probleme që nuk lidhen me një sezon të vetëm.

Më e rëndësishmja është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, e cila mbetet një nga shqetësimet kryesore. Sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë, sezonaliteti e bën të vështirë mbajtjen e punonjësve të trajnuar gjatë gjithë vitit, ndërsa bizneset përballen çdo verë me mungesë stafi.

Një tjetër problem lidhet me strukturën e ofertës turistike. Shqipëria ka vetëm rreth 1% të kapaciteteve akomoduese në hotele me katër dhe pesë yje apo resorte, ndërsa pjesa dërrmuese e akomodimit realizohet përmes apartamenteve me qira ditore. Sipas Topuzit, kjo krijon një disproporcion që kufizon mundësinë për të tërhequr turistë me fuqi më të lartë shpenzuese dhe e mban sektorin të orientuar kryesisht drejt turizmit me kosto të ulët.

Edhe infrastruktura vijon të mbetet një pikë e dobët. Bllokimi i rrugëve gjatë sezonit, mungesa e parkimeve, transporti publik i kufizuar, rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve, apo impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura janë probleme që, sipas operatorëve, rrezikojnë të dëmtojnë përvojën e vizitorëve.

Por, mbi të gjitha, për ish-zv.ministren e Turizmit, menaxhimi i territorit mbetet jetik në këtë industri:

“Një element që tashmë na u bë më evident se kurrë është menaxhimi i territorit. Turizmi nuk ndërtohet vetëm me hotele. Ndërtohet me plazhe të pastra, me qytete funksionale, me trashëgimi kulturore të ruajtur, me natyrë të mbrojtur dhe me komunitete lokale që përfitojnë nga zhvillimi.”

Një tjetër debat që nuk ndalet është ai i çmimeve. Për vite me radhë, Shqipëria është promovuar si një destinacion më ekonomik se vendet fqinje. Por kjo diferencë po ngushtohet.

Sipas Topuzit, rritja e kostove të punës, energjisë dhe furnizimeve, si edhe zhvlerësimi i euros ndaj lekut gjatë viteve të fundit, kanë rritur kostot për turistët, veçanërisht për vizitorët nga Kosova. Megjithatë, ai thotë se Shqipëria mbetet ende 15 deri në 45 për qind më e lirë se Greqia, 25 deri në 45 për qind më e lirë se Mali i Zi dhe dukshëm më konkurruese se Kroacia.

Për ekspertin e turizmit Ferjolt Ozuni, problemi është te qëndrueshmëria e modelit aktual. Sipas tij, vetëm rreth 3 për qind e vizitorëve rikthehen në Shqipëri për herë të dytë. Ky është një sinjal se vendi vazhdon të tërheqë turistë të rinj, por ende ka vështirësi t’i kthejë ata në vizitorë besnikë.

Në nivel vendor, bashkitë po përpiqen të përballojnë fluksin në rritje. Bashkia Lezhë thotë se këtë sezon ka ndërmarrë masa për menaxhimin e trafikut, monitorimin e çmimeve të shezlongëve dhe çadrave, riorganizimin e sistemit të pastrimit pa kosha publikë, shtimin e kontrolleve në terren dhe forcimin e sigurisë në zonat turistike. Po ashtu, janë kufizuar lëvizjet e mjeteve të rënda gjatë sezonit dhe janë shtuar kamerat e monitorimit në vijën bregdetare të Shëngjinit.

Diskutimi i sezonit turistik këtë vit është përqendruar te protesta, e cila vijon, por duket qartë se problemet lidhen më shumë me mungesën e qartësisë se çfarë modeli duhet të ndjekë vendi në këtë sektor. Episodi i vitit të kaluar, kur në pikun e sezonit në një nga zonat më të vizituara, siç është Thethi, qeveria nisi një aksion për prishjen e objekteve pa leje, apo episode të ngjashme të përsëritura në Himarë e Vlorë këtë vit, si edhe elementë të tjerë, si zgjatja e pafundme e punimeve në akset nyje që lidhen me zonat turistike, duket se kanë efekt negativ në sektorin e turizmit më shumë sesa protesta, e cila vijon të jetë e përqendruar në qendër të kryeqytetit edhe sot, pas 50 ditësh, pa asnjë incident apo episod problematik.

Zhvillimi i turizmit nuk mund dhe nuk duhet të jetë sporadik apo episodik. Për të qenë afatgjatë dhe i suksesshëm, ai duhet të bazohet në strategji të qarta që përkojnë me nevojat dhe potencialin e vendit. /ACQJ

Etiketa: Edi Ramaqeveriaturizem

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

“Monologu i Flamingove”/ Rama sherr me Braçen. Deputeti: Emëron anonimë. Kreu i PS: “Mbylle gojën, dil jashtë”

16:43 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Atë nënën e përdhu*uan”/ Berisha nxjerr videon e Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner

16:32 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Flamingot” jehonë në mediat e huaja/ The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për largimin e Ramës

14:55 : 24/07/2026
AKTUALITET

Një prerje në besë e “Shqipërisë së re”

13:52 : 24/07/2026
AKTUALITET

Protesta/ Rama “iu lëshohet” socialistëve: Fajin e ka administrata

13:23 : 24/07/2026
AKTUALITET

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

13:04 : 24/07/2026
Para

Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec

TË GJITHA

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në Rumani: Avionët aleatë ndërhynë pas shkeljes së hapësirës ajrore

18:26 : 24/07/2026

9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit

18:13 : 24/07/2026

VIDEO skandaloze/ Miu xhiro në koridoret e Spitalit të Traumës

18:04 : 24/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

18:00 : 24/07/2026

Tërhiqen rebelët Huthi: Nuk do ta mbyllin Ngushticën Bab el-Mandab për në Detin e Kuq

17:48 : 24/07/2026

Një zjarr i madh përfshin fshatin Pilur në Himarë

17:37 : 24/07/2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

17:24 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom