Qytetarët vijuan marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës, në ditën e 54-t të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur edhe pranë godinës së Parlamentit.
Gjatë kalimit protestuesit hodhën thirrje kundër deputetëve, duke e cilësuar institucionin si “parlament të krimit” dhe duke përsëritur mesazhet e tyre kundër klasës politike.
“140 deputetë, të gjithë analfabetë!”, ishte një prej thirrjeve të brohoritura nga qytetarët, të cilët akuzuan ligjvënësit se nuk përfaqësojnë interesat e tyre.
Marshimi vijoi me thirrjet që tashmë janë bërë pjesë e protestës së përditshme, si “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Kujtojmë se edhe paraditen e sotme u zhvillua një protestë për disa orë Parlamentit, ku përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë sollën edhe shoqërime të disa protestuesve, pasi ata tentuan të godisnin me vezë deputetët gjatë hyrjes së tyre në seancë.














