Numri i protestuesve të shoqëruar nga policia ka shkuar në 12, pas protestës së zhvilluar pranë Kuvendit, ku po mbahet seanca e fundit plenare.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë nisën gjatë zhvillimit të protestës, ndërsa brenda godinës vijonte seanca parlamentare.
Situata u tensionua në disa momente, duke sjellë ndërhyrjen e efektivëve.
Policia ka nisur shoqërimet që në orët e para të mëngjesit, ndërsa deri në këto momente janë shoqëruar 12 persona.














