Qytetarët janë mbledhur këtë të enjte para godinës së Kuvendit, në të njëjtën ditë kur zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.
Me pankarta në duar, protestuesit kanë marshuar drejt Kuvendit, duke brohoritur slogane si “Parlamenti i krimit”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni!”, ndërsa presin mbërritjen e deputetëve në Kuvend, pak para nisjes së seancës plenare.
Aktivistët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa kanë paralajmëruar forma të tjera proteste.
Protesta zhvillohet paralelisht me seancën e fundit plenare të Kuvendit, e cila pritet të shoqërohet me diskutime mbi raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë dhe një sërë projektligjesh të parashikuara në rendin e ditës.














