Partia Demokratike, e cila ka bojkotuar dy seancat e fundit plenare, sot vendosi të marrë pjesë në seancë pas disa orësh mbledhje me Grupin Parlamentar.
Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetët që të përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare.
Ndërkohë tashmë ata janë nisur drejt Kuvendit për të marrë pjesë në punime.
Berisha dhe demokratët janë futur në Parlament nga porta e Akademisë së Shkencave, ndërkohë që kanë shmangur hyrjen kryesore të parlamentit.
Berisha është shfaqur në krye të demokratëve dhe ka përshëndetur mediat me dy gishta lartë.














