Automjetet e Bledi Çuçit dhe Mirela Kumbaros janë qëlluar me vezë nga protestuesit të mbledhur përpara Kuvendit në nisje të seancës plenare.
Qytetarët i shënjestruan automjetet në momentin që ata hynë brenda rrethimit të Kuvendit.
Qytetarët kanë rreth një orë që janë mbledhur përpara Kuvendit për të pritur deputetët.
Ata janë “armatosur” me vezë, në të cilat kanë shkruar edhe emrat e ligjvënësve dhe të kryeministrit Edi Rama.
“Parlamenti i krimit”, “Nuk na përfaqësoni”, janë disa nga thirrjet.














