Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Vaun e Dejës, duke arrestuar një 38-vjeçar që transportonte një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.
Në pranga ra shtetasi Euglen Buraku, 38 vjeç, banues në Spitallë të Durrësit, ndërsa u shpall në kërkim E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor.
Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, policia ndaloi automjetin me të cilin lëvizte i dyshuari.
Nga kontrolli u gjet dhe u sekuestrua mina me telekomandë, e lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.
Po ashtu u sekuestruan automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.














