• Kontakt
Thursday, July 2, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

12:42 : 02/07/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati   

Askush nuk mund të vërë bast se kur do të bjerë Edi Rama, por tani të gjithë e dinë se kurba e rënies së tij është e pakthyeshme. Për të kuptuar këtë, më shumë se gjithçka, na shërben portreti që po skicohet në shtypin perendimor për kryeministrin tonë, që prej ditës kur në Shqipëri filloi ai që më pas u emërtua si revolucioni i flamingove.

Në këtë muaj të bekuar, që nisi me tërheqjen zvarrë të një protestuesi në Zvërnec, për tu fuqizuar në mënyrë progresive në buvevardin e Tiranës, shumë gjëra kanë ndryshuar. Prej dy dekadash, autokrati që sundon me dorë të hekurt Shqipërinë, përshkruhej nga gazetarët e huaj si artisti që i dha ngjyra një kryeqyteti të zymtë, si lideri që kishte shancin ta nxirrte popullin e tij nga obskurantizmi, si udhëheqësi vizionar që do ndërtonte paqen rajonale, si njeriu të ciliti iu dha shnaci të bënte vendin e tij pjesë të familjes së madhe evropiane.

Kjo kartolinë është shkrumbuar në mënyrën më spektakolare të mundshme vetëm brenda 30 ditëve. Sot Edi Rama po shpërfaqet me forcën e gjithë asaj që ai ka tentuar ta fshehë ndër vite. Në dhjetra artikuj të New York Times, The Guardian, Politico, The Times, CNN, Der Spiegel, Le Monde, që kanë folur për ne, me një denduri që nuk ishte parë që prej vitit të mbrapshtë 1997, ai përshkruhet si një politikan që ka favorizuar pabarazinë përpala ligjit, korrupsionin institucional dhe u ka dhënë prioritet oligarkëve lokalë.

Nga kampioni që reket të integrojë vendin në BE, Rama po vizatohet si pengesa më e madhe për realizimin e kësaj sfide. Bibla e të majtës britanike The Guardian, citoi disa deputetë që alarmonin për rrezikun e dëmtimit të aspiratave të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Le Monde e tregonte protestën si një reagim kundër një sistemi të dominuar nga oligarkë dhe fryt i marëdhënieve të errëta të biznesit me pushtetin. Jo rastësish kjo gazetë citonte manifestues që e vizatonin kryeministrin si dikë që sillet sikur vendi të ishte pronë e tij. Britanikia The Times e raportonte revoltën e të rinjve pa parti si një lëvizje kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes. Reuters që theskonte faktin se mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministritt e arsyetonte këtë thitrrje me pakënaqësinë ndaj qeverisjes.

Lexo edhe:

Tensionet jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar, protestuesit mblidhen në Komisariatin nr.4

Peleshi tenton të dalë nga Kuvendi, protestuesit e godasin me ujë e vezë! Makina detyrohet të kthehet pas

Në një testim që redaksia e Lapsi.al bëri disa ditë më parë në aplikacionet e kërkimit me inteligjencë artificiale aty dilte qartaz dhe prerë se imazhi mediatik i ndërtuar me mund, para, dhe PR, për vite me radhë, është shembur vetëm brenda pak kohe kur u përball me pasqyrën e lëvizjes qytetare.

Deri diku, të gjitha këto edhe mund të justifikohen. Në çdo vend dhe ndaj çdo qeverisjeje mund të ketë një pjesë të shoqërisë që ankohet për abuzimin me pushtetin, arrogancën në ushtrimin e tij dhe tendencën për të anashkaluar ligjin. Por ajo që nxori në pah revolucioni i flamingove, lupa që ai fokusoi mbi aferën e Zvërnecit, nuk dëshmoi vetëm tendencën për të shitur llokma Shqipërie, si një mënyrë për të përfituar mbështetje ndërkomëtare në Shtëpinë e Bradhë, as vetëm ligjin e pashkruar të marveshjeve okulte me oligarkë të cilët kanë ‘carta bianca” për të nënshtruar hipotekat, gjykatat, policinë dhe çdo segment tjetër të shtetit.

Këtë herë sfida u bë më e madhe. Falë edhe dosjeve të SPAK, që “rastësisht” rrodhën porsa shpërtheu protesta, ne morën konfirmimin për kriminalizimin deri në palcë të sistemit tonë ekonomik, që ushqehej me paratë e kokainës që prodhohej në Amerikën Latine për tu shitur më pas në kontinentin e vjetër.

Kullat e firmosura nga Rama, biznesmenët e tij të preferuar, star arkitektët e afishuar në “Albanian files”, dolën se ushqeheshin nga fluksi i parave të pista të kokainës.

Pikërisht ky fenomen, i cili nga laguna e Nartës shpërndahej si njollë vaji në gjithë hartën e vendit, pushtoi për herë të parë me forcë mediat ndërkombëtare. Edi Rama u pyet, në mënyrë të drejtëpërdrejtë, nga Financial Times, nëse ai ishte një padrino (Godfather). Ndonëse ai iu përgjigj qytarëve të vet me një “Fuck You”, kjo nuk e pengoi një media tjetër, të përditshmen e referencës në SHBA, New York Times të ngrinte pikpyetjen se si qe e mundur që një njeri i dyshuar si narkotrafikant, Artur Shehu, të përfshihej në një projekt ku implikohej familja e presidentit të SHBA.

Ajo nuk e dekurajoi britaniken “The Times” të aludonte se përfshirja e personave të implikuar në pastimin e parave nuk qe krejt e rastësishme. “Projekti i lidhur me Kushnerin është shndërruar në një simbol të zemërimit ndaj korrupsionit dhe depërtimit të kapitalit me origjinë të dyshimtë”, shkruante kjo gazetë.

Pra pyetja e parë që të vjen ndër mend, kur përballesh me këtë ndryshim radikal të mediave ndërkombëtare është: a do qe e mundur që-, nëse të rinjtë shqiptarë s’do të kishin dalë në rrugë -, të skicohej ky portret i Edi Ramës, krejt i kundërt nga ai që ishte raportuar për vite të tëra?

Përgjigjja vetëkuptohet. Revolucioni i falamingove u bë varrëmihësi i klishesë të politikanit artist. Ky profil, i ngritur me shumë para, lobim dhe sjellje tinzare ia la vendin dyshimit se mos e gjitha kjo ka qenë ana e dukshme e një medalje që donte të fshihte mbajtjen e pushtetit dhe mbijetesën e ekonomisë në aleancë me narkotrafikun. Teza që artrikulohej prej kohësh në Shqipëri, ajo e një ekonomie informale, që shërbente për të ushqyer sistemin, për të kontrolluar mediat, për të blerë zgjedhjet, të gjitha këto nën maskën e një zhvillimi të remë, të dizenjuar në bashkëpunim me studiot arkitekturore me rënome ndërkombëtare, më në fund hodhi rënjë edhe në TV dhe gazetat më të mëdha të perëndimit.

Ky është një nga efektet më të spikatuara të lëvizjes që filloi në Zvërnec për ta tejkaluar atë. Ajo vizatoi përpara syve të botës portretin e një Edi Rame tjetër. Prandaj dhe historianët që do ta përshkruajnë një ditë shembjen e këtij regjimi duhet ta mbajnë shënim këtë datë. Sepse pikërisht këtu filloi krisja e legjitimitetit ndërkombëtar, të një autokrati që e përdorte këtë fasadë si mjet për të sunduar popullin e vet./ Lapsi.al

Etiketa: Albanian filesAndi BushatiEdi Ramapiktoriprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tensionet jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar, protestuesit mblidhen në Komisariatin nr.4

13:56 : 02/07/2026
AKTUALITET

Peleshi tenton të dalë nga Kuvendi, protestuesit e godasin me ujë e vezë! Makina detyrohet të kthehet pas

12:33 : 02/07/2026
AKTUALITET

“La Libre”: Rama gjithnjë e më i izoluar, protestat trondisin regjimin në Shqipëri

12:24 : 02/07/2026
AKTUALITET

Spiropali ‘thumbon’ Ramën: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

12:11 : 02/07/2026
AKTUALITET

Protestuesit ngjisin pankarta në rrugët e Tiranës, në shënjestër artistët e “përkëdhelur” të qeverisë

11:36 : 02/07/2026
AKTUALITET

‘Fletrrufe digjitale’: Shënjestrimi i protestuesve nga Edi Rama ngre shqetësime

11:11 : 02/07/2026
Para

Tensione para Parlamentit, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

TË GJITHA

KLP hap garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, 30 ditë afat për shpalljet e kandidaturave

15:06 : 02/07/2026

“Kush je ti?!”/ Protestuesit dëbojnë nga Komisariati nr.1 Balliun, Kaprin, e Muçin: Ik, shporruni!

14:58 : 02/07/2026

Përshkallëzohet protesta te Kuvendi, policia sulmon me gazlotsjellës qytetarët. Deputetët goditen me vezë

14:45 : 02/07/2026

“Uragani” Kane nuk përmbahet me Anglinë, sulmuesi kalon Pelen, në “shënjestër” Gerd Muller

14:33 : 02/07/2026

Vala e të nxehtit në Francë, qytetarët mësyjnë dyqanet! Dhunë dhe shkatërrim për një kondicioner

14:25 : 02/07/2026

Tentoi të kalonte kufirin me një shtetase të fshehur në valixhe, arrestohet francezi në Muriqan

14:15 : 02/07/2026

REL: Inteligjenca artificiale pa kontroll në Ballkanin Perëndimor

14:12 : 02/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com