Nuk janë vetëm Messi, Mbappé e Haaland në këtë Botëror, por edhe Harry Kane.
Kapiteni i anglezëve me një formë të jashtëzakonshme po udhëheq ekipin e tij drejt sukseseve me golat e realizuar, pesë deri më tani.
Sulmuesi përmbysi sfidën me Republikën Demokratike të Kongos dhe ishte përcaktues edhe ndaj Kroacisë e Panamasë.
Harry Kane po tregon se është dëshira e çdo trajneri dhe Thomas Tuchel di si t’i marrë më të mirën.
13 gola deri më tani për “uraganin” Kane në Kupën e Botës, më mirë se Pelé dhe vetëm një gol larg Gerd Müller.
Ndërsa në këtë sezon me Anglinë dhe Bayern Munich është në kuotën 72, më rezultativi në të gjithë globin, i dyti më i mirë në histori pas 82 golave të realizuar nga Messi në sezonin 2011–2012.
Në Angli po kërkojnë me ngulm që trofeu i Kupës së Botës të kthehet në shtëpi dhe shpresat po i mbështesin te Harry Kane.














