Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të marte në fshatin Risili, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Si pasojë e përplasjes, të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.













