Shkëlzen Bushi, Dritan Goxhaj, Mandi Jatagani, Erjon Taipi dhe Asim Prengzi rezultojnë se janë pesë protestuesit e shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pas tensioneve të regjistruara përpara Parlamentit.
Menjëherë sapo këta protestues u shoqëruan, turma u organizua dhe u drejtua para Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, duke u bërë thirrje publike edhe avokatëve që mund të marrin përsipër mbrojtjen që të shkonin atje.














