• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe të pastrimit të produkteve të veprës panelë.

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar detaje nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj grupit.

ROLI I DRITAN GJIKES

Një personazh jo më pak i rëndësishëm, në të gjithë këtë histori është edhe Dritan Gjika. I cilësuar sot me të drejtë si një nga narkotrafikantët më të mëdhenj në botë. Shqiptari nga Shkodra, i cili edhe pse e filloi vonë karrierën e tij në trafikimin e lëndëve narkotike, kjo nuk e pengoi atë që të kthehej në harkun e pak viteve në një nga narkotrafikantët më të kërkuar, me një pasuri që vlerësohet në 51 milion euro. 49-vjeçarit nga Shkodra ka mbetur gati i panjohur edhe pse duket e habitshme se si një burrë mbi të 30-tat si ai, arriti të zhvendosej në këtë moshë në

Ekuador dhe nga aty në harkun e pak viteve të kthehej në një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të globit, me një pasuri prej 51 milion euro.
49-vjeçari, për të cilin kishte dy kartela të kuqe njoftimesh nga Interpoli, në akuzat për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale.
I cili pas një jete të gjatë, gati 19 vjeçare në aktivitetin e drogës u ndalua në Emiratet e Bashkuara Arabe, falë një operacioni të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me kolegët e tyre në Abu Dhabi dhe në Spanjë. Dritan Gjika, banesa e të cilit në një lagje luksoze në periferi të Guajakil në Ekuador, kishte qenë subjekt i kontrolleve të policisë në shkurtin e vitit 2024
Por pavarësisht kësaj, ai nuk ishte gjendur brenda vilës. Aty ku të vetmet që pritën policinë ishin gruaja dhe vajzën e tij të vogël, si edhe shumë armë zjarri.

Lexo edhe:

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

Ndërsa ai që cilësohej si baroni i drogës, kishte marrë arratinë. Personazhi që edhe pse në Ekuador kishte zbritur si një visitor i përkohshëm, shpejt falë aftësisë së tij kishte përmbytur botën me drogë. Duke u kthyer në një shqetësim madhor për një vend si Spanja, por edhe për Belgjikën dhe Holandën.
Aty ku dërgonte tonelata me kokainë. Ku vetëm brenda një nate policia spanjolle, mundi të arrestojë 31 anëtarë të organizatës së drejtuar nga Dritan Gjika.
Gjika që krahas portretit të kuruar, kishte veshur edhe atë biznesmeni të nderuar. Aty ku në magazinat e tij fshihte kokainën që vinte nga Kolumbia dhe pasi magazinohej në Ekuador, kalonte më tej në Evropë.

Tonelata me kokainë që u gjetën edhe në një nga bastisjet që policia ekuadoriane bëri në një nga depot e magazinimit të sindikatës së Gjikës, pasi ky i fundit ishte zhdukur pa gjurmë gati një vit më parë. Gjika që thuhet se e nisi jetën si sipërmarrës që në vitin 2014. Fillimisht duke hapur dyqane. Dhe më pas duke krijuar dalëngadalë mbretërinë e tij të drogës. Si dhe një ushtri të madhe njerëzish që i bindeshin dhe i shërbenin, që i rrinin pas vetes. Ku gjjithmonë rezidenca e tij ishte Guajakil, qyteti port më i rëndësishëm i Ekuadorit. Aty nga ku lëvizte fijet dhe kryente operacione të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ekuadori, që do të kthehej në atdheun e tij të vërtetë. Që jo vetëm do i siguronte para që as nuk i kishte ëndërruar në një jetë tjetër, por edhe pushtet. Pasi me forcën dhe karizmën e tij ai arriti që të korruptonte edhe qeveritarë në rangje të larta të drejtimit politik në vendin amerikano-jugor.

Por edhe zyrtarë të lartë në polici, të cilët do të mbyllnin sytë dhe do të bëheshin ura nga ku ai do të kalonte i pashqetësuar tonelatat me drogë, që vinin fillimisht nga Kolumbia dhe më pas stacionoheshin në portin e qytetit të Guajakil, zemra ekonomike e Ekuadorit. Aty ku më tej merrnin rrugën oqeanike të qumështit të bardhë dhe do të helmonin Evropën dhe pjesë të tjera të globit. Një karrierë në biznes e shpejtë në ngjitje që e pa Dritan Gjikën, në vitin 2014, vetëm një vit pasi kishte marrë shtetësinë ekuadoriane, të blinte fillimisht bashkë me një shqiptar tjetër, një kompani të quajtur Cresmark S.A. Një kompani që merrej kryesisht me eksporte, ku ai mori rolin e drejtorit të përgjithshëm. I njëjti vit kalendarik, ku po Gjika arriti të themelojë bashkë me ortakun e tij ekuadorian, Ruben Cherres, një kompani ndërtimi. Cherres që kishte më vete një historik të tijin personal për trafik droge.

Ku gjatë një bastisje që i ishte bërë nga policia ekuadoriane i ishin gjetur 108 pako me kokainë. Por që në vazhdim për shkak të lidhjeve që kishte me kunatin e presidentit ekuadorian Guillermo Lasso dhe disa dëshmive kontroversce në gjyq në favor të tij, ai mundi të dalë i larë në këtë histori. Lidhja e Cherres me Dritan Gjikën dhe pikërisht bashkëpunimi okult me nivelet e larta të drejtimit në Ekuador, që e bënë shqiptarin një personazh jo thjesht të pushtetshëm, por gati të pathyeshëm në vendimamarrjet e tij në botën e narkotikëve. Është disi e habitshme të mendosh se si ky personazh që zbriti në Ekuador, pa ndonjë influencë të veçantë, arriti të kishte një pozitë të tillë të admirueshme brenda pak viteve. Duke vendosur diktatin e tij të pazëvendësueshëm në punë që deri më parë i përkisnin si ekskluzivitet vetëm karteleve vendase të drogës. Por studiuesit e fenomenit Gjika besojnë se ai mund të jetë shembulli i rastit tipik, njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur.

Siç mund të ketë ndodhur edhe në rastin e tij. Duke shfrytëzuar pikërisht momentin kur Fronti 48, një fraksion i dalë nga FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në luftë të përjetshme me qeverinë kolumbiane, edhe pse u arrit një marrëveshje paqe, këta të fundit, nuk pranuan të dorëzonin armët. Duke mbajtur kështu territoret e tyre në kufirin midis Kolumbisë dhe Ekuadorit. Por që në mungesë të blerësve ndërkombëtarë të kokainës që prodhonin në territoret e tyre, ata u lidhën me Constru-n. Një rrjet trafikimi droge që dominonte rrugët për në provincën Sucumbíos të Ekuadorit. Ku mendohet që një nga blerësit e kësaj kokaine të ketë qenë edhe vetë shqiptari Dritan Gjika, i cili nga ana e tij e filloi tregtinë fillimisht me kuintalë me drogë, dhe më pas me tonelata. Të cilat i fshihte dhe eksportonte nëpërmjet kontejnerëve të kompanisë që kishte themeluar në vitin 2014.

Apo të tjerave me të cilat ishte lidhur ndërkohë dhe që bashkëpunonte ngushtësisht. Por kërkesa e madhe për drogë, sidomos në tregjet evropiane, bëri që shpejt të rritej edhe vetë kërkesa për emrin e personazhit të Dritan Gjikës, si një pikë referimi në tregun e kokainës në Amerikën e Jugut. Kjo u pa edhe në vitin 2018, kur Gjika bleu aksione edhe në një tjetër kompani eksporti, të quajtur ‘Agricomtrade’. Por edhe pse është disi e paqartë lidhja e Dritan Gjikës me shqiptarin tjetër Salvatore Aliu, ajo që i lidh këta dy personazhe është Ekuadori. Aty ku kanë vepruar dhe po nga aty të dy kanë dërguar tonelata me kokainë në Evropë. Kokainë që i bëri të pasur, por edhe i vendosi në shënjestrën e drejtësisë. Salvatore Aliu për të cilën ende nuk dihet vendi ku jeton, ndërsa për Dritan Gjikën ka një kërkesë nga Ekuadori dhe Spanja për ekstradim, drejtuar Emirateve të Bashkuara Arabe.

/Emisioni në Shënjestër

Etiketa: dritan gjikahetimespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Detaje nga ngjarja në Prrenjas, si tentoi burri i dehur t’i vinte flakën gruas, shkak xhelozia

13:11 : 23/06/2026
Para

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026

Sërish përplasje në Aeroportin e Vlorës! Punonjësit e “2A Group” bllokojnë hyrjen për “Mabco”

16:22 : 24/06/2026

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

16:06 : 24/06/2026

DW: Dorëheqja e Starmer-it dhe siguria e Evropës

15:50 : 24/06/2026

Qershori mbyllet me të nxehtin afrikan, sinoptikania: Temperaturat, 6 gradë më të larta se normalja e muajit

15:45 : 24/06/2026

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş