Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur zyrtarisht dita e 22-të e protestës masive qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës.
Mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, dhe më pas kanë nisur marshimin e tyre drejt bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.
Nën thirrjet “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Rama burg, Berisha burg”, “O legen, prite popullin se po vjen, ” Revolucion”, protestuesit marshojnë në bulevard, duke kërkuar largimin e Ramës dhe klasës së vjetër politike.
Sakaq, raportohet se numri i pjesëmarrësve po vjen në rritje nga çasti në çast me ardhjen e qytetarëve nga rrethet dhe diaspora.












