Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e cila ka tronditur bregdetin e Tales paraditen e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura, përkatësisht 9 dhe 11 vjeçe, kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.
Ngjarja e rëndë ka ngritur sërish alarmin për gjendjen e sigurisë në plazhet publike të vendit. Pavarësisht se bëhet fjalë për një segment mjaft të frekuentuar nga pushuesit gjatë sezonit veror, nga informacionet paraprake rezulton se në zonën ku ndodhi mbytja nuk ka pasur asnjë vrojtues plazhi në detyrë.
Mungesa e personelit të kualifikuar për mbikëqyrjen e vijës bregdetare, edhe në hapësirat publike, po shihet si një faktor kritik që rrezikon jetën e qytetarëve. Kjo tragjedi ka shkaktuar reagime të ashpra nga pushues dhe familjarë, duke sjellë në vëmendje nevojën urgjente për ndërhyrjen e autoriteteve për garantimin e standardeve të sigurisë në të gjitha zonat e plazhit.
LEXO EDHE:
Tragjedi në Tale! Mbyten në det dy vajza 9 dhe 11 vjeçe (EMRAT)














