Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”, protestuesit janë zhvendosur nga zona e Kryeministrisë drejt zonës së Pallatit me Shigjeta.
Gjatë marshimit dëgjohen thirrje të cilat janë kthyer në himn të kësaj protestë qytetarë që sot shënoi 18 ditë, si “Ju erdhi fundi”, “Revolucion” si edhe “Edi Rama ka mbaruar”.
Marshimi po vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa pjesëmarrësit bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë t’u bashkohen. “Bashkohuni me ne”, thërrasin ata në kor.














