• Kontakt
Wednesday, June 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet paraprake në SHBA/ DW: Demonstrimi i forcës së Trumpit

08:34 : 10/06/2026
në BOTA

Zgjedhjet paraprake që po zhvillohen aktualisht përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit të vjeshtës paraqesin një pamje kontradiktore: Presidenti i SHBA Donald Trump po lë një gjurmë  të fortë në Partinë Republikane – megjithatë, ky fakt mund ta dëmtojë atë në nëntor.

Marrim për shembull shtetin e Kentucky-t: që atje, Trumpi ka nisur vazhdimisht sulme masive publike kundër përfaqësuesit republikan Thomas Massie. Ai e ka quajtur atë një “katastrofë totale”- si anëtar i Kongresit ashtu edhe si qenie njerëzore. Pas kësaj kritike të ashpër, Massie humbi zgjedhjet paraprake me një diferencë të madhe.

Për shumë vëzhgues, ky rast është emblematik: Trumpi vendos gjithnjë e më shumë se kush mbijeton politikisht brenda partisë — dhe kush jo. Strategia republikane Jeanette Hoffmann vëren se Massie ishte një përfaqësues që votonte vazhdimisht me demokratët dhe kundër agjendës së Trump; prandaj ai duhej ta priste një kundërshtim të tillë.

Ndikimi i Trump-it në parti: një problem?

Për Hoffmann-in, një gjë është e qartë: ndikimi i Trumpit funksionon, të paktën brenda partisë së tij. Megjithatë, pikërisht aty të tjerët shohin një problem. Analistja politike demokrate Marsha Espinosa, për shembull, kritikon faktin se Trumpi duket se i jep përparësi besnikërisë ndaj vetes mbi suksesin e përgjithshëm të partisë – diçka që, nga ana tjetër, mund të dëmtojë republikanët.

Lexo edhe:

Pesëshet më të votuara të partive kryesore në Kosovë

Nga SHBA te Kina, ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë?

Dhe në të vërtetë, zgjedhjet paraprake po zbulojnë gjithashtu anët negative të strategjisë së Trumpit. Në Teksas, për shembull, ai mbështeti kandidatin konservator Ken Paxton mbi kandidatin më të moderuar, John Cornyn. Paxton-i fitoi.

Megjithatë, kjo hap mundësi të reja për demokratët: mundësinë për të fituar më shumë votues të qendrës. Aq më tepër, që Cornyni kishte një fond të mirë për fushatën, ndryshe nga Paxton.

Prandaj, Espinosa supozon se republikanët duhet të shpenzojnë dukshëm më shumë para për ta zgjedhur Paxton-in në Kongres  – para që më pas do të devijohen nga fushatat në shtete të tjera. Kjo do të thotë më shumë grindje të brendshme, kosto më të larta dhe më pak burime për garën vendimtare të vjeshtës.

Opozita brenda partisë së Trumpit

Hoffmann sheh gjithashtu rreziqe për vetë Trumpin. Ai përballet me një “problem të vogël” me fushatën e tij të hakmarrjes, deklaroi në ABC.

Në të vërtetë, larja agresive e hesapeve me rivalët brenda partisë ka nënkuptuar tashmë që Trumpi nuk mund të mbështetet gjithmonë në mbështetjen e republikanëve në Kongres – siç u pa javën e kaluar gjatë një votimi në lidhje me konfliktin me Iranin.

Në atë rast, katër republikanë votuan së bashku me demokratët në favor të një rezolute që kërkon që presidenti ose të përfundojë armiqësitë ose të marrë miratimin e Kongresit. Ndërsa ky veprim konsiderohet kryesisht simbolik politikisht, ai tregon se rezistenca ndaj agjendës së Trumpit po formohet edhe brenda partisë së tij.

Deri tani, zgjedhjet paraprake tregojnë se Trumpi po arrin vërtet të emërojë kandidatët e tij të preferuar. Mbetet për t’u parë nëse kjo në fund do t’i sjellë dobi atij dhe do të çojë në një fitore zgjedhore për partinë e tij. Zgjedhjet paraprake të radhës u zhvilluan të martën (09.06.) në jo më pak se katër shtete: Maine, Nevada, Karolina e Jugut dhe Dakota e Veriut. /DW

Etiketa: SHBATrumpzgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Pesëshet më të votuara të partive kryesore në Kosovë

09:53 : 10/06/2026
AKTUALITET

Nga SHBA te Kina, ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë?

22:10 : 09/06/2026
Lajmet e Dites

Lista/ Këta janë kandidatët për deputetë me më shumë vota deri më tani në Kosovë

18:02 : 09/06/2026
BOTA

SHBA ultimatum: Bosnja s’mund ta shtyjë ndërprerjen e varësisë nga gazi rus

13:52 : 09/06/2026
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve

12:05 : 09/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026
Para

Akuzohet në Spanjë për tentativë vrasje, arrestohet në Shëngjin i riu shqiptar /EMRI

TË GJITHA

Shpërthim me tritol në Lezhë pranë familjes Nikulaj, ndalohet një i dyshuar

11:36 : 10/06/2026

Akuzohet se ndihmoi në pengmarrjen e Eglant Koçit, lihet në burg Enea Zyferi

11:32 : 10/06/2026

Ambasadori Fate Velaj propozon Shqipërinë si vend mysafir në Panairin e Bujqësisë së Wieselburgut

11:29 : 10/06/2026

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut dhe sherri me Noizy-n, Cllevio sërish në GJKKO

11:26 : 10/06/2026

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

11:10 : 10/06/2026

35-vjetori i PS Fier/ Petro Koçi sulmon Ballukun: Sjellje ordinere, është themeluesja e korrupsionit

11:04 : 10/06/2026

Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun

11:02 : 10/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabetgrandpashabet belge numarasımatbetcasibomgrandpashabetbetpark girişJojobetJojobet GirişGrandpashabet destekgrandpashabet girişJojobetjojobethttps://www.letmejizz.coPoliwinGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetCasibom Güncel GirişJojobet