• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga SHBA te Kina, ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë?

22:10 : 09/06/2026
në AKTUALITET

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Kina vijojnë të dominojnë investimet e huaja direkte në nivel global. Vetëm këto tri ekonomi investuan jashtë kufijve të tyre mbi 630 miliardë dollarë gjatë vitit 2024, ndërsa së bashku me Luksemburgun, Hong Kongun dhe Kanadanë gjenerojnë më shumë se gjysmën e investimeve të huaja direkte në botë.

Në këtë renditje globale të realizuar nga “Visual Capitalist” nisuar nga të dhënat e “World Investment Report 2025 i UNCTAD”, Shqipëria pozicionohet në vendin e 73-të, me 261 milionë dollarë investime dalëse, duke qenë një nga ekonomitë me peshë modeste si eksportuese kapitali. Klikoni këtu për raportin e plotë

Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në mesin e tabelës. Serbia kryeson rajonin me 656 milionë dollarë investime jashtë vendit. Pas saj vjen vendi ynë me 261 milionë dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet pas saj me 181 milionë dollarë. Mali i Zi regjistroi 68 milionë dollarë, ndërsa Bosnje Hercegovina 66 milionë dollarë investime dalëse.

Këto shifra tregojnë se, ndonëse ekonomia shqiptare ka zgjeruar praninë e saj jashtë vendit vitet e fundit, ajo mbetet larg vendeve që eksportojnë kapital në shkallë të gjerë dhe pas Serbisë në rajon.

Sa nga investitorët më të mëdhenj të botës janë të pranishëm në Shqipëri?

Lexo edhe:

Nis protesta e 30-të/ Qytetari thirrje ambasadorit të SHBA: Na i hiq këta politikanë që po vjedhin vendin

Lubonja: Evropa e ka kuptuar se Shqipëria është kthyer në narkoshtet, drejtësia të veprojë

Interesant është fakti se, edhe pse Shqipëria renditet vetëm e 73-ta në botë për investimet që kompanitë shqiptare realizojnë jashtë vendit, disa prej ekonomive më të mëdha investuese në botë kanë ndërtuar një prani të konsiderueshme në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për tremujorin e fundit të vitit 2025 tregojnë se stoku i investimeve të huaja direkte ka arritur në afro 17 miliardë euro, ku dominojnë investitorët europianë, por nuk mungojnë edhe disa nga burimet më të mëdha globale të kapitalit.

Holanda kryeson me një stok investimesh prej 2.76 miliardë eurosh, e ndjekur nga Zvicra me 2.35 miliardë euro, Kanadaja me 2.06 miliardë euro dhe Italia me 1.89 miliardë euro. Më pas renditen Turqia me 1.41 miliardë euro, Austria me 927 milionë euro, Bullgaria me 897 milionë euro, Franca me 612 milionë euro, Gjermania me 591 milionë euro dhe Kosova me 584 milionë euro. SHBA, burimi më i madh i investimeve në botë, ka një stok prej rreth 435 milionë eurosh në ekonominë shqiptare.

Kjo do të thotë se, ndonëse Shqipëria nuk është një eksportues i madh kapitali në arenën ndërkombëtare, ajo ka arritur të tërheqë investime afatgjata nga disa prej ekonomive më të fuqishme të botës. Megjithatë, struktura e stokut tregon se pesha kryesore mbetet te kapitali europian dhe rajonal, ndërsa investimet nga ekonomitë aziatike që dominojnë flukset globale, si Japonia dhe Kina, vijojnë të jenë minimale.

Një ekonomi më shumë pritëse sesa eksportuese kapitali

Renditja e “Kombeve të Bashkuara” në raportin Investimet Boterore 2025 tregon se Shqipëria vazhdon të jetë një ekonomi që merr më shumë investime sesa eksporton kapital jashtë vendit. Ndërsa flukset hyrëse kanë arritur nivele rekord vitet e fundit, investimet shqiptare jashtë kufijve mbeten modeste krahasuar me ekonomitë e zhvilluara dhe edhe me disa vende të rajonit. Në të njëjtën kohë, struktura e investimeve në Shqipëri dëshmon se vendi mbetet i lidhur kryesisht me kapitalin europian dhe nga Ballkani, ndërsa prania e gjigantëve globalë të investimeve është ende e kufizuar./Scan.tv. (shiko këtu)

Ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë? Nga SHBA te

Ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë? Nga SHBA te

Etiketa: investitorëve globalëkinaSHBAShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis protesta e 30-të/ Qytetari thirrje ambasadorit të SHBA: Na i hiq këta politikanë që po vjedhin vendin

19:58 : 29/06/2026
AKTUALITET

Lubonja: Evropa e ka kuptuar se Shqipëria është kthyer në narkoshtet, drejtësia të veprojë

15:12 : 29/06/2026
AKTUALITET

Bota dhe rajoni: sot dhe nesër

13:55 : 29/06/2026
AKTUALITET

A po ndihmojnë arkitektët më në zë të Europës në pastrimin e parave të krimit në Shqipëri?

12:22 : 29/06/2026
AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe

11:02 : 29/06/2026
BOTA

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

14:40 : 28/06/2026
Para

Protestuesit vazhdojnë marshimin prej katër orësh: Gënjeshtrave iu erdhi fundi!

TË GJITHA

Spiropali ‘kunj’ Ramës: Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

10:37 : 30/06/2026

Deputetët në seancë plenare, protestuesit para godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

10:29 : 30/06/2026

Çudit Frederik Ndoci: Lionel Messi është me origjinë nga Shkodra

10:28 : 30/06/2026

U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet Emiljano Nina

10:25 : 30/06/2026

Nis grumbullimi i protestuesve para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët

10:06 : 30/06/2026

Rindërtimi që nuk po mbyllet, bashkitë shpenzuan vetëm 36% të fondeve në 2025

09:55 : 30/06/2026

Trafikonte drogë me postë nga SHBA, arrestohet amerikania në Tiranë

09:49 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio