• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Salillari fitues për autostradën Milot Balldren/ PD: Abuzim! Do ‘zhvaten’ xhepat e qytetarëve

15:39 : 06/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka reaguar pas publikimit të të thënave për fituesin e koncesionit të rrrugës Milot – Balldren, ku qeveria ja kishte paracaktuar kompanisë së oligarkut Pëllumb Salillari.

Në një deklaratë për mediat, Hoti tha se pas tetë vitesh zvarritjeje të projektit, qeveria shpalli fituesin e koncesionit, por pa bërë publik emrin e kompanisë fituese dhe pa dhënë detaje mbi procedurën, kostot apo arsyet e përzgjedhjes.

Sipas saj, mungesa e transparencës shton dyshimet se fituesi është paracaktuar nga kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duke favorizuar, siç u shpreh ajo, “oligarkun e pushtetit”.

Hoti kritikoi edhe koston e projektit, duke e cilësuar segmentin Milot-Balldren si “autostradën e florinjtë”, me një vlerë prej rreth 21 milionë euro për kilometër. Ajo pretendoi se është zgjedhur oferta më e shtrenjtë dhe se qytetarët do të përballen me tarifa të larta kalimi, rreth 1.9 euro për vetëm 17 kilometra autostradë në një drejtim.

Sipas Hotit, projekti përbën një tjetër shembull të një modeli që favorizon interesat e kompanive të lidhura me qeverinë në kurriz të qytetarëve. Sipas saj, rruga kalon në një terren të favorshëm dhe nuk justifikon kostot e larta të ndërtimit.

Lexo edhe:

Berisha me të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Ju do kontribuoni në ‘ripërtëritjen’ e partisë!

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

Deklarata e plotë:

Pasi e zvarriti për 8 vjet segmentin e autostradës Milot–Balldren, qeveria më në fund shpalli fituesin.

Por edhe këtë herë, pa transparencë sikur të ishte qeveri në ilegalitet.

Dje Ministri tha se ka një fitues, por nuk tha kush është fituesi. Nuk ka asnjë informacion të qartë për projektin, kostot, procedurën apo arsyet e përzgjedhjes.

Fshehja e emrave dhe mungesa e transparencës vetëm sa shtojnë dyshimet se, edhe këtë herë, fituesi është një ndër oligarkët e pushtetit, i preferuari i Ramës, Salillari.

U zgjodh, si zakonisht, oferta më e shtrenjtë. Rruga Milot Balldren vendos një tjetër rekord: 21 milion euro për kilometër.

U zgjodh, si përherë, oferta ku qytetarët do të paguajnë më shumë për traun: 1.9 euro për vetëm 17 kilometra autostradë. Vetëm në një drejtim.

Imagjinoni një qytetar që niset nga Tirana në drejtim të Shkodrës. Do të paguajë një herë në Kashar, 2500 lekë, dhe një herë tjetër në Milot–Balldren, rreth 2 mijë lekë.

Pra 9 mijë lekë vajtje-ardhje për rreth 40 kilometra rrugë.

Vetëm një projekt korruptiv dhe abuziv mund të ketë kosto të tilla, për një rrugë që kalon në mes të fushave, në zemër të Ultësirës Perëndimore, në terren krejt të favorshëm.

Nuk duhet mund për të kuptuar se këtu ka vjedhje nga të njëjtët hajdutë me çizme. Dosjet në hetim të Belinda Ballukut na kanë treguar se në çdo projekt të madh infrastrukturor fituesit paracaktohen nga Rama-Balluku.

Ne paguajmë ndër taksat më të larta mbi karburantin në Evropë. Paguajmë akcizën. Paguajmë TVSH-në. Paguajmë taksën e qarkullimit. Paguajmë taksën e karbonit.

Ministri i Financave deklaroi se në 4 muajt e parë të vitit qeveria ka mbledhur rreth 300 milionë euro më shumë.

Për çfarë shërbejnë këto taksa?

Ku shkojnë këto para?

Pse nuk ndërtohen rrugë kombëtare me fondet e buxhetit të shtetit?

Pse një qytetar duhet të paguajë 5 mijë lekë vajtje-ardhje Tiranë–Kurbin apo 9 mijë lekë Tiranë–Lezhë, vetëm sepse në rrugën ekzistuese nuk është vënë dorë prej vitesh dhe gropat janë bërë aq të mëdha sa rrezikon të të thyhet makina në mes.

Ky është një rast për të kuptuar, edhe një here, se në drejtimin e vendit nuk jemi njësoj.

Nëse kjo qeveri ‘rrugën e mirë’ e ka vetëm për ata që paguajnë te trau, dhe rrugën me gropa për ata që nuk paguajnë te trau, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike koncepti i pagesës për rrugët publike u përjashtua, me vendim të kryeministrit Berisha.

Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike u ndërtuan mijëra kilometra rrugë dhe autostrada. Dhe të gjitha pa pagesë.

U ndërtua Rruga e Kombit pa pagesë. U ndërtua Levan–Vlorë pa pagesë. U ndërtua Rrogozhinë–Fier pa pagesë. U ndërtua segmenti Thumanë–Milot pa pagesë.

Dhe mos harroni: rrugët e qeverisë Berisha, me n1/10 e kostove, janë ende funksionale. Këto të Ramës i gjeni nëpër përrenj e lumenj.

Në kohën e “qeverisë Berisha” qytetari i paguante vetëm një here, përmes taksave. Jo 2 apo tri here, te çdo tra abuziv, në çdo rrugë kombëtare.

Çfarë poshtërsie është që të mburresh me rekord të ardhurash, 300 milionë euro më shumë vetëm në 4 muaj, nga taksat e qytetarëve, dhe po atë ditë t’u thuash shqiptarëve se segmenti i ri i autostradës nuk do të financohet nga buxheti, por nga xhepi i tyre përmes pagesës tek trau i rrugës për 35 vite?

Rruga Milot–Balldren nuk është vetëm historia e ‘rrugës së florinjtë’ me 21 milionë euro kilometri.

Është historia e një qeverie që ka vendosur të zhvatë qytetarët në favor të oligarkëve.

Taksa më të larta. Çmime më të larta. Pagesa më të larta.

Kjo është arsyeja pse kjo qeveri duhet ndëshkuar.

LEXO EDHE:

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

Etiketa: milot-balldrenPDpellumb salillari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha me të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Ju do kontribuoni në ‘ripërtëritjen’ e partisë!

18:28 : 06/06/2026
AKTUALITET

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026
AKTUALITET

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026
Para
Foto ilustruese

Aksidentohet rëndë turisti në Përmet, ambulanca vonohet 2 orë

TË GJITHA

Qytetarja: Kush e organizoi protestën në Tiranë

18:55 : 06/06/2026

Sfida me Luksemburgun, publikohet formacioni i Kombëtares

18:50 : 06/06/2026

Përshkallëzohet revolta e qytetarëve: Të konfiskohen edhe pasuritë, jo vetëm burg!

18:39 : 06/06/2026

Berisha me të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Ju do kontribuoni në ‘ripërtëritjen’ e partisë!

18:28 : 06/06/2026

Nuk reagoi në kohë për Zvërnecin, publiku ‘hakmerret’ virtualisht ndaj Bora Zemanit

18:19 : 06/06/2026

Protesta masive edhe në Vjenë, shqiptarët e diasporës kundër Ramës

18:17 : 06/06/2026

Nis protesta e 7-të në Tiranë kundër Ramës

18:00 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş