• Kontakt
Tuesday, July 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rruga Milot-Balldren/ Njeriu i “Grupit Aruba”, një nga fituesit e koncesionit 1 mld euro të Salillarit

12:06 : 20/07/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar në fillim të kësaj jave nënshkrimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, me kosto fillestare 365 milionë euro, por me një fitim të llogaritur 35-vjeçar për kompanitë fituese në rreth 1 miliard euro.

Procedura, më e shtrenjta deri më tani në fushën e infrastrukturës rrugore, u shpall në gusht të vitit 2025, kur Ministria e Infrastrukturës drejtohej nga Belinda Balluku, tashmë e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

Në qershor të këtij viti, autoriteti kontraktor shpalli fituesin paraprak. Është një konsorcium, i drejtuar nga kompania “Salillari”, në pronësi të Pëllumb Salillari, dhe në përbërje të tij janë “Alb Tiefbau”, “Infrakonsult” dhe “Erald-G”, shpk.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni Pëllumb Salillari

Kompania e fundit në radhë, “Erald-G” në pronësi të Gëzim Ismailit, dyshohet se është përdorur për pastrimin e parave të një klani që dyshohet se ka trafikuar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ndërkohë që ortaku i saj është nën arrest shtëpie, për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, “grupi kriminal” dhe “veprime në kuadër të grupit kriminal”.

Lexo edhe:

Gonxhja ofendon protestuesit: Tufë budallenjsh! Fatura 4.3 mln euro e koncertit u takon atyre

Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit janë ‘bombë’! Rama të japë sqarim publik

Në 10 qershor 2026, Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurimit për 19 persona, të dyshuar se kanë krijuar një skemë për trafikun e narkotikëve dhe pastrimin e parave në investime të rëndësishme në Shqipëri.

Sipas autoriteteve hetimore, drejtuesit e të ashtëquajturit “Grupi i Aruba-s” dyshohet se janë Artur Shehu dhe Luçiano (Artur) Koçeku, ndërsa bashkëpunëtorë të tyre janë edhe të paktën dy dyzina personash të tjerë.

Në foto: Vendimi i Gjykatës për masën e sigurimit ndaj Gëzim Ismaili, pronar i “Erald G”

Në aktet hetimore evidentohet edhe roli i Gëzim Ismailit, pronar i kompanisë “Erald-G”. Të dhënat e siguruara nga grupi hetimor e identifikojnë Ismailin si kunatin e Luçiano Koçekut, si edhe një bashkëpunëtor të tij për pastrimin e parave në projekte ndërtimore.

Skema e pastrimit të parave

Informacionet e cituara në dosjen hetimore e lidhin Luçiano Koçekun me aktivitetin kriminal të trafikut të narkotikëve në Europë, duke nisur nga fillimi i viteve 2000. Në vitin 2014, Koçeku krijoi një kompani ndërtimi, “LTD-CO” (aktualisht “Unlimited Construction”).

Gjithnjë sipas dosjes hetimore, të paktën prej vitit 2019, Luçiano Koçeku ka marrë kontrollin “në hije” të kompanisë “Nova Construction”, me pronar Ilir Shtufin.

Në vitin 2023, me qëllim për të shmangur çdo dyshim për burimin e parave, Luçiano Koçeku shet kompaninë e tij “LTD-CO” dhe pronarët e rinj janë Ilir Shtui dhe “Erald-G” shpk, me ortak Gëzim Ismailin.

Ky është momenti kur shfaqet dukshëm Gëzim Ismaili. Në dokumentat e verifikuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), rezulton se subjekti “Erald-G” shfaqet si bashkëinvestitor në disa projekte të kompanisë “Nova Construction”.

Në dosjen e prokurorisë, emri i Gëzim Ismailit përmendet në disa episode të ndryshme. Ndërkohë, për subjektin e tij ka një përmbledhje në materialin që i është dorëzuar Gjykatës së Posaçme për caktimin e masave të sigurimit.

“Në përpjekjen e personit nën hetim Luciano Koçeku që të shmanget nga subjekti “LTD” nëpërmjet shkëmbimit të kuotave (kryer më 12.12.2023) dhe shitjes së tyre (30% të kapitalit zotërues) tek subjekti “Erald G” sh.p.k. me një vlerë 31,479,533 lekë (e cila nuk përcaktohet qartësisht se kur është shlyer kjo shumë në mënyrë përfudimtare), duke provuar kështu sesi personi nën hetim personi nën hetim Luciano Koçeku në këtë mënyrë ligjëron integrimin e shumës 31,479,533 lekë, si pjesë të kapitaleve të tij”, citohet në dosjen e Prokurorisë.

Në foto: Pjesë nga dosja hetimore e “Grupit Aruba”

Për këto transaksione, Prokuroria e Posaçme ka dyshime se janë fiktive, pasi personi nën hetim lidhur me to “ka përdorur subjektin “Eraldi -G”, i cili ka ortak të vetëm shtetasin, personin nën hetim personi nën hetim Gëzim Islami, i cili është kunati i tij (bashkëshorti i Laureta Koçeku, motra e personit nën hetim Luciano Koçeku), në mënyrë të atillë që edhe pse de jure qëndron jashtë menaxhimit dhe drejtimit të subjektit “LTD”, personi nën hetim Luciano Koçeku ka nën mbikqyrje edhe menaxhim subjektin “LTD” dhe mirëbesimin e të afërmit të tij, shtetasit personi nën hetim Gëzim Islami. Mbi bazën e këtyre të dhënave, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për personazhin Gëzim Ismaili.

Etiketa: 1 mld euroEdi Ramagrupi arubakoncesionpellumb salillarirruga milot balldren

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gonxhja ofendon protestuesit: Tufë budallenjsh! Fatura 4.3 mln euro e koncertit u takon atyre

13:53 : 21/07/2026
AKTUALITET

Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit janë ‘bombë’! Rama të japë sqarim publik

13:18 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Dërgoi paratë jashtë vendit me charter privat”/ Berisha: Interpol dhe Eurojust të nisin hetimet ndaj Ramës

12:55 : 21/07/2026
AKTUALITET

Rama vijon sulmet ndaj protestuesve: Neveri për sorrat dhe korbat që shajnë e ulërijnë

11:06 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Flamingot kundër autokratëve”/ Si po e sfidon pushtetin protesta e Gjeneratës Z në Shqipëri

09:57 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Ku i gjejnë paratë?” Shkullaku kërkon hetim për pasuritë e zyrtarëve

22:40 : 20/07/2026
Para

PD rikthehet në Kuvend, deputetët marrin pjesë në seancën plenare pas bojkotit

TË GJITHA

Njeriu i “Grupit Aruba”, në tenderin e Milot-Balldren/ PD: Të anulohet koncesioni! SPAK të veprojë

14:23 : 21/07/2026

Emrat/ Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve!

14:21 : 21/07/2026

Çmenduria me “Tigrat” në Vlorë/ KESH hap tender 20 mln € për operimin dhe mirëmbajtjen e karakatinave

14:03 : 21/07/2026

Emergjencë në fluturimin Londër-Tiranë, avioni i “Ryanair” kryen ulje të detyruar në Luksemburg

14:02 : 21/07/2026

Ilir Beqaj i drejtohet Gjykatës së Lartë, ofron garanci pasurore për lirimin nga burgu

13:55 : 21/07/2026

Gonxhja ofendon protestuesit: Tufë budallenjsh! Fatura 4.3 mln euro e koncertit u takon atyre

13:53 : 21/07/2026

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn

13:49 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinojojobet girişbetciograndpashabetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet